Albpetrol ka reaguar pas kallzimit penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj administratorit të saj, për abuzime që kapnin shifrën e më shumë se 9 milion dollarëve.
Albpetrol thotë se ky është një presion dhe shantazh i hapur i kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Albpetrol, ky presion ka nisur që prej katër muajsh dhe ka për bazë arsye personale dhe politike nga Bujar Leskaj.
Deklarata e plotë e Albpetrol:
Shoqëria Albpetrol sh.a është njohur sot me lajmin e shpërndarë në media nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dëshirojmë që të sqarojmë opinonin publik për të vërtetën mbi këtë rast. Materiali i publikuar sot në media është akti i fundit në vazhdën e presioneve dhe shantazheve që janë ushtruar përgjatë katër muajve të fundit nga inspektorët e KLSH-së mbi një pjesë të drejtuesve të Albpetrol sh.a. Të gjitha këto presione dhe shantazhe janë kryer me urdhër direkt të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.
Pa dashur që të komentojmë rreth arsyeve personale dhe politike që e shtyjnë këtë person të kryejë veprime të tilla të paligjshme, dëshirojmë që të informojmë opinionin publik lidhur me deklarimet spekulative; të gënjeshtërta; konfuze, por edhe në mospërputhje me raportin përfundimtar të kontrollit të vetë KLSH-së.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i faturon si dëm ekonomik administratës aktuale të Albpetrol sh.a vlerën 9.1 milionë dollarë në një kohë kur ky dëm është shkaktuar përpara datës 1 tetor 2013, kur ka filluar punë administrata e re. Për më tepër ky dëm është tentuar që të fshihet nga ana e KLSH-së në kontrollin e zhvilluar në Gusht 2013 dhe është zbuluar nga Auditi i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në muajin Nentor 2013. Për këtë çështje shoqëria Albpetrol sh.a ka depozituar një Kallzim Penal në Prokurorinë e Rrethit Fier më datë 13.12.1013.
KLSH bën fajtor Administratën aktuale për njohjen e zbritjes së holluesit të naftës ndërkohë që Marrëveshja për zbritjen e holluesit është nënshkruar në vitin 2011 dhe për më tepër është anuluar si e paligjshme nga administrata aktuale më datë 06.09.2013.
Në mënyrë të qëllimshme KLSH bashkon diferencën prej rreth 5.000 ton naftë bruto bashkërisht në vitet 2013-2014, ndërkohë që kjo diferencë është konstatuar për periudhën përpara datës 1 Tetor 2013. Pra bëhet fjalë për një shkelje të ndodhur në administratën e kaluar dhe që për më tepër Albpetrol sh.a ka depozituar në prokurori dy kallëzime penale për këtë çështje më datat 13.12.1013 dhe 14.01.2014. Në vend që për këtë dëm KLSH të bëjë përgjegjes personat që kanë drejtuar në periudhën kur është shkaktuar humbja, në mënyre abuzive bëhen fajtorë personat që e kanë marrë detyrën më datë 01.09.2013.
Për sa i takon dëmit ekonomik të pretenduar nga KLSH të shkaktuar nga largimi i punonjësve nga puna me pushim kolektiv, në mënyrë tendencioze KLSH ia faturon këtë dëm administratës aktuale në një kohë kur kjo administratë nuk ka asnjë vendim gjyqësor të përfunduar. Vendimet e përmendura nga KLSH janë të administratës së kaluar. Vetë KLSH saktëson se dëmi është shkaktuar në vitet 2008-2013, por asnjë herë nuk ia ka cilësuar si dëm administratës së kaluar dhe me papërgjegjshmëri ia faturon drejtuesve që kanë filluar punë në Tetor 2014.
KLSH në mënyrë tendencioze deklaron që Albpetrol sh.a ka nënshkruar një kontratë shitje me një kompani koncesionare, në një kohë kur ka dijeni të plotë se Albpetrol sh.a ka arkëtuar shumat për naften që kjo kompani nuk ja kishte dorëzuar Albpetrol në vitet 2011-2012. KLSH nuk ka propozuar asnjë masë për këtë çështje në vitet 2011 dhe 2012, por në mënyrë kontradiktore deklaron se ky veprim ka shkaktuar dëm ekonomik. Ky veprim jo vetëm që nuk ka shkaktuar dëm, por përkundrazi është realizuar një përfitim rreth 2.500.000 USD më i lartë se përfitimi që do të realizohej nëse e njëjta sasi do të shitej me çmimin e ankandeve të viteve 2012 dhe 2013. Çmimi i arkëtuar nga Albpetrol sh.a prej 73.96 USD/barelë është çmimi më i lartë i realizuar në vitet e fundit. Për krahasim, në Gusht 2013 është nënshkruar nga Albpetrol një kontratë për shitjen e 30.000 Ton naftë me çmimin 60% brent, e cila në vlerat e sotme të Brent nënkupton 55 USD/barelë.
