Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri/ Meta: Bashkëpunim për integrimin europian

2 Tetor 2014, 17:46Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit  Meta priti Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit  e uroi Ambasadoren  për marrjen e detyrës së re në drejtim të Prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri duke rikonfirmuar njëkohësisht vullnetin e plotë të Kuvendit për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e BE në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE ia shton përgjegjësitë Shqipërisë dhe të gjithë klasës së saj politike, duke theksuar se reformat kyçe në kuadër të axhendës europiane të Shqipërisë kërkojnë pjekuri politike, gjithëpërfshirje dhe një klimë më konsensuale.

1 komente në “Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri/ Meta: Bashkëpunim për integrimin europian”

  1. Arber says:

    Ja keta bashkepunim, bashkepunim! Si mund te bashkepunosh me rrugecer si Berisha dhe tufa e tij e ujqve. Ata nuk kane bashkepunuar ne asnje gje. Vetem mohim, mohim, shpifje, sharje te ndyra, rrugaceri ne Parlament. Keta ambasadore sikur vijne nga Hena!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje