Avokat Spartak Ngjela shprehet spektik në lidhje me tryzën e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani në lidhje me reformën në drejtësi. Ngjela e konsideron thirrjen e kësaj tryeze si një tentativë nga opozita për të marrë nën kontroll procesin, ndërsa e konsideron Kreun e Shtetit si një president politik.
“Bujar Nishani ka treguar tashmë që është një President politik dhe përpjekja për nisjen e reformës në drejtësi është thjesht një tentativë e opozitës për t’a marrë procesin nën kontroll.
Në dy dekada ne nuk kemi arritur të prodhojmë një sistem drejtësie profesional e të paanshëm, dhe nje reforme reale ka nevojë për ringritjen e sistemit nga fillimi duke përfshirë edhe ndërhyrjet në Kushtetutë”, thekson Ngjela, një ditë përpara mbajtjes së tryezës së thirrur nga kreu i shtetit
Në vijim ish-ministri i Drejtësisë thekson se reforma në drejtësi është ndër togfjalëshat më të preferuar të politikanëve e ndër vite nuk kanë munguar përpjekjet për të nisur një proces real ndryshimi në sistemin e drejtësisë.
“Nevoja për këtë reformë bëhet akoma më e mprehte tani që ajo është edhe kushti kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian”, thekson Ngjela.
Tryeza për reformën në drejtësi do të mbahet në Hotel Tirana në orën 09:30 të së hënës, ndërsa në të pritet të marrin pjesë kryeministri Rama, kreu i PD-së Basha, anëtarët e Komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtues të institucioneve kushtetuese, anëtarë të KLD, si dhe përfaqëues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë dhe asistojnë Shqipërinë përsa i takon sistemit të drejtësisë.
Ngjela je i madh! Ky eshte nje paralajmerim, por nuk besoj se Rama dhe ustallaret qe ka perreth ta hane kete koqe ulliri!
bravo ARTAK!!!!!!!!!-je i gjithanshem…ky funderrinemundohet ti paraprije…fsheses jane urdhrat e kriminelit sale, te bejne te mundur te lene njerez te inkriminuar,fuck sale,lule,e kriminele te tjere…ju erdhi fundi…SA PO GEZOHEM>>>>>>>>>
Nuk ka rendesi se e beri thirrjen Bujar Nishani, per reformen ne drejtesi.
Rendesi ka qe reforma te behet siç duhet, duke mbajtur larg politiken.
Sistemi i drejtesise duhet te behet me kushtet qe kerkojne standartet nderkombetare. Nuk eshte vetem Shqiperia qe ka nevoje per reforma ne drejtesi. Ka shume shtete Europiane qe kan nisur punen per reforma te rendesishme ne sistemin e drejtesise.
KESHILLI I larte I drejtesise duhet te shkrihet sepse ai nuk e ben punen, per kontrollin-rregullimin e sistemit te drejtesise qe eshte I korruptuar,sa me shpejt te shkrihet me mire do jete per shqiptaret.
A duhet te vihet ne drejtesi qe nje i koruptuar te :
1-cdemtoje me mbi vlere inetesi, ne te holla si dhe me sekuestrim pasurije nese provohet qe ka demtuar shtetin apo privatin ? Cfare kuptim ka qe nese une kapem me $100.00 dhe detyrohem po per kaq te denohem? Po te tjerat qe nuk dihen. Po demi ne interes vlere kohore ?
2-denim me vuajtje ne pune publike, ku drejtusi i punes publike te jete i kujdesshem se nese toleron dhe koruptohet edhe ai do ta pesoje si vete i denuari.Denimi vetem me burg, pa cdemtimin e lartpermendur,eshte nje shprehje “e kenaqeshme” per vjedhje koruprive sa me te medha.
3-humbja e te drejtes se pensionit shteteror nga i koruptuari, si person qe ka veprimtari te fshehte, anti ligjore, per koruptim, vjedhje ?
-denim si per ate qe korupton dhe ate qe koruptohet.
Po e hengret ju,ne djall vafshi me gjithe ne qe duam te shkojme ne Europe.