Megjithse drejtuesit e Albpetrol i bënë me dije KLSH-së dyshimet për paligjshmerine e kësaj kontrate kryetari i grupit, në mënyrë të dyshimtë nuk pranoi ta kontrollojë.
Vazhdoni ju se e keni nisur mir pa kto presionet politike qe behen lart e posht as mos i degjoni fare se vetem zhurma jane.
Skeni faj ju… Ka faj pozita qe Le nje pijanec gjobaxhi si Bujar Leskaj te bej kontroll. Pse nuk vini Ben Qimen kryetar me mir.
O xhemile po pse ja fut kot te gjithe e dine qe albetrolin e mberthey koco se kishte nevoje per ca leke, tani drejtori do paguaje per te qene kamikazi I kocos
Ore keta te KLSH presione kane bere gjithe jeten e jane mesuar te marrin rryshfete
hahaha, kush i ha gjobat e leskajt.. Si ka mundesi si lane njehere keto mendesi te vjetra.. Mos u trembni, KLSH eshte mitmarrese
KLSH, ben presione qe te marre leke nga institucionet – Albetrol eshte ne krye te punes pa asnje shkelje
FERDINAND MURATI, KRYETARI I PD-S SE FIERIT SKA BERE ASGJE TJETER NE JETE VECSE KA BERE SKEMA MASHTRIMI NE ALBPETROL E TANI BOKJA VLORES DO TJA NGECI KETYRE TE TANISHMEVE..TANI ME THENE TE DREJTEN SDUA TE MBROJ QEVERINE PO FERDINANDIN DHE BEMAT E ETIJ I DI NJE FIER I TERE, PYESNI E DO MERRNI PERGJIGJE ?
Nuk duroi dot kanakari i 2Koqes, Endri Pyka dhe qe muajin e pare te Ripjelljes qenka perlyere….
Po ti o dritshuar pse je zhgenjyer se nuk zure ndonje post. ooouuuu po cne qe kerkoke shperblim politik kur denon emerimet politike
Ai bën presion për të mbuluar ca të vjetra ju bëni presion për miqt e vjetër të Koços po nuk do ti mbuloni dot!!!
Duhet ti dalesh zot Kocos? Patjeter e harrove sekretarin e Sarandes? Del nje moster tjeter ne Tirane.Cudia me e madhe tre dite zgjat
Po ca presioni thoni ju ore hajdutet e kocos
Po meqenese jeni kaq te ndershem dhe punetore atehere pse trembeni kot ju
Albpetroli eshte i zhytur koke e kembe ne afera korruptive te qelbeta. Kontrolli i Shtetit akoma s’eshte futur tek dera e jo me tek aktiviteti ekonomik i tij.
Une nuk e di se si jane faktet lidhur me kete Kontroll, por po te kesh vemendjen e duhur tek deklarata e Albetrolit, vihen re kontradikta. Njehere thote administrate filloi me 1 Tetor 2013 dhe pastaj punonjesit pas dates 1 Shtator 2013……
O Arnaute te topepsur Cfare keni pire raki te gjithe dhe komentoni?
A e lexuat shkrimin? A e kuptuat?
A e njihni Bujar Leskaj kryehajdutin e doganave te Vlores dhe qokaxhiun me te madh te krimit ne Vlore.
Te nderuar lexues te Temes,
Kjo histori nuk eshte gje tjeter vecse lufte bandash dhe kusaresh me njeri tjetrin. Te dyja versionet fatkeqesisht jane te vertete. Endri Puka ka abuzuar me detyren e tij si drejtor dhe ka favorizuar Stream Oil, se per kete kompani behet fjale dhe mbase dhe ndonje tjeter me te vogel se kjo sic eshte Transoil qe drejtohet nga Shefqet Dizdari, vellai i nje gjyqtarit te gjykates se larte qe vendosi gjyqin e Metes!!!!. Te dyja keto kompani jane kliente te Ilir Metes dhe kane mbeshtjetjen e tij.
Nderkohe KLSH-sha qe drejtohet nga Bujar Leskaj gjithashtu abuzon me kete institucion dhe te gjithe e dine se cfare morali ka ky ish skafist, doganier etj. Kur Leskaj shikon qe ka transaksione te medha mes nje pushtetari si Endri Puka/Koco atehere ai u ve gjobe sigurisht me argumenta ligjore dhe pastaj ne varesi te marreveshjeve mes tyre ceshtjet bien ose vazhdojne neper gjykata. Kjo eshte tragjedia shqiptare qe fatkeqesisht nuk ka as KLSH me integritet as drejtues shteteror me integritet. Te gjithe ulerijne per ju o popull por ne te vertete eshte nje lufte mes tyre per te grabitur se kush me shume nga taksat tuaja. Keta te gjithe duhen larguar dhe te vendosen njerez me integritet ne keto institucione. Gjithesesi nga lufta mes llojit ka nje te mire se hane koken e njeri tjetrit.
Edi Rama nese nuk eshte pjese e kesaj loje duhet te pastroje territorin e tij nga keta njerez qe i krijojne vetem kosto. Nese nuk e ben atehere i perkrah. Ne ditet ne vijim do kuptojme se sa e thelle eshte kjo pune.
Po ketu edhe kur ben detyren llapaqenet nuk te lene gje pa thene, po pse e vuri kocua sherbetorin besnik, po per te vjedhur e vuri pse tjeter
Sido qe te jete, hapja e letrave ndihmon Edi Ramen.
Dihet qe pjesa me e madhe e Drejtoreve te Albpetrol jane te LSi, dhe Endri Puka nuk mund ti heqe kollaj.
Po qe se detajohen shkeljet, Endri ka te drejte te shkarkoje , dhe penalizoje Drejtoret e Albpetrolit, qe jane te LSI.
Sa për informacion për injorantet!
klsh nuk është vetëm Bujar Leskaj por me dhjetera spécialiste! Dhe Bujar Leskaj në këto momente po tregohet me i zgjuari nga të gjithë me postin! Nuk ka nevojë të vërë gjoba së lekë ka plot por po ruan pozicionin e tij! Po pse more po Rrushaj i LSI në QSUT QE U AKUZUA për VJEDHJE 1.2 milionë dollarë nga klsh, nuk duhet paditur? Po ku ka tajare një specialist i KLSH të mbulojë vjedhje të tilla! Puna është që të dënohen mirë! Te varen mundësisht së gjakun e te sëmurëve kanë vjedhur. Dakort jeni?
PYETJE:
A MUND TI VESH GJOBE NJERKT QE NUK KA LEKE???
PERGJIGJE:
JO
PYETJE:
PO NE RAST SE KLSH I VIKA GJOBE DREJTUESVE TE ALBPETROLIT PER TI MARE LEKE, PO KETA KU I GJETEN LEKET???
PERGJIGJE:
KETA KANE LEKE POR KLSH JA FUTKA KOT$$$
Keta komentuesit te gjithe e njihkan kaq mire identitetin dhe profilin e drejtoriit te alpetrol. Ai nuk eshtw minister. Nderroni ndonjehere, stilin e komenteve se nuk ka mundesi qe te gjithe ta njohin kete drejtorin. E mos e beni qimen buall se po te ishte se do ish bere hataja andej nga alpetroli nuk do kerkonin vetem pushimin e tij keta “kristalet”e klsh
Dime qe eshte njeriu besnik i koqes
Albpetrol shefe finance ka ate qe kishte ,qe eshte super e korruptuar,drejtoret i ka vene Kocua dhe i mbronEndri i cili te Transoil ka punesuar babane e tij 70 vjec,Naftetaret jane ne rruge ,shoket e Endrit nga Tirana dhe gazetaret e “SHekullit” marrin rrogen ne Albpetrol,LSI ,lulezon me te korruptuarit e saj me ne krye Pajtim hajdutin dhe djalin e xhaxhait te Ben Qimes ,i cili ka diplome Kristali dhe eshte drejtor.Endri sa te kete Kocon do beje qejf me vone si dihet,deri tani e kane rrahur naftetaret e vjeter njady here ,Edi te hapi syte se keta po i humbasin votat
O zoti naftetar i vetshpallur! Ti duhet te jesh nga ata qe te ka dhemb me shume shpirti. E ke te drejte ore, se i ke marre nje 7 vjet rrogen kot e tani te kane bere gjemen qe do te kene pushuar.
Meqe shefe finance eshte ajo qe ishte do te thote qe di te beje mire punen e saj
O zoti naftetar i vetshpallur! Ti duhet te jesh nga ata qe te ka dhemb me shume shpirti. E ke te drejte ore, se i ke marre nje 7 vjet rrogen kot e tani te kane bere gjemen qe do te kene pushuar.
Meqe shefe finance eshte ajo qe ishte do te thote qe di te beje mire punen e saj
Ore ju qullacet e Albpetrolit. Po pse i paskeni lene keta te klsh-se t’ju ushtrojne presione per 4 muaj ju? Pse nuk e ngritet zerin me pare, po u kujtuat tani?
Ky reagimi i Albpetrolit, si ai nxenesi qe e kapin me kopje ne provim dhe i thote babit qe ngela se me ka zysha inat.
Nje nga problemet e Rilindjes eshte qe zuri fjalen “Rilindje” se kur te vije koha per ta perdorur me te vertete do ja kete dhjere kuptimin Koqua.
KLSH ka faj qe meret me kompanite private si Albpetrol.
Nje vjedhje tjeter e pwrmasave te medha ?…… por tani duket se i eshte hyre bakes se arit te zi, pra Bankes se nentokes. Parate dhe pasurite e nentokes dhe mbi tokes se popullit shqiptar nuk do mund te vidhen e shperdorohen, nese do te punohet nga cdo institucion i shtetit shqiptar,qe mbahen nga taksapaguesit, dhe nese do punohet njelloj me transparencwn, perkushtimin integritetin dhe kompetencen e institucionit te KOntrollit te Larte te Shtetit; perkundrazi nuk do te kemi mungese per drita, do te kemi me shume energji, me pak shpenzime per udhetim.Si qytetar faleminderit KLSH, qendroni si me Banken qe me vone te mos dale flaka e naftes, pasi flaka e saj nuk ndalet dhe djeg financat e gjithe shqiptareve.
Te nderuar komentues. Eshte edrejte e gjithsecilit te shprehe mendimin e tij te lire , ashtu sic e memndoni, pra eshte demokraci. Por kur behet fjale per mendim teknik e profesional , duhet te njihni fushen perkatese sic eshte auditimi. Shiikoni U vodh banka , nuk lejohet KLSH, skandal tek tatimet vlera e vjedhjebve m eskema mashtrimi ka shkuar 200 milion dollare sipas auditimit te DPT, por kini parasysh qe ky auditim nuk eshte i pavarur, po te shkoj KLSH nxjerr shifra te tjera me shume se ka kriterin kryesor PAVARSINE, pra dhe ketu nuk lejohet KLSH, shkojme tek banka e arit te zi, Ne fillim Z, Endri PUKA?KOCO nuk lejon auditimin , u desh kallximi ne Prokurori qe Endrushi i Kocos te lejoje auditimin, Audituesit kane punuar nen tewrror nga monstrat e endrit gjate kohes se auditimit, nxorren probleme e shkelje dhe ja ku kemi nje rezultat dem shtetit 9.3 milion euro,.Shtroj pyetjen , po po mos te kishte nxjerre shkelje KLSH, do thonin u korruptuan, Zoterinj: kesaj i thone Hyp ne fik se te vrava, zbrit nga fiku se te vrava” kjo ska ku te rrije. Kontribuoni dhe lereni KLSH te beje punen e saj do jete mire per publikun, pasi shikoni nbe institucione vetem KLSH njohin se auditimin e brendshem e kane nxjerre ne” pension parakohshem”
Bravo KLSH!
Keni bere thjesht detyren duke kapur abuzimet dhe vjedhjet e kryera nga Albpetrol. Normale qe Albpetrol me ate vjedhje kolosale qe eshte konstatuar do bej deklarata te tilla te pabaza, pasi 9 milione dollare nuk jane pak dhe rrezikohen “zoterinjte” me heqje lirie per vjedhje te tilla nga buxheti i shtetit.
Kur do te mesojme te nderrojme mentalitetin e te perceptuarit te institucioneve te shtetit… Klsh ka bere detyren e vet, tani i takon Prokurorise te vazhdoje punen e saj… neqoftese drejtuesit e Albpetrol jane ne rregull nuk kane pse te shqetesohen e te akuzojne se u eshte bere presion e shantazh !!
Dhe komentet behen te cesuruara apo te sugjeruara o Mero.E njhim mire kush eshte ne krye te KLSH….nje pijanec hajdut ordiner qe njohim te gjithe.Nuk mund te zbuloje ai pijanec hajdut korrupsionin dhe abuzimin.Me vjen keq per komentet e fundit teresisht servile nga audituesi dhe tr tjeres pas.Jeni ne vitin 2014,jo ne 1944….Turp o auditues….E degraduat ate institucion qe populli I besonte.Jeni kthyer ne ushtare ordinere te Kryetarit tuaj,qe turp te drejtoje KLSH.Kryehajduti pijanec te kape hajdutet…..ha,ha,ha.Mjere ky popull ne dore te kujt eshte.
O audituesi….!Ju doli gje rruges emri Ben Qimes….?Apo per kete nuk ju le ortaku I tij(kryetari juaj)te shktuani.Jeni bere nje tufe sevilesh fshataresh qe I beni fresk Jarit dhe atyre qe mban rreth vetes.Eshte mire te kontrolloje ky parlament mire dhe kete isyitucion(KLSH).Apo keni frike Jarin o deputete te ketij populli.