Partia Demokratike ka akuzuzar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Samir Tahiri se janë ata që nxorrën emrin e dëshmitarit të drejtësisë, sa i përket çështjes Frroku.
Deputeti demokrat Arben Ristani tha se publikimi i emrit, mbiemrit dhe portretit të dëshmitarit është një skandal i paprecedentë, për të cilin Rama dhe Tahiri duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.
“Edi Rama e thelloi sot skandalin e publikimit të identitetit të dëshmitarit kyc në procesin për vrasjen e komisarit të policisë, duke sulmuar opozitën me anë të Ministrit të tij.
Identiteti i dëshmitarit të drejtësisë, doli nga zyrat e tij, dhe ishte peshqesh për aleancat kriminale që ka ndërtuar Edi Rama në Kuvend. Publikimi i emrit, mbiemrit dhe portretit të dëshmitarit është një skandal i paprecedentë, dhe është një krim para të cilit Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm duhet të mbajnë përgjegjësi jo vetëm morale, por ligjore në radhë të pare”, deklaroi Rsitani.
Sipas deputetit demokrat qeveria kërkon nga opozita që të mbyllë gojën.