Partia Demokratike i ka konsideruar si mashtrime deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për legalizime falas. Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar në një konferencë për mediat se Kryeministri Rama vazhon të prodhojë seri të reja të rrenës së vjetër për legalizim falas.
“Dalja e djeshme e Kryeministrit nuk është e shkëputur nga arkivat siç mund të dukej, por është një provokim cinik mbi atë që nuk po ndodh sot e gjithë ditën, mbi mashtrimin e tij të madh të Legalizimit Falas.
Për kujtesën e të gjithëve, po transmetojmë firmën që ai hodhi në Kamëz, megagënjeshtrën e Legalizimit Falas.
Që nga ajo ditë, asnjë legalizim nuk është bërë falas. Legalizimet janë frenuar. Edi Rama nuk ka bërë asnjë dosje të re”, theksoi Tabaku.
Sipas ligjvënëses demokrate, Rama po bën të kundërtën e legalizimit falas, pasi po luan me pronat e shqiptarëve me pasionin e tij për rrënimin, po shemb investime të ligjshme, po shkatërron mundin e djersën e qytetarëve.
“Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët, se krekosja e tij mbi gërmadha e mbi dëshpërimin e qytetarëve, e sikur të mos mjaftojë kjo të dalë e të vërë gishtin mbi plagë, duke ua kujtuar edhe një herë, se ai ka gënjyer për Legalizimin Falas.
Jo vetëm ka gënjyer, por gënjen e gënjen, pa ndalim.
Por siç thotë proverbi, Edi Rama do t’i ketë vërtet këmbët e shkurtra”, theksoi Tabaku.
shushke e degraduar,allohahu te udhezofte.
MOJ JORIDA, LERI KEMBET E EDIT PO SHIKO FUSTANIN E LULIT
Nga ata qe do legalizohen mos prisni vote, sado tu thoni se Rama u genjeu.Vota do merni vetem nga ata qe kane grabitur prona e kane ndertuar pa leje per bisnese anes rrugeve e pallateve.
Kete kategori votuesish e meritoni ta merrni.Ju te udheheqes hajdute e mashtrues dhe votuesit tuaj po ashtu.
Ju nuk keni turp. Jeni bere si papagalle
Jorida pronat e bulces I legalizove ti. . Leke ke marr boll. Si ste vjen turp qe flet..
Hajdute ordinere
Jorida…..ai pallati qe po ndertohet tek 9 katshet mora vesh qe eshte prona jote….Po ja shihni hajrin mire bashkise ?