Banka e Shqipërisë i ka dhënë një informacion të cunguar Prokurorisë në lidhje me mënyrën sesi administroheshin paratë në kasafortat e saj.
Kjo konfirmohet nga burime nga grupi hetimor, i cili prej disa muajsh po heton në lidhje me vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i BSH. Nisur nga kjo situatë, grupi i hetimit ka ngritur dyshimet se shkelja e rregullores së Bankës së Shqipërisë nga ana e punonjësve mund të jetë mëi madh sesa ai i zbuluar.
Hetuesit po verifikojnë me vëmendje edhe mundësinë e implikimit të personave të tjerë brenda bankës që mund të kenë shpërdoruar detyrën apo më keq akoma të jenë të përfshirë direkt në këtë skandal.
Prokuroria tashmë i ka komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës ish Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi. Prokurorët shkuan në burgun 313, ku qëndron Golemi, dhe në prani edhe të avokatit mbrojtës, i kanë komunikuar asaj akuzën si dhe provat paraprake që disponon organi i hetimit.
Elivar Golemit, si një ndër provat e administruara kundër saj, i janë paraqitur të gjitha dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të bëra gjatë seancave të marrjes në pyetje të tyre. Në këto dëshmi, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës kanë rënduar pozitat e ish kryeinspektores duke i ngarkuar asaj jo pak përgjegjësi.
Nga ana e saj, Elivar Golemi, gjatë seancave gjyqësore në shkallën e parë dhe në apel, ku është njohur me masën e sigurisë së arrestit me burg, ka mohur kategorikisht të ketë shkelur ligjin dhe ka theksuar se raportimet e saj përpara këshillit mbikqyrës kanë qenë periodike.
Ish Inspektorja e Përgjithshme e bankës pak ditë më parë dorëzoi edhe rekursin në Gjykatën e Lartë nga ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë së arrestit me burg. Në Gjykatën e Lartë ka bërë rekurs edhe ish guvernatori Ardian Fullani, i cili ndodhen në arrest shtëpie.
Shtet shkerdhate.
Hajutet dhe vrasesit dalin te palare me procedure.
Burg dhe vetem burg per hajdutet.
Parate nuk numeroheshin, por peshoheshin me kile,as tek tek Sudja nuk veprohej keshtu.Banka Shqiperise eshte nje fole hajdutesh dhe duhen denuar te gjithe.Ti priten duart Nishanit per emerimin e guvernatorit te ri.Ceshtjen ta marre ne dore parlamenti/
ajo dihet pse bertiste sala?-sa do dalin me guvernatorin e huaj…..prisni as 10% nuk kane dale….ah mor popull,ne duart e kujt re 23-vjet,iku ajka e inteligjences,mbeten plehrat,kriminele,hajdute dhe ja perfundimi…
Fullani nuk ishte i vetem ne kete skandal ,qe ndodhi ne BSH ,por ishte dhe zevendesuesja e tij Elizabeta Gjoni qe per cudi te te gjitha nuk u arrestua.BSH ka sherbyer per nje sere skandalesh finaciare me te medha sic jane transfertat e shu ta dhe te dyshimte te bera 8 vjetet e kaluar,prandaj hetimet te tbellohen se jane tallur me parate e shqiptareve.
Asgjë nuk bën dot prokuroria është bandë më e rrezikëshme se banda e bankës dhe ka të njëjtin kordinator, popull skllav nuk reagon
Problemin e bankes Kombetare nuk e zgjidh dot prokuroria apo gjykata. Po te vazhdohet keshtu problemi i bankes do te mbyllet shume shpejt, me dy te burgosur dhe te tjeret dalin te pafaqshem. Cfar ka ndodhur ne banken Kombetare do te dale kur te zgjidhet nje person i huaj ose nje specialist nga rradhet e popullit. Banka Kombetare, minimumi ka 4 vjet jo qe eshte vjedhur por eshte plaçkitur nga nje grup i madh i personelit duke u ndihmuar nga qeveria mafjoze.
Opsioni tjeter eshte; Te thirren hetues dhe financjer nga Bashkimi Europin per te kontrolluar banken Kombetare. Po te behet kjo e fundit, ish kryeministri kriminel sebashku me don Fullanin perfundojne direkt ne burg.
Po ,vertet nje propozim i mire:ne ka specialista te mire ne kete fushe!
Edhe le te pyete prokuroria sviceranet qe Kane sjell paret e reja ne shqiperi per numerat e série:ato cdo vjet e Kane te registruar!
PS:eshte verte cudit pse liste tone te medhenj nuk ndihen faire as per nje propozim te thejsht si te na ndihmoj ne rastin e bankes!teper ngusht me fullanin na ishte ambasadori?
Fullani i ka menaxhuar leket e shqiptareve me peshore,
shtyp 5 ton lek ne zvicer dhe perndai me kuinjtal.
Fullani ka shperndare tek miqte e vete nga 100 kg 200 kg leke.
Banka e shqiperise nuk i ka numuruar ndonjehere leket vetem i ka peshuar.
kooperative e tipit te larte.
co diku nje furgon me lek dhe tek nje tjeter gjysem furgoni lek.
hallall i thone ndaj jemi vendi me i varfer ne europe dhe ca shkerdhata si Fullani dhe cunat e tyre jetojne si te jene sheiket e arabise.
te shohim si do mbaroj kjo histori.
Kush ta tha kete ty ilir. Ti beson cdo gje qe thuhet kjo eshte e keqja jote. Pastaj fillon e sajon. Keshtu Ilir do shkosh per lesh shume shpejt me rilindjen tende. Ngelet duke thene ai ka vjedh ky ka vjedh ata kene vjedh dhe asgje me shume. Tani do filloni ti thoni dhe njeri tjetrit shume shpejt.
Kjo u mor vesh tani qe eshte vjedhja me madhe e popullit shqiptar
qe kur eshte formuar shteti shqiptar.
Rama ka per detyre tu sqaroj shqiptareve cka ndodhur me banken e shqiptareve
per te gjitha keto vite.
se ka gjetur as kontrolli e shtetit
as banka boterore askush qe ne shqiperi qarkullojne leke te pa regjistruara.
te pyetet zvicra sa leke jane shtypur qe te dale sa leke ka cuar ne zvicer ne llogarite e veta Fullani.
Fullani eshte per tu varrur me koke poshte deri sa te tregoj se ku i ka cuar leket.
se vetem ai i di te gjitha.
nese nuk e ben qeveria kete gje, do te dale ndonje cun i zgjuar qe ka per ta bere per hesap te vete kete biznes.
Fullani cun i zgjuar zbuloi se nuk ka nevoj te fitosh ndonje tender per te fituar ndonje lek.
mjafton qe te shtypesh ca lek ne zvicer dhe te mbushes xhepat.
Bukur
Populli thote , kur do te fale edhe ndonje gabim : ” Nuk shitet Kali me nje te penguar ” kete argument mendoj une per zotin Arben Malajn < mendoj se eshte personi i duhur per te bere auditin dhe shendoshjen e punes ne kete Institucion .
Keshilli drejtues dhe te gjithe drejtoret e medhenj te bankes ne burg.
por nuk ndodh
shqiptaret do te paguajne me shume taksa per te zvendesuar vjedhjen.
Ne Banke jane vjedhur shuma kolosale parashe.Ajo qe deklarohet tani 7 miljon dollare Eshte vetem maj
Nuk po e marre vesht se cfare po behet.!!Vetem nga te dhenat e publikuara ,rezulton se ne Banken e Shtetit ka ndodhur nje Katrahure e paprecedente.Prokuroria nuk duhet ta zgjasi.Ta rifuti Mrena Full-Hajnin dhe Shoket e Tij.Mos u Tallavituni shume ,ceshtja eshte shume e qarte ,Vjedhja eshte bere Masive dhe e Organizuar nga Kreret( Guvernator +Keshilli Mbikqyres)
Ato kryesoret qe te cojne ne vend burimin e sigurt i ka hanger gomari.Kaq iku dhe fajsia.Tashti,per munges provash tu jepet liri rreshtit hajduterise.
Qenka bere hataja ….. para me ton apo kv. cfar eshte bere ne BSH – dhe vonojne gjykimin – fajtoret nuk kan per kerkuar vete gjykimin – fajsine prandaj eshte prokuroria e gjykata .
Te gjenden parat .
paska patur te drejte ngjela kur tha qe jane vjedhur dyqind milion dollare!
Arben bora,djali i ramiz alise ,me thesarin e bankes shqiptare, hap banke private ne France e svicer!…
Tash nje tjeter arben bora vepron njesoj!