Partia Demokratike do të marrë pjesë në tryezën për Reformën në Drejtësi të thirrur nga Presidenti Bujar Nishani.
Vendimi u bë publik nga deputeti Eduard Halimi në një prononcim për mediat, ndërsa theksoi se formati i tryezës është ai i duhuri për mënyrën sesi duhet të hartohet një strategji për reformën në drejtësi për të krijuar një sistem gjyqësor sa më transparent, sa më eficent, të pavarur nga politika dhe që ti shërbejë publikut.
Halimi u shpreh se reforma në drejtësi duhet të udhëhiqet nga kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga ndërkombëtarët qëajo të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe të respektojë standardet ndërkombëtare.
Në vijim Halimi akutoi Qeverinë dhe mazhorancën se nuk kanë asnjë strategji lidhur me reformën në drejtësi, duke shtuar se i vetmi project i tyre është largimi i anëtarëve të KLD dhe zëvendësimi i tyre me emra të tjerë, duke vendosur nën kontroll politik këtë institucion.
“Qeveria nuk ka asnjë strategji për këtë reformë, përveç asaj që të përsërisë situatat si para vitit 2005 kur ministra apo zv.ministra socialistë drejtonin Gjykatat, ishin anëtarë të KLD. Pra po tentojnë të rikthejnë të njëjtën skemë”, tha deputeti demokrat.
Vendimi i PD-së për të qene pjesë e tryezës së thirrur nga Presidenti vjen në një kohë kur kjo partie prej disa muajsh bojkoton veprimtarinë parlamentare.
Do e pini lengun o nishani