Meta: Disa nga anëtarët e KLD nuk japin llogari para ligjit

6 Tetor 2014, 10:34Politika TEMA

Reforma në sistemin gjyqësor, duhet të jetë e pavarur nga politika, por jo nga zbatimi i ligjit, pasi në të kundërt ajo godet besimin e qytetarëve, zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit Ilir Meta në tryezën e thirrur nga presidenti i Republikës në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa e konsideroi reformën si një domosdoshmëri, Meta theksoi se ajo vjen në kuadër të forcimit të zbatimit të ligjit, pasi siç u shpreh ai, në shumë raste kjo nuk ka ndodhur, çka ka sjellë edhe pakënaqësi nga ana e qytetarëve.

Në vijim, kryeparlamenti nënvizoi se qytetarët shqiptarë janë të pakënaqur me drejtësinë në vend dhe se presin një sistem gjqësor të paanshëm dhe efektiv.

Meta shtroi problemin e vendosjes së kritereve për anëtarët e sistemit të drejtësisë, mes të cilëve edhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas tij, disa nga anëtarë të sistemit të drejtësisë, mes të cilëve edhe të KLD, nuk i binden llogaridhënies.

Në çështjen e dytë besoj se duhen vendosur kritere më të qarta për anëtarët e sistemit të drejtsisë. Kjo është e vërtetë edhe për KLD që përçon vullnetin e Kuvendit për zbatimin e ligjit. Unë jam mëse i sigurt se disa anëtarë nuk i binden llogaridhënies.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një domosdoshmëri e së tashmes por edhe e së ardhmes, pasi ajo do të rrisë besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhvillimin e vendit, procesin e integrimit”, tha Meta. 

Kreu i Kuvendit u shpreh se për një sistem drejtësie të paanshëm, nevojitet transparencë dhe llogaridhënie, të cilat do të sjellin pasoja edhe në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Sipas tij, problemi më i madh në vend mbetet zbatimi i ligjit në praktikë, çka sipas tij duhet konsoliduar.

Lidhur me këtë Meta vlerësoi mbështetjen e ndërkombëtarëve, ku theksoi se rekomandimet e tyre, do të jenë udhërrëfyesi për reformën në drejtësi.

“Nuk mund të ketë pavarësi reale nëse nuk ka transparencë, llogaridhënie. Ato do të sjellin madje pasoja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi të ndërgjegjshëm se problemi më i madh është zbatimi i ligjit në praktikë. Kjo praktikë, në rastin e reformës në drejtësi duhet të jetë më e konsoliduar. Rekomandimet nga KE do të jenë udhërrëfyes i kësaj reforme”,  tha Kreu i Kuvendit.

“Falenderoj Presidentin për iniciativën e tij për reformën në sistemin gjyqësor. Ky është një rast i mirë për reformën në sistemin në drejtësi, jo si një qëllim në vetevete, por si një domosdoshmëri për rritjen e zbatimit të ligjit.

Përshëndes pjesëmarrjen e opozitës, dhe shpresoj të jetë hapi i parë drejt rikthimit në jetën parlamentare. Drejtësia e mohuar godet besimin e njerëzve, pengon integrimin e vendit dhe zhvillimin e tij. Sistemi i drejtësisë duhet të ndryshojë pasi shumëkush është i pakënaqëur. Që në fillim të këtij viti ne kemi parashtruar nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Unë besoj se opozita do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë reformë, që do të na afrojë edhe më tepër me integrimin e vendit. Me reformë në gjyqësor priten të krijohen kushte për të qenë i pavarur nga poltika, por jo e pavarur nga zbatimi i ligjit siç ka qenë në shumë raste. Qytetarët presin një drejtësi efektive, të shpejtë dhe të paanshme”,  theksoi Meta

 

7 komente në “Meta: Disa nga anëtarët e KLD nuk japin llogari para ligjit”

  1. Bato says:

    O Zot foli Blloku!

    Ndizi nje qiri Sales, Ariana Fullanit dhe parave qe ke vjedhur gjithe jeten, se perndryshe do kishe zene cepin e qelise o kalores i drejtesise se pavarur.

    C’komedi, kur flet edhe ky!

  2. arberia says:

    E SI MUND TE JETE E PAVARUR NGA POLITIKA DREJTESIE,KUR GJYQTARET I ZGJEDHIN POLITIKANET E JO POPULLI.ATA JANE PO AQ TE RENDESISHEM SA VETE DEPUTETET,KESHTU QE DUHET ZGJIDHUR PROBLEMI NE THEMEL.

  3. skrap says:

    Hahaha,keto rekomandime nderkombetaret i japin me baze mosdenimin e aktivitetit ilirjan….Kemi rekomandime nga nderkombetaret shoke,haha!

  4. tarrasi says:

    edvini dojauham mun tegjith prokurorvr dhe gjygjtarve doket tjeter reform ne drejtesi pas kater vitev drejtsi me komunistet nuk ka as sdoket kurr me

  5. Siguria says:

    Te kesh dy bythe nje ta cjerrresh e nje ta mbash kur flet ky per luften kunder korrupsionit.Oiiiii

  6. Une jam, ti je. says:

    O kobure kute kam qe t’ja heq vete! Edhe ky bicim ka fyture te flase per reforme ne gjyqesor?! I shkreti popull ne duart e kujt ka rene!

  7. Piloja pe Korçe says:

    Ky është një copë mishi me dy sy !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje