Rama këmbëngul për legalizimet falas, si prioritet madhor

2 Tetor 2014, 19:43Politika TEMA

Kreu i qeverise, Edi Rama ka vleresuar punen e bere deri me sot per procesin e legalizimeve, duke theksuar se procesi i legalizimit falas eshte nder prioritetet madhore te qeverise.

Sipas Rames, eshte e habitshme se si ne 8 vjet te shkuara u legalizuan ne teresi 21 mije 700 objekte.

Eshte fatkeqesi kombetare qe pjesa derrmuese e tyre nuk ishin shtepite e njerezve ne hall e ne nevoje, por ndertimet me problematike e me te palegalizueshme, lokale, motele, hotele dhe gjithfarelloj ngrehinash ne ane te rrugeve kombetare, buze te detit e liqeneve”, tha Rama.

I pranishëm në takimin “ALUIZNI shkon te qytetari”, që u zhvillua në mjediset e Akademisë së Arteve në Tiranë, Kryeministri Rama tha se “kemi marrë përsipër të kryejmë legalizimet falas, si një proces që do të fomalizojë infrastrukturën urbane dhe do t’i japë fund ndërtimeve të paligjshme”.

“Gjatë këtyre viteve shumë leje legalizimi nuk ishin gati, ndaj kemi marrë përsipër ta mbyllim këtë proces”, u shpreh  Rama, ndërsa shtoi se “legalizimi do t’i japë siguri mijëra familjeve që presin të finalizojnë investimet e tyre”.

Kryeministri vuri theksin dhe një herë gjatë fjalës së tij, se legalizimi është një proces falas për shtëpitë, ndërsa bëri të ditur se nuk do të legalizohet asnjë ndërtesë e ngritur për qëllime fitimi, buzë rrugës, në mes të lagjeve, buzë detit, liqenit, në parqe arkeologjike, dhe që dëmton interesat e komunitetit .

“Me legalizimin falas do të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i ndërtimeve pa leje”, tha kryeministri Rama.

“Pavarësisht se çfarë thonë cinikët, ky proces do të jetë falas. Jo vetëm legalizimi është falas por është një proces që e bën shte”, tha Kreu i Qeverisë, ndërsa nënvizoi se pagesa është për të mbyllur konfliktin potencial të shtëpisë së legalizuar dhe trashëgimtarëve të pronës.

“Sot jo vetëm legalizimi është falas por është një proces që e bën shteti. Qytetari rri në shtëpi ALUIZNI shkon tek dera e tij. Pagesa është për parcelën e tokës, pagesa për te mbyllur konfliktin potencial të shtëpisë së legalizuar dhe trashëgimtarët e pronës ”, tha Rama.

Më tej kryeministri ka deklaruar se deri në vitin e ardhshëm do të jetë e mundur  të shkohet në 25 mijë legalizime rreth 8-fishi i atyre që janë dhënë në 8 vite dhe brenda vitit të tretë mund të shkohet në 60.000 legalizime.

“Do legalizojmë shtëpitë, ngrehinat e sakrificës dhe mundit të familjeve që kanë lëvizur në drejtim të qyteteve të mëdha. Nuk ka proces legalizimi për ata që kanë zënë trotuaret, zaptuesit për qëllime përfitimi nuk mund të bëhen pronarë të buzës së liqenit, rërës, detit, zonave arkeologjike”, tha Kryeministri. 

Me legalizimin falas, sipas kreut të qeverisë, do të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i ndërtimeve pa leje. Ndërsa ky proces ka dy aspekte, ai i formalizimit dhe i dhënies fund të abuzimit dhe ndërtimit pa leje”, tha Rama.

Rama e quajti fatkeqësi kombëtare që në 8 vitet e shkuara janë legalizuar vetëm 21 mijë e 700 objekte dhe ato, kryesisht për qëllime fitimi. Ai premtoi më tej se deri në prill të vitit tjetër do të legalizohen 25 mijë ndërtesa. 

“Faktikisht, është e habitshme si në 8 vitet e shkuara u legalizuan në tërësi vetëm 21 mijë e 700 objekte, kjo një fatkeqësi kombëtare që pjesa dërrmuese e tyre nuk ishin shtëpitë e njerëzve në hall e nevojë në të drejtë për ta marrë dokumentin, por ishin ndërtimet më problematike më dëmtuese dhe të legalizuara për qëllime fitimi, lokale, motele, hotele mu në buzë të detit, liqenit, mu në mes të lagjeve, që s’kanë asgjë të përbashkët me arsyet pse politika ndërmerr një nismë.

Fatura financiare e këtyre legalizimeve po paguhet nga ne. Duhet t’i shpronësojmë si të ishin shtëpi e prona të trashëguara, jo si frut i korrupsionit”, tha Kryeministri

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Rama këmbëngul për legalizimet falas, si prioritet madhor”

  1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE BERISHA MUND TE VIJE NE PUSHTET KUR SHQIPTARE TE KEN HUMBUR TRURIN. says:

    Degjova fjalimin e Rames, Rama po qeveris sic duhet. Por, edhe falenderimet shkojne tek populli qe po mbron voten e tyre duke mbeshtetur qeverine e Rames. Rama po qeveris!

    1. tiku says:

      keni ende pune Rama! mos bini pre e vetkenaqesise per gjithe keto arritje ne kohe te shkurter, pavaresisht luftes ndaj droges, ndertimeve pa leje, ndaj arsimit te dobet, ndaj arsimit te blere, rindertimit te qendrave te qyteteve etj etj nuk JANE ENDE MJAFT!

      KENI ENDE PUNE!!! MOS ULNI RITMIN.

      1. elona says:

        te gjithe ata demokratet qe duan te hedhin balte, Rama po jua largon balten nga qytetet! QYTETET PO I KTHEHEN CIVILIZIMIT!!!!

    2. Gjenerali Bato says:

      Zaptuesve te tokes dhe ndertuesve te paligjshem i legalizohen pronat. Madje shteti u con sherbimin falas ne shtepi. Pronaret legjitim nuk marrim pronen prej 24 vjeteve dhe enden zyrave te AKKPse. O Rama o qelbesire! Njesoj si Berisha!

    3. artan Lame kusari says:

      Ha mut ha . Falas nuk ja jep as buqja qenit . Ky i gjati se di as sa ministra ka ne qeveri , jo me te beje legalizime falas

    4. BashKari says:

      legelizimet ishin thjesht nje mashtrim elektoral http://bit.do/Lovely-girlss

    5. aliu says:

      legalizime falas, kemi shume kohe qe e degjojme kete version por egalizime nuk kemi pare, vec propagandes, ndoshta nuk behen fare regalizime dhe keshtu i bie qe te jene falas.Nje gje nuk kuptoje me zotin Rama me ke do e ndertoje shqiperine ky zoteri qe po prish gjithandej, me fukarenjte do e ndertoje, eshte utopi.

  2. . says:

    ——————————————————————————————————–

    Z.Rama,

    vazhdo punen dhe shiko popullin … kthe Shqiperine drejt Europes-Moderne.

    ——————————————————————————————————-

  3. rrupaqe says:

    o enver i le pronaret pa prona jua dhate shpellarve , enveri jua mori ne 1946 ju ne 2014 fare e qelbur………..

  4. tigri says:

    Vallaj me shume janw dhene keto muaj sesa ne 8 vjet te atyew

    1. Genti says:

      Ore a ka njeri te ma shpjegoje kete aritmetiken e Rames.
      deri ne Prill te 2015 do mbarojme 25 mije dosje thote pra per rreth 2 vjet 25 mije nga rreth 300 mije qe jane ne total. Pra me keto ritme I bie te mbyllet per me shume se 10 vjet po qe se nuk llogaisim deklarimet e reja.
      A DO TE KETE FUND NDONJEHERE KY PROCES.

  5. babec says:

    Kur do vije ne Kinostudio! Kur të shembni hangarin gjasme teater tirana, i firmes AA, dhe të detyroni banditet qe shkulen nje superpark te kinostudios mes arkives dhe shkolles se filmit, ta riktheje ne gjendjen fillestare! BashaR Bitha e bekoi ne fushate…

  6. MEMEDHETARI says:

    T`u lumte,Edi,mbaji premtimet!!!
    Je i drejte!
    Je me vizion!
    Je i palodhur!
    Je SHPRESA E GJITHE SHQIPTAREVE!

  7. Arjani. says:

    Sot ne lajme pashe nje myteber te Lulberishes qe thosh se ne nje shkolle te nje fshati ne Kukes nuk kish mesues per te gjitha lendet,se i kish hequr Rama(!!).Gallate e madhe.Keta mytebere i kishin mbushur shkollat me mesues qe kishin mbaruar per histori dhe jepnin matematike,mbaruar per gjeografi e jepnin gjuhe,bile dhe me injorante me diploma fallco,mjaft qe te votonin Berishen.Tani kerkojne te mbulojne m….in qe i kane bere arsimit, me propagande e mashtrime.Nxjerin ca militante mjerane te PD-se qe ankohen se femijet nuk e bejne mesimin te plote.Pike e zeze.Kujtojne se populli i ha keto mashtrime.

  8. shqiptar e bir shiptari says:

    Komentues (disa), Rama po flet shqip, eshte i drejtpertdrejtë,po vepron mire. Ja disa fakte te “panjohura”per qeverisjen e nje viti:
    1.Reforma ne polici
    2.Goditja e Lazaratit dhe Dukagjinit
    3.Reforma ne arsim
    4.Reforma territoriale
    5.Prishja e ndertimeve pa leje(vazhdon)
    6.Legalizimet falas(vazhdon)
    7.Punèsimi(me veshtiresi per shkak te gropes financiare te lene nga Berisha)
    8. Reforma ne drejtesi(ketu akoma nuk ka filluar per shkak te ndjeshmerise,natyres dhe shkalles se veshtiresise qe ka kjo reforme. Por shpejt kemi per ta pare edhe kete…)
    Pra sa mund e seriozitet duhet qe ky vend te kthehet ne normalitet kur dijme qe per 24 vjet veç mbrapsht eshte punuar.
    Te dashur komentues e komentuese. Te dashur vellezer. Po nuk arrit Edi Rama ta beje kete pune nuk ka bir nene tjeter qe do ta bej kete. Pse e kam kete bindje. Koha ka treguar se kryeministri eshte shume kembengules(e kemi pare me Tiranen, qe nga nje qytet i hallakatur e i shperdoruar e kethej ne normalitetin e mundshem).
    Ketu jemi e perseri do takohemi….,na prift e mbara…!

  9. Populli says:

    Saliu i ktheu Tiranen e qytet e Shqiperise ne komunitete skandaloze te plehrave e rremujes duke sabotuar gjithe infrastrukturen e perspektiven e tyre,duke bllokuar lirine e qarkullimit te qytetareve.U ka nxire jeten qytetareve. Tirana na duket si nje fshat pakistani.Kane zbritur shpellart nga peme e malet dhe kane bere ndertime duke na zene frymen.Shikoni hyrjet e Tiranes,tek zogu i zi iSali kurves gjithe malokeria kane ngritur banesa e lokale qe te kallin daten

  10. malet tona says:

    Neper rrugicat e sajuara ne Tirane tehane balta dhe pellgjet e ujrave sepse jane bllokuar rruget e kane sajuar rrugia me zigzake si te jete nje fshat i myzeqese apo katundeve te thela. Turp e krim njekohesisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje