Komisioni Hetimor/ Elvis Çefa i dorëzon Kuvendit dokumentacionin për aktivitetin e KLD-së

2 Tetor 2014, 15:52Politika TEMA

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa i ka vënë në dispozicion Kuvendit të gjithë aktivitetin e KLD-së kërkuar nga ky institucion  qysh nga dita e zgjedhjes së tij.

Kërkesa për dorëzimin e këtyre materialeve u bë pasi 39 deputetë të mazhorancës kërkuan shkarkimin e Çefaj dhe anëtarit tjetër të këtij institucioni Lulzim Lelçaj. Sipas pretendimeve të ngritura nga mazhoranca shkarkimi është kërkuar pasi të dy kanë lejuar një sërë shkeljesh dhe kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Çefa ka dorëzuar në Kuvend procesverbalet dhe vendimet e mbledhjeve të KLD, si dhe çdo dokument tjetër të të kërkuar nga Komisioni Hetimor. Në letrën e bërë publike thuhet se Cefa ka përcjellë pranë Kuvendit të Shqipërisë dokumentin zyrtar, i cili përmban 7017 fletë.
“Dokumentacioni i dërguar zyrtarisht në Kuvend, përfshin të gjithë aktivitetin e KLD-së, nga data e zgjedhjes së z. Çefa, si anëtar, që daton më 12. Prill 2012, deri ditën e enjte.Dokumentacioni zyrtar i është vënë në dispozicion Kuvendit, pavarësisht faktit se veprimtaria e Komisionit Hetimor konsiderohet antikushtetuese” thuhet në njoftimin për media të KLD-së.
Elvis Çefa dhe lulzim Lelçaj janë shprehur pro ngritjes së Komisionit Hetimor, pasi sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë për të zbardhur akuzat.

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve në 23 shtator dy anëtarët e KLD-së thanë se sulmi ndaj tyre ishte i pritur, pasi prej kohësh qeveria po sulmon Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
“Nëse ju kujtoni se unë dhe Lelçaj jemi e keqja e sistemit gjyqësor, atëherë keni të drejte të na largoni.Deputetët kanë analizuar disa vendimmarrje të KLD, të cilësuara si shkelje të ligjit, në kushtet kur KLD është një pushtet tjetër. Si jurist nuk jam dakord dhe e konsideroj antikushtetues të gjithin këte si proces. Por nga ana tjetër jam dakord për ngritjen e komisionit hetimor, në mënyrë që më në fund të kuptohet se unë dhe Lelçaj nuk jemi kaq kriminelë sa jemi servirur”, tha Çefa në Komisionin e Ligjeve pak ditë më parë.
Komisioni Hetimor do t’i propozohet Kuvendit nga Komisioni parlamentar i Ligjeve bazuar në kërkesën e 39 deputetëve që kërkuan shkarkimin. Hetimi parlamentar do të kryhet nga 9 deputetë, nga të cilët 5 do t’i ketë mazhoranca dhe 4 opozita. (j.h)

3 komente në “Komisioni Hetimor/ Elvis Çefa i dorëzon Kuvendit dokumentacionin për aktivitetin e KLD-së”

  1. levita says:

    Nje plere me pak po hiqeni aman, hiqeni shokun e kreshnik spahiut.

    1. poli says:

      nuk mund te jete kaq e lehte kjo situat kshu duhet qe patjeter te vuaj ndonje denim ky se smund te dalin te palagur fare dhe pse kane abuzuar me cdo gje.

  2. Engjell says:

    Po mire more zevendes kryepolic i kushtetutes dhe i ligjit ,perse e thyen ligjin ne se eshte siç thua “antikushtetues” Duket qe je karkaliçe fiku por jo i fikut te bute por i fikut te eger

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje