Jolie si Papa, një anije shpëtimi për refugjatët e Mesdheut

6 Tetor 2014, 20:34Lifestyle TEMA

“Kur je duke luftuar për jetën në det, edhe më jo besimtari do të lutej për shpëtim.

Imagjino pastaj kur në horizont nuk duket thjesht një varkë shpëtimi e frymëzuar nga Papa Françesku, po vetë ylli i Hollivudit, Angelina Jolie”.

Me këto fjalë e ka përshkruar CNN, vizitën e yllit Jolie në Maltë, e cila takoi refugjatët sirianë, të cilët i shpëtuan vdekjes në përpjekjen e tyrë për të arritur Europën.

“Ne duhet të kuptojmë se çfarë i detyron njerëzit që të marrin hapa të tillë,duke rrezikuar jetët e fëmijëve të tyre duke hipur në këto anije të pasigurta”,- tha Jolie, e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Megjithatë Jolie nuk është e vetme në misionin e saj për të shpëtuar këta njerëz.

Një çift i pasur filantrop e ka mbështetur fushatën e saj, duke thënë: “Bota duhet të zgjohet dhe të shoh shkallën e kësaj krize”.

Ata kanë vënë paratë e tyre për të lëshuar në det një anije shpëtimi frymëzuar nga kreu i VatikanitPapa Françesku.

Këtë gjest për shpëtimin e emigratëve e ka bërë edhe një çift i thjeshte, duke e konvertuar anijen e tyre të peshkimit në një anije në ndihmë të refugjatëve.

Chris dhe Regina Catrambone me anijen e tyre Phoenix kanë arritur të shpëtojnë rreth 2000 persona që të kalojnë Mesdheun nga brigjet e Afrikës Veriore, duke u kthyer kështu në anijen e parë private që bën diçka të tillë.

3 komente në “Jolie si Papa, një anije shpëtimi për refugjatët e Mesdheut”

  1. Wendy-B says:

    Admirim per Jolie dhe ata qe kontribojne ne shpetimin e jeteve qe largohen per nje jete me te mire.

    A thua edhe @plaku dhe deti do ta perdori varken e tij modeste per kete mision fisnik.

    1. Poshka says:

      Plaku shkrete ka i varke peshkimi pa leje qe e perdor te liqeni artificial per te kap noi cift.

  2. Albo4life says:

    Angelina Jolie eshte shume zemergjere edhe bujare. Nuk e ben cdokush kete. Te dy edhe Jolie edhe Brad Pitt ndihmojne shume njerez ne nevoje. Keto shembuj na duhen. Te gjithe duhet te ndihmojme sado pak te tjeret sidomos ne Shqiperi pastaj jashte. Ndihmo popullin tend perpara pastaj edhe te tjeret pak e nga pak, nuk eshte e thene qe ti marri te gjitha Afrika ose Siria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje