Jari më në fund e nxorri kokën. Deklaroi se ka për objektiv një mandat të dytë dhe se do të rikandidojë për president.
Pas deklaratës që tronditi thellë opinionin publik, Kunati u vu në hall, pasi Doktori i kërkoi të formuloheshin tezat përse duhet një mandat i dytë i Jarit për president.
I vënë në siklet dhe nga kërkesa e Doktorit, Kunati ju përvesh punës për të gjetur argumentat pro rikandidimit të Jarit.
E para, Jari duhet të rikandidojë, pasi gjatë mandatit të tij ai ka qenë një besnik i papërsëritshëm i Doktorit dhe Partisë Demokratike në tërësi. Duke qenë se ai u zgjodh nga Partia Demokratike, ai i qëndroi deri në fund besnike asaj, duke e bërë kështu legjitim mandatin e tij si president.
Nëse ai do dëgjonte këshillat e huaja apo të medies që i thonë se duhet të jetë një president neutral, atëhere ai do ishte jolegjitim, pasi do të tradhtonte votat që e kanë zgjedhur president.
E dyta, Jari është një president intelektual. Urimet e tij për festa fetare dhe Vit të Ri, janë shembëlltyrë e një intelektuali popullor, që flet me gjuhën e thjeshtë të rrugës dhe kuptohet nga çdo budalla. Është hera e parë në historinë e këtij vendi që urimin e një presidenti e kuptojnë dhe sikur t’ua lexosh fëmijëve në një kamp me romë, pasi ka gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, të tipit “fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta, mos kujto se të harrova, kartolinën ta dërgova”.
E treta, Jari është një diplomat i klasit të lartë. Ai si asnjë president tjetër e ka mbushur presidencën me katër këshilltar diplomatikë, të cilët kanë arritur kulmin e përsosmërisë së protokollit diplomatik në Presidencë. Ata nuk kanë lejuar që asnjë armik të hyjë në Presidencë dhe t’i tregojnë vendin armiqëve të brendshëm dhe të jashtëm. Meritën kryesore natyrisht e ka gruaja e Aldos.
Jari pasi pa se sa lartë e kanë çuar intelektin e Aldos këshillat e saj, e mori si këshilltare të katërt diplomatike dhe suksesi duket qartë.
Së katërti, Jari është një njeri i pakorruptueshëm. Edhe pse ka pasur mundësi të përfitojë nga fondet për njerëzit me aftësi të kufizuara, vetëm se ato fonde lëvrohen nga Erion Veliaj, ai nuk ka pranuar t’i shtrijë dorën duke treguar një integritet të lartë moral dhe politik.
Së pesti, Jari duhet të rikandidojë, për shkak se ai e ka unfikuar qartë pozitën dhe opozitën në vend. Opozita është e gjitha me të dhe pozita është e gjitha kundër tij. Kjo e ka bërë të qartë pluralizmin politik dhe i ka dhënë shanse demokracisë. Ata që pyesin se ku do t’i gjejë votat Jari për t’u bërë president, e kanë përgjigjen tek deklarata e të madhit Sali Berisha, që kjo qeveri do përmbyset para zgjedhjeve lokale dhe pas kësaj i hapet rruga zgjedhjeve të reja dhe Jarit për president. Ky është dhe sekreti pse Jari do të rizgjedhet. Nëse nuk ndodh kjo, atëhere Jari do të jetë në pritje të deklaratës tjetër të Doktorit, se kur do fitojnë pushtetin.
Pushtetin do ta fitojne kur te hipi derri ne fik.
Ose po vajti Berisha dhe Basha ne burg,e shumta pas dy mandatesh do jene ne pushtet.
Merakun e kam se Jari deri atehere do kete vdekur(larg qofte dhe u qaste afer)
Perseri Jari president? Prit, Jari, sa te te mbije bari…
Fjalimin qe ka mbajte para Papes ia ka shkru Agron Gjekmarkaj.Per te pakorruptum pyetni per vjehrrin e tij ne DR