REPORTAZHI (2)/ "Punonim për bukën e gojës, nga droga fitonim vetëm... 5-6 mijë euro në vit"

3 Tetor 2014, 11:23Politika TEMA

Nga Alban Selimi*

Tek çohet në këmbë në kafenenë në mes të fshatit, ngjitas me lisin e Rrapit, 60-vjeçari nga Lazarati, nuk përfundon deri në fund bisedën tek tregon se si fshati gjente blerësit potencialë të hashashit, që prodhohej aty.

“E dinin ata (blerësit). Fshati ishte bërë i njohur për atë (hashashin)”, thotë plaku sikur me kod, tek flet për gjetjen e blerësve.

Pyetjes nëse kishte shumë kosovarë që shkonin për të marrë mall në “vendburim”, ai i ikën mjeshtërisht.

“Pazaret s’i bëja unë. As nuk di si shkonin”.

Ndërkohë, burri do të tregojë se shumë lazaratas jetonin në Evropë, Amerikë dhe gjetiu.

Ata kishin investuar edhe në shumë vende të tjera të Shqipërisë nga ku gjenin lidhjet.

Itali, dera e parë për depërtimin e drogës në Evropë

Por, falë faktit që Shqipëria kishte dalje në det, mënyra më e lehtë për të depërtuar në tregun evropian ishte Italia. Vetëm këtë vit, në qershor, një gomone që udhëtonte nga Shqipëria në brigjet e Puglias në Itali, ishte zënë me afro 500 kilogramë drogë.

Kosova, siç edhe e pranon burri lazaratas, ishte një treg jo aq i rëndësishëm i drogës për Shqipërinë.

Ndërkohë, një tjetër person në kafene, derisa kërkon kujdes për atë që do të shkruajmë në gazetë rreth kultivimit dhe tregtimit të hashashit, tregon se ai ka njerëz të “fuqishëm” në Kosovë.

“Kam unë njerëz në Pejë”, thotë ai, tek i referohet qytetit në Rrafshin e Dukagjinit, pa përmendur se kush janë njerëzit e tij.

Derisa banorët ankohen se me ndalimin e veprimtarisë ilegale të prodhimit të kanabisit, që brenda vitit “nuk iu sillte më shumë se 5000-6000 euro fitim”, atyre nuk iu ka mbetur punë tjetër, pos të ikin jashtë, apo të bëjnë vepra tjera të dënueshme.

“Nuk ka punë. Kupton, ajo punë bëhej për bukën e gojës”, thotë një i ri, që pretendon se do ikë jashtë.

Por analistët në Shqipëri, mohojnë që Lazarati të punonte për “bukën e gojës”.

“Lazarati nuk punonte për bukën e gojës, por për milionat e mafies”.

Kështu së paku thotë analisti shqiptar, Mero Baze. Sipas tij, fakti që banorët e atjeshëm janë mësuar me shumë para nëpër duar dhe shumë kriminelë nëpër këmbë, është çështje psikologjike, e jo çështje varfërie.

“Gjithë fshatarët e Shqipërisë janë si Lazarati dhe të gjithë do të donin të siguronin bukën e gojës me drogë, por ja që nuk mund të bëhet”, thotë Baze për “Zërin”.

Baze ka lavdëruar Qeverinë Rama për veprimet që ka ndërmarrë në Lazarat. “Është një nga aktet më të përgjegjshme të qeverisë shqiptare pas 23 qershorit. Ajo çliroi Lazaratin nga një bandë e cila kishte skllavëruar fshatin për 15 vjet, duke e kthyer në plantacion kanabisi. Ishte një ndërhyrje e përgjegjshme nga klasa politike, shtetërore, profesionale dhe njerëzore”, thotë Baze.

Lazarati iu bashkua Shqipërisë

Por, derisa një banor i Lazaratit e kupton se flasin për një media të Kosovës, thotë se prezenca e policisë dhe ndërhyrja në fshat bëri që të ndjehen sikurse “shqiptarët e Mitrovicës para Urës së Ibrit”.

Të kundërtën e saj e thotë Baze. Ai thotë se kjo ishte një ndërhyrje që bashkoi Lazaratin me shtetin shqiptar.

Mediat botërore, ndërkaq, Lazaratin e kanë konsideruar si çifligun e drogës në Evropë.

Siç raportonte AFP-ja, brenda vitit në katund prodhoheshin rreth 900 tonë marihuanë, me të cilën furnizoheshin shumë qytetarë të Evropës.

Kështu, Shqipëria ishte bërë furnizuesi kryesor i Evropës me marihuanë, që zbërthyer në vlerë monetare, Shqipërisë i ofronte hiç më pak se 6 miliardë dollarë, apo gati një të tretën e ekonomisë shqiptare.

Megjithatë, Baze, në prononcimin e tij për “Zërin”, ka thënë se imazhin e Shqipërisë nuk e ka dëmtuar Lazarati, por qeveria shqiptare që e ka lejuar.

“Lazarati ishte një zonë e lirë e krimit më shumë se zonë e lirë e drogës. Aty strehoheshin gjithë personat në kërkim të Shqipërisë. Kush vriste apo vidhte e shpallej në kërkim hynte në Lazarat dhe vazhdonte jetën normalisht si tregtar droge. Ishte krijuar një lidhje e shumëfishtë mes tregut të drogës dhe financimit të krimit. Krimi mbijetonte prej Lazaratit dhe Lazarati mbijetonte prej krimit. Kjo kështjellë tani ka rënë dhe Shqipëria përfshirë dhe Lazaratin është më e lirë”, thotë Baze.

Por, ai pranon se ka një ekzagjerim nga media ndërkombëtare, por jo për atë që prodhohej në Lazarat.

Ekzagjerimet, sipas analistit Mero Baze, lidhen me ngatërresën e çmimit me pakicë dhe atij me shumicë.

“Por pa diskutim ai ishte një plantacion gjigand droge, i papranueshëm, i pajustifikueshëm, i patolerueshëm dhe i pandëshkueshëm për 15 vjet”.

Raportet ndërkombëtare e krahasojnë Shqipërinë me Kolumbinë

Ndryshe, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), para pesë vjetësh e rendiste Shqipërinë si një nga vendet kryesore që shërbente transit për trafikun e drogës, por edhe që prodhonte.

OKB-ja nuk e ka hequr nga harta e vendeve që trafikojnë narkotikun në Perëndim. Në raport thuhet se droga heroinë kalon në linjën Turqi-Shqipëri-Itali dhe gjysma e saj shitet në Gadishullin Apenin, pjesa tjetër shkon në vende si Gjermania apo Zvicra. Vendi shihej edhe si një nga prodhuesit kryesorë të bimëve të kanabis sativës dhe më pas, shitjes së tyre në tregun e brendshëm dhe në Perëndim. “Shqipëria, Afrika e Jugut, Xhamajka dhe Paraguai janë prodhueset kryesore të kanabisit, duke prodhuar 25 për qind të sasisë të vlerësuar nga sekuestrimet dhe origjina”, thuhet në raportin e OKB-së, ku si vende problematike shiheshin edhe Kolumbia dhe Nigeria.

Megjithatë, në periudhën 2005-2007, sipas këtij raporti, Shqipëria është përmendur nga 14 shtete si vendburim i kanabisit, në krahasim me 2002-2004, kur Shqipëria është përmendur nga 20 shtete.

Ndërkohë, një raport i vitit 2013 i Komisionit Evropian që flet për tregun e drogave në BE, sipas përllogaritjeve del se vetëm tregu i kanabisit, ka qarkullim vjetor nga 15 deri 35 miliardë euro.

*Zëri

10 komente në “REPORTAZHI (2)/ “Punonim për bukën e gojës, nga droga fitonim vetëm… 5-6 mijë euro në vit””

  1. Reds says:

    Ik ore pirdhu.Per buken e gojes mbidhen 100 rrenje jo 200.000 sa kishit mbjedh ju lazot.

  2. Kritizeri says:

    Reds = mbiLLen ….mbjeLL…

  3. VL says:

    6 mije euro ne vit apo ne dite ?

  4. H says:

    Po çne SHQIPERIA VEND TRANZIT I HEROINES.HEROINEN KETA E PRODHOJNE NE ITALI .

  5. emri says:

    Mos u beni naive, e beni Lazaratin si lugati. Patjeter qe aq mund te fitonin ne vit vete fshataret, ata punetore krahu jane, shefat e droges jane diku me larg, kaq gje merret me mend. Ku ka fukara ka dhe maskara. Po te kishin mbeshtetje, te kishin treg per mallrat bujqesore, per qumeshtin e mishin, nuk do merreshin me hashash.Me ca pune merren fshataret e Zvicres apo te Gjermanise?
    Edhe Kolumbia eshte prodhuesi me i madh i kokaines, po dihet qe eshte vend cope cope, si e shpjegoni ju?
    Ne kolumbi nje grusht njerezish jane teper te pasur, njerezit qe punojne me kokainen paguhen si punetore te thjeshte.
    Tani edhe lazaratasit do behen dalengadale te keputur, te varfer e pa asnje lloj shprese si te gjithe fshataret e republikes.

  6. Sali komunisti says:

    Po ankohen langot langaraqet e Lazaratit, te shkojne ne te s’emes.

  7. spar says:

    6000 euro ne vit sikur nuk jane buke goje .NJerezit e ndershem nuk i marin keto para per 1 VIT.shiko pak titullin se s me del hesapi

  8. gjon buzuku pri sauku says:

    ala me hashashin ju mer?!
    neper europ e amerik po legalizohet
    ne amsterdam shkojn edhe vet politiksat e brukselit per “wikend hashashi”,ne zvicer e mbjellin ne bahce e vazo lulesh,tan rinija perndimore tymos hashash ,kurse shqipnis dhe shqiptarve ja fusin ne bashkpunim me politiksat bythqire shqiptare,qe per karrige e lek shesin vllaun e nji gjaku.
    po shqiptari kshtu ka pas qen gjithnji,nji bythqi historik!
    prandaj edhe bbota e pallon mythce…

  9. Dardha says:

    500 euro ne muaj! Hm… Si shume e shtrenjte qenka kjo buka e gojes per keta.

  10. Normali says:

    6000 Euro ne vit
    500 Euro ne muaj
    16.6 Euro ne dite
    2300 Leke ne dite afersisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje