Zyrat e reja “One stop shop”/ Rama dhe Tahiri: Eleminohet korrupsioni, 75 lloje shërbimesh pa pagesë

2 Tetor 2014, 16:05Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeminsitri Edi Rama kanë inaguruar pasditen e sotme zyrat e reja të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në fjalën e tij ministri Tahiri tha se “zyrat e Shërbimit janë hapi i parë drejt ndryshimit rrënjësor të Policisë, të cilat eleminojnë burokracitë e panevojshme. Zyrat operojnë sipas parimit “one stop shop” dhe do të ofrojnë 75 lloj shërbimesh administrative”.

Tahiri theksoi se qytetarit i ofrohet mundësia e numrit unik të çështjes që kallëzon si dhe me këtë strukturë të re reduktohet në minimum korrupsioni.

Ndërsa kryeministri Edi Rama se tashmë qytetari vepron përballë një strukture transparence ku depoziton dokumentin dhe në bazë të gjithë procedurës dixhitale merr përgjigjen e caktuar.
Më tej, kryeministri Rama duke ironizuar opozitën theksoi se kjo qeveri është e mirë dhe për fasadat po edhe për punën që bëhet pas tyre nuk ia kalon askush.

“Sigurisht që në gjithë këtë periudhë kohe janë bërë shumë gjera, por ajo çka ende nuk është bërë pasi kërkon kohë dhe qasje tërësisht të re, është përmirësimi rrënjësor i cilësisë për qytetarët. Ne jemi të vetëdijshëm, se në rast se në shumë aspekte, qytetarët mund ta shohin ndryshimet që ne po sjellim, në aspektin e cilësisë ende jemi larg ndaj asaj që qytetarët aspirojnë por dhe ambiciet që kërkon shtetit. në këtë godinë s’po bëhet asnjë përurim, pasi në këtë pikë nuk kanë kontestime, pasi për fasada s’na e kalon askush. Këtë e pohon dhe opozita, pasi ne na pëlqen të ndryshojmë. Nuk ka pikë dyshimi që në këtë aspekt ne jemi shumë të zot”, shtoi Rama.

RISITË E ZYRAVE TË SHËRBIMIT PËR QYTETARËT:

– Komunikimi me publikun në këto zyra do të bëhet nëpërmjet regjistrimit elektronik të kërkesave të publikut. Pas regjistrimit kërkesa dhe dokumentacioni që e shoqëron, kalon elektronikisht në kohë reale në zyrën vendimmarrëse.

– Çdo qytetar do të ketë mundësinë të bëjë kallëzim në polici në çdo moment gjatë 24 orëve dhe qytetarit i jepet numri unik i çështjes.  Është pikërisht numri unik ai që i bën të mundur qytetarit të ndjekë ecurinë e çështjes në çdo moment.

– Afati standard i kthimit të përgjigjes është  nga 3 ditë  për vërtetimet dhe deri 60 ditë për licensat.

– Policia e Shtetit aktualisht ofron 75 lloj shërbimesh, duke nisur nga licenca, autorizime apo vërtetime e lëshime dokumentash.

 

 

9 komente në “Zyrat e reja “One stop shop”/ Rama dhe Tahiri: Eleminohet korrupsioni, 75 lloje shërbimesh pa pagesë”

  1. titi says:

    Kesaj i thone qeveri qe merret me pune konkrete ne te mire te te gjithe qytetareve.

    1. eri says:

      Zyrat e reja te policise jane suksesi i radhes per mazhorances, bravo

      1. loni says:

        Ju lumte, per punen shume te mire qe po beni po i ktheni respektin dhe dinjitetin policise se shtetit.

      2. erta says:

        Urime dhe shume suksese zoti kryeminister e minister

  2. Neritan says:

    Mashtrim!!!
    Asgje s’eshte gati.. vetem show..
    Kane plan ti bejne keto gjerat, por po e inagurojne njehere..

  3. zizi says:

    Imazhi i ri i police se shteteit ka lezet dhe bravo ju qofte e kishte te domosdoshme nje transformin te tille ?

  4. jorida says:

    Bravo qeverise . bravo Sajmirit.

  5. Altin says:

    Bravo. Ky eshte modeli i cili jo vetem eleminon korupsionin por mbi te gjitha kursen kohe per qytetaret!
    Nese hedh syte ne vitin 2005, ky model ka rezultuar shume i suksesshem ne Bashkine Kucove ku modeli eshte replikuar per rregjistrimin e biznesit dhe koha e biznesit per rregjistrimin e aktivitetit eshte reduktuar nga 36 dite ne vetem 20 minuta.

    Suksese!

  6. Berisha says:

    Ju lumte.Pune te tilla te bindin se edhe ne do t’i bashkohemi Europes,se me Saliun po largoheshim cdo dite e me shume.
    Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje