Reforma e drejtësisë/ Nishani bën bashkë Ramën e Bashën, që megjithatë shmangin njëri-tjetrin

6 Tetor 2014, 10:03Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka mundur të ulë në një tryezë kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Siç ishte paralajmëruar, ata kanë pranuar të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Nishani për reformën në drejtësi.

Por, mësohet se para nisjes së takimit, Rama dhe Basha nuk ia kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.

“Kam marrë përgjegjësinë kushtetuese dhe qytetare të angazhohem me kontribut konkret në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Prania e tre pushteteve, do të thotë se kjo reformë do të ketë të gjithë përkushtimin, vëmendjen dhe mbështetjen që ajo meriton, e koordinuar kjo dhe me vëmendjen e partnerëve, e bën të vetmen rrugë për kryerjen dhe suksesin e kësaj reforme. 

Nuk është një iniciativë simbolike, por një nismë serioze për të krijuar një reformë serioze, e cila duhet të jetë tërësore, gjithëpërfshirëse dhe e orientuar drejt parimeve evropiane për një gjyqësor të paanshëm”, tha Nishani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës nëpërmjet Komisionit të Venecias, do të monitorojnë çdo hap të reformës në drejtësi për të cilën sot në këtë tryeze palët do të japin opinionet e tyre për të arritur ne konkluzione të përbashkëta që duhen ndjekur për kryerjen e kësaj reforme.

“Eshtë nismë serioze për të kryer një reformë serioze. Duhet të jetë tërësore dhe gjithëpërfshirëse”, vijoi Nishani.

Duke falenderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë tryezë, Kreu i Shtetit, tha se reforma në drejtësi duhet orientuar drejt parimeve evropiane për një gjyqësor të paanshëm”.

“Ndjehem i motivuar që sot jemi mbledhur për të rrahur bashkërisht një temë që është shqetësimi i shoqërisë sonë. Si President, kam marrë përgjegjësinë kushtetuese dhe qytetare të angazhohem me kontribut konkret në reformimin e sistemit të drejtësisë. Prania e tre pushteve, do të thotë se kjo reformë do të ketë të gjithë përkushtimin, vëmendjen dhe mbështetjen që ajo meriton”, u shpreh ai.

Duke e cilësuar tryezën si një mision madhor që do të hedhë shtyllat mbi të cilat do të ngrihet reforma, Nishani u shpreh se  prania e të gjithëve do të thotë që kjo reformë do ketë përkushtimin, vëmendjen dhe mbështetjen që ajo meriton.

“Përkushtimi i koordinuar me mbështetjen dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve përbën të vetmen rrugë për kryerjen me sukses të kësaj reforme”, tha ndër të tjera Presidenti.

Nishani theksoi superioriteti i Kushtetutës në hierarkinë e së drejtës është shumë e rëndësishëm në ruajtjen e shtetit të së drejtës.

“Drejtësia duhet të jetë një themel të funksionim të shtetit të së drejtës. Pavarësia, paanshmëria dhe eficensa e gjyqësorit duhet të respektohet nga cilido qoftë shtetar apo qytetar i thjeshtë”, apeloi Kreu i Shtetit.

Në vijim ai shtoi se “në rrugëtimin tonë kemi mësuar që çdo institucion, çdo qytetar dëshiron që të shijojë frytet e reformës, e cila synon të hedhë shtyllat kryesore mbi të cilat do ngjizet reforma në drejtësi. Nisur nga ky qëllim ftoj të pranishmit të përvetësojnë kritikat e agjencive ndërkombëtare, t’i shfrytëzojmë si pikënisje se ku duhet të bazohet reforma në gjyqësor. Këtë tryezë, të mos e shikoni si aktivitet protokollar që ul kreun e shtetit, hap konkret në një misin madhor”.

Statusi i gjyqtarëve ka nevojë për tu përcaktuar drejtë. Një status profesional, i caktuar në referim të viteve të shërbimit dhe performancës do të ndihmonte në identifikimin e kapaciteteve më të mira në radhët e gjyqtarëve”, tha Nishani.

Sipas tij, ka nevojë për reformim vetë ligjit që përcakton burimet e furnizimit të gjyqtarëve, që sipas kreut të shtetit deri tani është i kufizuar. Presidenti Nishani tha se studentët që vijnë nga perëndimi janë një potencial rezervë deri tani i pashfrytëzueshëm, i cili në vijim duhet parë si burim nga i cili të dalin gjyqtarë dhe prokurorë.

Nishani përmendi edhe mungesën e Gjykatës për trajtimin e minoreneve që përfshihen në vepra penale, duke ngritur nevojën e trajnimeve të veçanta të gjyqtarëve për të ndjekur këto çështje.
 
“Kjo tryezë synon të hedhë shtyllat mbi të cilat do të ngjizet kjo reformë. Do doja të ftoja të pranishmit të përvetësojmë kritikat, vlerësimet e agjencive ndërkombëtare, t’i bashkojmë me mendimin e faktorit vendas dhe t’i shfrytëzojmë si pikënisje për reformën”, theksoi Nishani. 

11 komente në “Reforma e drejtësisë/ Nishani bën bashkë Ramën e Bashën, që megjithatë shmangin njëri-tjetrin”

  1. polis says:

    po i zien bytha tani nishkes…e ka te kote…ligjin do e beje edi rama,ka marre votat, ka BESEN e popullit…

  2. ATEISTET,INJORANTET DHE CIFUTET JAN SHOK TE DERRAVE DHE MAJMUNAVE says:

    KLLUFAT, KRYE HAJDUTET dhe TE KOTET.

    SE SHPEJTI KESAJ HIPOKRIZIE DO TI VIJE FUNDI.

  3. Vladimir says:

    Kjo reforme dhe gjithperfshirja ne kryerjen e saj jane teper jetike per demokracine dhe perparimin e Shqiperise ne rrugen Europiane. Por… dhe ka nje por te madh, si mund te besh reforme dhe te mendosh nje projekt europian gjitheperfashires ne drejtesi me çunaket e Jozefines dhe me horrat me mustaqe te Saliut. Me pare duhet te pastrohen pa asnje hezitim te gjitha ata militante pa asnje vlere qe qeveria e mepareshme katapultoi ne detyrat me te rendesishme shtetrore pa pyetur askend, as opoziten, as shoqerine civile, as Europen dhe as Ameriken. Vetem mbasi te pastrohen hauret ja vlen me te vertet te ulesh seriozisht me opoziten dhe me te gjithe faktoret vendor dhe nderkombetare.
    Dua ta theksoj faktin qe nuk do te kete kurre stabilitet ne kete vend derisa palet te bien dakord per emrimet ne detyrat e larta shtetrore.
    Ky pushtim e turpshem i shtetit nga Saliu shpresoj te kete qene i fundit. Kurre me presidente qe kane urdheruar me shkrim e me fjale pushimin nga puna te veprimtareve te partise kundershtare. Le t’ju kthemi vlerave intelektuale te Shqiperise. Aty jam i bindur qe do te bashkohen te gjitha palet.

  4. Eshte lapsus apo keshtu shkruhet”…Prania e tre pushteve…”

  5. Titi says:

    Nuk ka reforma te mirfillta pa hequr qoft edhe me referendum ate fare presidenti. Te propozohet Mojsiu ose Topi.

  6. nori says:

    Νe shqiperi ka vetem pseudointelektuale dhe pseudopolitikane .gjithe derrat nje turi kane dhote populli por akoma nuk e keni marre veshe se keto jane lojra dhe keklama pa vlerese se ne shqiperi po nise te behet dicka .shqiperia dote behet vetem atehere kur kjo kaste politike te jete shfarrosur komplete pasi kane lidhje me te kaluaren jane qe te gjithe kelyshe te enverit dhe te larove qe kishte nga pase….

  7. teuta says:

    Z Rama , te kuptojme qe je i detyruar t’i thuash derrit daj,te ulesh ne tavoline me njerz qe e kane venidn ne burg,por mos harro premtimin qe u ke dhene shqiptareve per drejtesin.Me Nishan,Zaganjor,Llalla Basha e disa mostra si keto nuk mund te behet reforme.Larg nga keta bandit.

  8. Treviso says:

    Per te marre nisma serjoze duhet te jete nje president serjoz, qe vendit i mungon. Jo vetem kaq por dhe opozita duhet te jete serjoze, qe nuk eshte.

  9. ghhjhh says:

    Te presesh te ndreqesh sistemin me xhin xhonin eshte tja Suresh vetes. Teatri i kukllave te degjoje jarin,xhinin dhe dhallen.

  10. taku says:

    O teuta hrrove Meten me duket,apo je shoqia Monikes.Ai shte DERRI qe po i thote jo Daje por Vlla Rama.

  11. bruins says:

    Presidenti s’eshte ne rolin e vet kur shpreh mbeshtetje e vemendjen nderkombetare qe do te thote se aktoret politike ne shqiperi nuk besojne njeri tjetrit,atehere: A eshte presidenti simbol i unitetit kombetar ? Perse presidenti se mori kete reforme kur ne qeveri ishte PD ? Mire eshte qe presidenti ti hape rruge atyre qe e inicuan kete reforme apo kane deshire me ndryshu. Presidenti ne emer te kushtetueses do te ruaje influencen politike ne drejtesi me mbrojt “Familjen” nga mekatet. Indeksi i reformes do te jete Penalizimi i familjes politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje