Ambasada gjermane: Deklaratat e De Maizière u keqinterpretuan, ai foli për kriminalitetin në vitin 2013

3 Tetor 2014, 13:16Politika TEMA
Ambasada gjermane: Deklaratat e De Maizière u keqinterpretuan, ai foli

Ambasada gjermane në Tiranë ka përgënjeshtruar sot raportimet që disa media i kanë bërë deklaratave të ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière, rreth gjendjes së krimit të organizuar

Nisur prej raportimeve objektivisht të pasakta të disa mediave rreth konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, z. Thomas de Maizière, mbajtur më 1.10.2014 “Rreth gjendjes së krimit të organizuar në nivel federate për vitin 2013” përcillet më poshtë teksti i citatit të ministrit referuar Shqipërisë:

“Unë kam biseduar me ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez.

Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon – e këtë e them mjaft seriozisht – kurajo personale nga ata që qeverisin”, thuhet në përgënjeshtrimine  ambasadës gjermane.

Një ditë më parë ishte DW ajo që raportonte se Gjermania kritikonte Shqipërinë për bashkëpunimin në luftën kundër bandave, dhe u mor nga të gjitha mediat shqiptare.

24 komente në “Ambasada gjermane: Deklaratat e De Maizière u keqinterpretuan, ai foli për kriminalitetin në vitin 2013”

  1. daja says:

    “krimim i organizuar kishte depertuar nderkohe deri ne strukturat e aparatit shteteror”,e shkruar keshtu kuptohet qe ka lidhje me shtetin,se kur ka depertuar do te thote ka bashkepunuar se perndryshe s kish si te depertonte.
    Vetem nje gje, kjo deklarate e ministrit te brendshem gjerman nuk prek vetem qeverine e sotme PS-LSI por po aq edh ate te meparshmen PD-LSI.
    Kete gje e dine te gjithe shqiptaret,por kur e thote ministri gjerman kjo deklarate merr akoma me shume vlere.

    1. Kryqi says:

      Politika e brendeshme e Gjermanise eshte e ndryshme nga
      politika e jashtme per Shqiperine,kete do te thote ambasada me sa duket.

      1. Alfred says:

        `ore z ambasador shiko njehere mos e ka pasur gje per vitin 92-96 qe mos kete fare sherr per ke e ka pasur

      2. Edkari says:

        Distanca nga ka fol ministri gjerman eshte 1 vit drite larg dhe ka folur para 1 viti e tani ka mberritur fjala e tij ketu.
        Sa qesharake qe beheni me keto justifikime,populli perdite e me shume po njeh rilindasit se kush jane

    2. Moli says:

      I ke ra pikes mer Daj, ashtuna asht. Osht arithmetike e thjeshte: Dje PD-LSI, iku PD ngeli LSI
      Sot PS-LSI
      Dje krimi ne pushtet dhe sot ngeli ne pushtet, emeruesi I perbashket
      LSI

  2. Duka says:

    Po mosbashkpunimi?
    Aparati shteteror sikur u ndryshua!
    Maxhoranca i ka votat te ndryshoje edhe ato qe nuk u ndryshuan!
    Mesa duket ne zgjedhjet e ardhshme duhet te pastrohet parlamenti, por edhe kjo eshte teori …

  3. agron says:

    PO SA PLEHRA QE JANE KETA SALI, LULZIM, ZHOZI E KOMPANI!!! PO SI NUK JU VJEN TURP XHANEM! SE KETO JANE EDHE GJERA QE SQAROHEN! SI NUK JU VJEN TURP QE DISKRETITOHEN KAQ SHUM!!!

  4. Nje i zakonshem says:

    Po kemi thene e sterthene se ne nuk kemi medja as te shkruare dhe as vizive sepse deri tani i kane mbajtur ison Sali kreminelit dhe akoma nuk po futen ne brazden e se vertetes.
    Merrini me radhe dhe shikoni se kush jane si Peka ,rreka leka,rrepkaetj. Oho me falni se harrova Cilin apo çilin si e ka ai qe ka edhe universitet privat se eshte shume i mençem.Pika gazetarise dhe atyre qe drejtojne gazetat.

  5. Klimax says:

    Lerini perdridhjet diplomatike! Realiteti eshte se krimi, korrupsioni dhe mafia kan qene, jane dhe ndoshta do te jene akoma per shume kohe te kudondodhura ne cdo qelize ne Shqiperi dhe sigurisht te udhehequra nga strukturat e shtetit partiak (te djathte e te majte), nga Drejtesia e “pavarur” dhe deri tek Presidenca “mbipartiake”. Mos u perpiqni te lani mutin me shurre!

  6. eni says:

    Ndoshta ky ministri gjerman e ka pas per periudhen e para shtatorit2013,se ne ate kohe po qe kane qene krimi dhe shteti ne nje te vetem,qe pushtetaret kane qene kriminelet me te medhenj ne vend dhe qe hiqeshin si te ndershem…

  7. bato says:

    Nuk ka asnje gje per t’u cuditur nga interpretimi i shtrenmberuar i disa medieve sepse si te shitura apo te blera nga ish qeveria e korruptuar, ato nuk lene gje pa deformuar vetem e vetem te mbrojne me cdo cmim( edhe duke shitur prestigjin e tyre, ne se kane dicka te tille) ish padronet mafioze me ne krye Sali bej Berishen, Lulken e bashkise qe nuk e di nga hyet ne bashki dhe sorollpoet e tjere qe u qeruan me 23 qershor.

  8. ardit says:

    Po ku marrin vesh keta gjeja e pare qe dine te bejne eshte te ngrene akuza te kota.

    1. ronald says:

      Krimi i organizuar eshte nje fenomen qe nuk mund te zhduket breda dites por kerkon nje kohe te gjate duke u mbeshtetur dhe tek reformat dhe per kete qeevria po ben nje pune shume te ,mire

  9. dorjeta says:

    Keto jane media qe vetem media, per te informuar publikun, nuk jane.
    Keto dizinformojne per interesa klienteliste, per t’i sherbyer atyre qe i kane mbajtur me honorare dhe pikerisht atyre qe kane qene te lidhur me krimin.

  10. greiss says:

    Progresi eshte i dukshem, per ata qe duan ta shohin. Edhe sikur gjermanet te kishin thene te kunderten, per kete ka prova qe tregojne per Ministrin Tahiri, qe po ben nje pune te shkelqyer, megjithe terrenin e veshtire qe gjeti ne policine e shtetit, qe ishte i lidhur ngushtesisht me krimin e organizuar.

  11. fjorinda says:

    Po mediat ne Shqiperi nuk jane per te informuar me profesionalizem qytetaret, por jane per te bere propagande politike, ne interes te partive. Per kete, ata shtremberojne lajmin, dizinformojne, qe nuk i sherben aspak progresit dhe integrimit te vendit.

  12. arjoni says:

    Eshte per tu vleresuar fakti qe ambasada gjermane eshte me shume e interesuar te informohet drejt opinioni publik se c’mund te jene te interesuara mediat shqiptare.
    Saimir Tahiri po ben super pune, shifrat flasin vete, kuptohet ka ende per tu bere, se nuk mund te pretendohet te shkulen rrenjet e krimit te organizuar ne nje vit, kur ka dhjetera vite i rrenjosur.

  13. Laberia says:

    Ndoshta Europa dhe SHBA duhet te flasin me qarte kur është fjala për Shqipërinë, sepse këtu edhe ligjet e shkruara interpretohen ndryshe e jo me fjalët e diplomatëve. Nëse është e mundur, zoti ambasador i Gjermanisë, në vendin tonë nuk duhet përdorur diplomacia, por saktësia. Po na futni në Luftë Civile me kulturën tuaj…!

  14. fshatari says:

    Ah moj PD qe nuk le te kaloje as pordha ne ajer

  15. Sali komunisti says:

    Ministri i Brendshem Gjerman dhe BE flasin per krimin dhe mafien qe ka kapur pushtetin per vitet 2013 e me pare, ku lidhjet i bente Grupi Ciftelia i drejtuar nga krimineli dhe ish Z/Drejt. i Pergj. i Policise Agron Kuliqi, qe kishte marre bekimin e Adolf Berishes, tani eshte eksperti i Deputeve te PD ne Kuvendin e Shqiperise. Sic shikohet mafia vazhdon te kete lidhje me eliten politike qe eshte e kriminalizuar dhe foleja e saj eshte tek SHQUP-i.

    1. Daku says:

      Jep nje zgjidhje ti …

  16. arsen says:

    Komentet e mesiperme tregojne se nuk jemi ne terezi!
    Gabimi me i madh eshte qe i eshte kerkuar spiegim Ministrit Gjerman!
    SHTETI ESHTE I SHQIPETAREVE! JANE ATA QE E KANE ZGJEDHUR DHE E LANE NE PUSHTET PER 8 VJET! JANE SHQIPETARET FAJTORET E MOSBASHKEPUNIMIT ME GJERMANINE! JANE SHQIPETARET ATA QE NUK DUHET TE JUSTIFIKOHEN!
    Pak rendesi ka per Ministrin Gjerman se kush eshte ne qeveri! Ai ka te gjithe te drejten te thote ate qe ka thene!
    SHQIPETARE VERINI GISHTIN KOKES!
    Institucionet e pavarura duhet te jene me te vertete te pavaruara!
    Reforma ne drejtesi duhet te jete LARG NDIKIMIT TE POLITIKES!

  17. Kena says:

    O zoterinj, gafen e ka bere media gjermane. Pse filloni duke shjat mediat shqiptare?

  18. Claus says:

    E njoh mire “gjuhen” e ministrit de Maizère dhe kur e lexova si lajm nuk po u besoja syve, qe ky njeri te kishte hedhur insinuata te tilla ndaj kolegut te tij shqiptar.

    Nese kabineti Merkel ka nje minister aq te ekuilibruar, njerezor dhe diplomat eshte ky, ministri de Maizère, por si duket ka nje interpretim tejet te gabuar te fjaleve te tij dhe ndoshta eshte bere me qellim.

    Per kete pergjegjesi ka media gjermane dhe perkatesisht seksioni shqiptar i DW, qe ndoshta ka “analfabete funksionale” te ardhur nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare qe dhe shqipen zyrtare zor se e zoterojne mire.

    Kam kohe qe nuk e ndjek me valen gjermane, ah me falni, valen shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje