Reforma në drejtësi/ Basha: Gjithëpërfshirje, jo për të kapur sistemin

6 Tetor 2014, 11:13Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti vullnetin e opozitës për reformën në drejtësi, por apeloi që ajo të bëhet me gjithëpërfshirje dhe me ekspertizën europiane. Basha u shpreh se kjo reformë nuk duhet të behet me qëllim kapjen e sistemit të gjyqësorit, sikundër sipas tij,  është tentuar deri më tani nga qeveria.

Kreu i opozitës ky shkak si dhe prania e individëve me precedentë kriminalë në Kuvend, janë dy nga arsyet madhore që opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me parlamentin.

“Për arsye që dihen botërisht opozita ka ndëroprerë marrëdhëniet me parlamentin. Drejtësia është një temë e madhe që ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, në radhë të parë nga Parlamenti dhe Qeveria.

Sundimi i ligjit dhe zbatimi i vendimit të gjykatave është parësore. Jemi sot këtu për zbatminin e ligjit, ndonëse shumica ka vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatave, për herë të parë. E përsëris për herë të parë. Tema tjetër e konfliktiti me shumicën ka të bëjë me integritetin e ligjvënësve.

Prania si kurrë më parë në trupën e ligjvënëse, të individëve të dënuar më parë, kompromenton rëndë, integritetin për të marrë përsipër rolin për këtë reformë. Opozita e sotme ndryshe nga ajo e djeshmja mbështet këtë reformë në rrugëtimin evropian” , tha Basha

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet mbështetur në shtylla kryesore, në pavarësinë e gjyqësorit nga politika, si dhe nga konsolidimi i sistemit të drejtësisë, sa i përket përgjegjësisë dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Basha theksoi se deri më tani Qeveria nuk ka treguar vizion dhe platformë për reformën në drejtësi, por vetëm të kapë sistemin gjyqësor përmes paketave të personalizuara dhe pa konsultime me ndërkombëtarët.

“Më lejoni t’ju them se ne kërkojmë një model europian p[ër reforminin e drejtësisë, që bazohet në transparencë, pavarësi, dhe efiçencë. Ajo bazohet në dy shtylla.

E para qeveria duhet të mbajë duart larg nga gjyqësori. Së dyti konsolidimin e gjyqësorit, përmes rritjes së rolit të tyre në përgjegjësi për llogaridhënie para qytetarëve dhe askujt tjetër. Reformimi i drejtësisë duhet bërë pa bërë kurban pavarësinë e saj. A mund të ketë model në drejtësi, kur qeveria miraton natën dhe pa asnjë konsolidimi, paketa të personalizuara që synojnë kapjen e drejtësisë, si ajo e 31 korrikut që synon kapjen e magjistraturës KLD me një goditje, dhe kthimi mbrapsht nga Presidenti u hodh posht.

Ju rikujtoj se kur partnerët ndërkombëtarë kërkuan pritjen për ardhjen e ekspertëve europianë u justifikua me faktin se jemi në emergjencë, dhe kjo kishte të bënte me shkarkimin e anëtarëve të KLD. Populizmi nuk është zgjidhje, është mungesë vizioni, një jorgan për të mbuluar axhendën politike, reforma kërkon vizion kërkon platformë, deri tani ka kaluar viti dhe kjo mazhorancë nuk ka paraqitur asnjë vizion, asnjë platformë”, tha Basha.

3 komente në “Reforma në drejtësi/ Basha: Gjithëpërfshirje, jo për të kapur sistemin”

  1. skrap says:

    Puna eshte se ky sistem eshte i kapur nga ju dhe ka nje hisiori tragjike per fatet e individit,shoqerise e demokracise ne Shqiperi.Ne radhe te pare ky sistem militantesh i montuar ne 8 vjet duhet c’montuar e paditur para drejtesise per zullumet qe kane bere duke anashkaluar pa gjykuar ngjarje,tragjedi e vjedhje qe kane tronditur gjithe boten si Gerdeci,21Janari etj.etj.Mire do te jete qe njerezit viktima te ketij sistemi mafioz te drejtesise te denoncojne praktikat e ceshtjet e tyre kur jane rrjepur e shfrytezuar e poshteruar nga kjo lloj drejtesie.

  2. andromeda says:

    S’ka reformë në drejtësi pa dhënë llogari për abuzimet marramendëse me pushtetin të qeveritarëve të mëparëshëm ku bën pjesë shefi yt dhe ti vetë. Përndryshe vari k… reformës.

  3. indrit says:

    Ore gjytryn mjeran i pafytyre ku e kishit gjthperfshirjen juve kur zgjodhet alogun jain president,ju kini frike te forcohet drejtesia se juve i kini duart e lyera me gjak+vjedhje o njeri i pafytyre,funderrinat e sharres..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje