Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve dhe me përfaqësues të shoqatave të minoriteteve të vendit tonë. Ky takim, i cili kishte si qëllim forcimin e dialogut me shoqatat e pakicave, u zhvillua në kuadër të informimit dhe transparencës për rekomandimet e Këshillit të Evropës, mbi gjendjen e pakicave në vendin tonë.
Ministri Bushati nënvizoi vullnetin e qeverisë shqiptare për rritjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e pakicave, përfshirjen e tyre në procesin e konsultimit për trajtimin e çështjeve dhe problematikave të tyre, si dhe për nxitjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të identitetit gjuhësor dhe kulturor të pakicave.
Në takim u shpërnda Opinioni i Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër “Për mbrojtjen e pakicave” dhe rezoluta e KiE-së, përkthyer në gjuhët e pakicave.
Ky takim vjen nw kuadër tw krijimit të një klime të përshtatshme për mirëkuptim ndëretnik në vendin tonë dhe për realizimin e objektivave për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare.
Degjova qe Janullatosi do iki ne fund te vitit nga Posti qe mban – ne Asfaline Greke, dhe do sherbej vetem si Kryepeshkop i Shqiperise.
Duket si lajm i mire per ne Shqiptaret. Me ne fund po permbushet deshira jone – te iki Janulla nga Greqia, te na ngelet pilaf ne Shqiperi.
Lala Pilo
O zoti bushati po cfar tu afrosh me teper me mir linje dhe qeverin fare dhe ta dreitoin minoritetet jo se nuk kan poste ne qeveri jo potu jepen te gjitha merni dhe turkofagosat me aleancen etij ke tema jepi kryeministrin ??????po merni pak shembull nga shteti grek se esht dhe ne bashkimin evropian..