Në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë. Naço është pritur në takim nga përfaqësues të lartë të Fondacionit Slynn, i cili asiston prej vitesh reformat në sistemin e drejtësisë Shqiptare.
Gjatë diskutimit me drejtuesin e këtij fondacioni, Sir David Latham, Naço u ndal në ndryshimet e sistemin të drejtësisë, dhe nevojën që këto ndryshime të jenë jetëgjata dhe efikase. Ministri Naço e ka falenderuar Latham dhe fondacionin e tij për ndihmën e deritanishme, dhe e ftoi të marri pjesë në konferencën për drejtësinë që do të zhvillohet në Tiranë.
“Ju ftoj që të jeni të pranishëm, në mënyrë që të bëheni pjesë e aktorëve që do të kontribuojnë në zhvillimin e reformës në drejtësi, si dhe për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira në ndihmë të reformimit të sistemit”, u shpreh ndër të tjera Naço.
Përfaqësuesit e fondacionit Slynn u shprehën në mbështetje të reformave në drejtësi, ndërsa kanë garantuar angazhimin për të dhënë ndihmë në realizimin e tyre.
Më tej, pjesë e axhendës së vizitës së Ministrit Naço në Britaninë e Madhe, ishte edhe takimi Ian Poree, Drejtor i Shërbimit të Provës.
Gjatë bisedës, Ministri Naço ka shprehur rëndësinë e projektit të binjakëzimit për sistemin penitenciar dhe evidentoi si me mjaft rëndësi ekspertizën e këshilltarit britanik të atashuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Naço kërkoi nga pala angleze po të njëjtën asistencë edhe për Shërbimin e Provës.
Naço ka shprehur vlerësimin e tij mbi sistemin e burgjeve private në Mbretërinë e Bashkuar, dhe duke e cilësuar atë si një vend lider në këtë drejtim, ai kërkoi asistencë në këtë drejtim, në kuadër të reformimit të sistemit penitenciar në Shqipëri.
Ndërsa Poree u shpreh i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij në drejtim të Shërbimit të Provës, mbikëqyrjes elektronike si dhe sistemit privat të burgjeve, përmes krijimit të mundësive me ekspertizë, shkëmbim përvojash, dhe asistencë teknike.
Gjithashtu Poree theksoi se, thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm është në dobi të të dy vendeve, ndërsa shprehu interes që të vizitonte Shqipërinë në të ardhmen.
Na sillni nje kryeprokuror nga te atyre vendeve qe kane denime ne karriken elektrike,bile nga ata te terbuarit per pune qe nga mospermbajtja e pasioni kane denuar edhe te pafajshem!Nqs ju nuk mundeni,nje kryeprokuror i tille ka per te ndihmuar edhe ju edhe vendin,edhe reformen ne drejtesi!Atehere edhe ti do t’i thuash Saligut,nuk kam c’fare te bej,tani e ka ne dore ky burri i jashtem…..
NUK KEMI nevoje per te huaj .
VETEM ILIR META di ta integroje drejtesine
Ne shqiperi duhen nja 20 gjyqtare te huaj dhe te shikoni sa shpejte do te behen proceset ghyqesore.
Por gjithashtu nuk duhen me shume se 50 deputete ne gjithe Shqiperine dha nja 30 ne Kosove.
Vazhdim i Lajmit!!
Ministri Naco Gjate qendrimit ne Londer edhe disa dite shtese ( me bileten kthyese te paguar Nga shteti) bashke me bashkeshorten u interesuan edhe per shkollen e djalit qe studjon ne Britani!
Gjate takimit Djali e Siguroi baban e Varfer se parat e shkolles do I nxirte vete pasi pas shkolles do luante ne roulet!
Sponsorizim I Paster I Kompanise ANGLEZE TE Burgjeve PRIVATE
Ky Qelbesire koncept eshte ne kundershtim
Me Te Drejtat E Njeriut Dhe Kushtetuten.
Shikojeni Kete Link
Rastin E IZRAELIT. .
Gjykata SUPREME E NDALOI
http://en.m.wikipedia.org/wiki/Private_prison
Kjo Plehre Kompani Ka Qe Ne Kohen E Mministrit Halimi Qe
Vertitet ne Shqiperi Duke Dashur Te Hape Nje Biznes Te Tille
Njerez Hajvane Qe Nuk Dine Se Cbejne Ose
Te Shitur
Sala ka thene qe ka krijuar shtresen e pasur(ne kuriz te asaj te varfer)…A do hetohet kjo kupe e arte?