Rama: Legalizim vetëm shtëpive, jo mejhaneve të të fortëve

5 Tetor 2014, 14:00Politika TEMA
Rama: Legalizim vetëm shtëpive, jo mejhaneve të të

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Twitter aksionin e INUK për prishjen e  ndërtimeve pa leje, ku shprehet se shumë prej pronarëve të bizneseve pa leje justifikohen me faktin se janë në proces legalizimi.

Rama sqaron se do të legalizohen vetëm shtëpitë e njerëzve dhe jo bizneset e ndërtuara në rrugë.

Duke i cilësuar këto objekte si “mejhave të të fortëve”, Kryeministri thekson se pavarësisht pretendimit të tyre se janë duke u legalizuar, të vetmet objekte që do të legalizohen do të jenë shtëpitë e njerëzve.

 “Jam në proces legalizimi thonë shpesh këta, por legalizohen shtëpitë e njerëzve jo mejhanet e “të fortëve” nëpër rrugë”, shkruan Rama.

14 komente në “Rama: Legalizim vetëm shtëpive, jo mejhaneve të të fortëve”

  1. Aleksandër Matrënga says:

    Dhe shtesat e te forteve qe bllokojne rruget e nje komuniteti te tere.Nje i forte i tille ,na ka bllokuar kater here rrugen per nje pallat qe ka ndertuar ,tani ka ngushtur rrugen per te bere shkallet dhe justifikohet se arkitekti i kishte harruar ato ne projekt.Keshtu ngushtoi rrugen me llamarina tre metro .Kjo eshte nje nga nga shume arsyet qe Tirana eshte bere e pabanushme.Qeveria duhet ta çoj deri ne fund kete detyre,per te sjell pak drejtesi ne popull.

  2. anonim says:

    kur po fillohet me shkodren sepse ketu ndertimet pa leje i kane marre frymen qytetit…nuk ka ngele pellembe vendi i gjelber…gjithcka Gri betoni duke filluar nga lokalet ne qender te shkodres dhe duke u shtrire ne gjithe hapesiren….Hapesirat ne mes pallateve,lokalet me emer ne qender,lulishtat e zena,rruget e qytetit te zena….te vesh duart ne koke…

  3. arben says:

    Bravo Rama! Politike teper e drejte, legalizoni vetem ata qe duan nje shtepi per te jetuar, per t’ju dhene goditjen e duhur te forteve te lagjeve qe kane zene hapesirat publike qe i perkasin banoreve dhe qe edhe sot po kapardisen se nuk kane se cfare ju bejne se i kane rregulluar punet! Cojeni deri ne fund aksionin e nisur, por jepuni edhe ndeshkimin e duhur! Prishja nuk mjafton!

  4. Pöshka says:

    Bjeri prishja te gjitha shkerdhatave se na e shpifen me ato ndertime rrangalla

  5. xheni says:

    A quhet i forte Koco Kokedhima?

  6. astrit says:

    Jane ne proces te vjedhjes legale!

  7. Ilir says:

    Love love love.kur degjoj keto fjale keto shprehje me behet zemrA MAL .edo mbi 90%e shqiptarve e mendon si ty , Just do it PLEASE ,jepi zerin e duhur shpreses tone. Ne jemi shumica.

  8. lala says:

    te veproje ligji nuk ka te forte e te dobet se u beme copa nga injorantet e plepave aty te filloj ligji ispastrimit

  9. hamzai says:

    O pika o te shkrete qe tall b Ed Rama me ju, o njerez te trashe, po pse nuk ja prosh Koco Kokedhimes Rama ? Keto jane hallet me te medha qe ka ky vend ? Prit prit se nuk keni pare gje akoma.

  10. Charlie says:

    Ne fakt ne foto ke Ges Sheqerin verja vet emrin ca eshte shtepiak apo i fort ose biznesxhi

  11. Gezim says:

    Per kete rast kryeministri genjen hapur , ky ndertimit qe shikoni eshte qe ne Vitin 1940 dhe eshte prone e nje familje tiranasve te vjeter, me prone e certifikate me emrin L. B I cili kishte marre leje rikonstruksioni ne bashki leje per kryerje punimesh te rregullt, pasi I kishte Rene catia dhe hod hi sole te te re, vajten Si bande pa asnje leter dhe ja prishen njerez ve te ndershem dhe me certifikate e pronesi objekti ne menyre banditeske , me e turpshme per kryeministrin qe Ben show pa u informuar per te verteten. inuk duhet cuar ne prokurori te gjithe ata qe prishen nje prone te ligjeshme.

  12. Related says:

    Po Si vajten e prishen nje prone te ligjeshme, turp per kryeministrin genjeshtar, se objekti nuk eshte me legalizim po me certifikate e pronesi te rregullt dhe kishte leje per rikonstruksioni.

  13. Tiranasi says:

    Bravo Z. Kryeminister !
    Vetem zbatimi i ligjit e rregullon kete vend.
    Si ka mundesi qe te zihen trotuaret dhe minilulishtet brenda qendres te kryeqytetit te Shqiperise e ne qytete te tjera kudo qofshin. Si eshte e mundur qe te mbyllen syte e pushtetareve partiake per vota e per pazare ?
    Pse te vuaj qytetari i thjeshte nga disa dallkauke e matrapaze te felliqur, te themi me shkoqur nga disa anti qytetar e anti shqiptar ?
    Katrahura e bere me keto shtesa e zenje hapesirash jo vetem demton direkt banoret por largon turistet nga Shqiperia.
    Katrahura e bere me keto shtesa e zenje hapesirash jo vetem demton direkt banoret e sotem por edhe brezat e ardheshem.
    Nga te gjitha keto duhet te kuptohet nga te gjithe se nuk shkohet ne Europe me kete lloj qyteterimi, prandaj i lumte Qeverise dhe Z. Kryeminister.
    Te vazhdohet puna panderprerje qofte edhe me vite, po u nderpre na mundi antiligji dhe pislleku.

  14. Albana says:

    Fukarallik maskarallik. Shqiperia eshte nje tmerr i vertete. Varferi e tmerrshme. Mjere njerezit qe jetojne aty. Rama bashke me reforma te tilla a po ben politika reale per rritjen e ekonomise dhe hapjen vendeve te punes? Ne Shqiperi pas 50 vjetesh komunizem te tmerrshem ndodhi nje anarshi e tmerrshme. 24 vjet rremuje hesapi, akoma njerezit jane ne ajer dhe per kete e kane fajin qeverite qe kane qene komplet te pa afta dhe te korruptuara, por ne fund faturren e paguan populli mjeran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje