Arrestimi i dy zyrtarëve të ALUIZN-it, PD e Shkodrës organizon protestë para gjykatës

5 Tetor 2014, 12:19Politika TEMA

Në një kohë kur Gjykata e Shkodrës po i njihte me masën e sigurisë dy ish-zyrtarët e ALUIZN-it të arrestuar për legalizime të objekteve në kundërtim me ligjin, në ambientet e jashtme të Gjykatës dega e Partisë Demokratike kishte inicuar një protest në mbështetje të dy ish zyrtarëve.

Ish-drejtori i ALUIZN-it Besnik Kastrati dhe Rudi Beci, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve akuzohen për shpërdorim detyre.

Konkretisht dy të arrestuarit Kastrati e Beci, akuzohen për legalizim të një pallati 11 katësh në hyrje të Shkodrës dhe për një objekt tjetër në fshatin Mjedë.

Një ditë më parë, përmes një deklarate për mediat, PD thotë se arrestimi i  Besnik Krastati dhe Rudi Beci, përkatësisht ish drejtor i ALUIZN-it dhe përgjegjës sektori pranë kësaj Drejtorie,  u bë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në burg në mungesë te tyre, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Shkodër.

Sipas PD, që në këtë moment fillojnë shkeljet ligjore, pasi këta shtetas ishin thirrrur dhe paraqitur disa herë radhazi në lidhje me procedimin penal të regjistruar pranë Prokurisë Shkodër, duke dhënë shpjegime të hollësishme sa herë është çmuar e nevojshme nga organi i akuzës.

“Në këto rrethana, caktimi i një mase sigurimi në mungesë si për persona që nuk gjenden apo nuk mund të gjenden përbën një shkeljë ligjore në mënyrën e procedimit ligjor në Republikën e Shqipërisë, duke shkelur në mënyre të hapur liritë themelore dhe të drejtat e qytetarit, të garantuara këto nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Aktet Ndërkombëtare.

Po përse gjithë ky nxitim? Përse këto shkelje proceduriale kaq hapur? Si ka mundësi që nxirret një urdhër arresti për Z.Kastrati, aktualisht avokat, që dje, si çdo ditë ka qenë pranë zyrave të Gjykatës duke u dhënë asistencë ligjore qytetarëve Shkodranë dhe në momentin e arrestimit ka qenë jo më larg se 20 metra me dyert e Prokurisë dhe Gjykatës?”, thuhet në reagimin e PD.

18 komente në “Arrestimi i dy zyrtarëve të ALUIZN-it, PD e Shkodrës organizon protestë para gjykatës”

  1. tani says:

    Bravo pd-ja…. paska dal ne proteste me i tregu gjykates dhe prokurorise procedurat ligjore…po meqe jane kaq ekspert pse nuk ja kane shpjeguar edhe procedurat e legalizimeve edhe atyre hajdutave te vet…

    1. adri says:

      Ju garantoj se dhe ata qe kane dale ne proteste e kane emrat ne prokuriri te gjithe. Prokurorise duhet ti shtohet personeli dhe financat se me gjithe ato zullume qe ka bere pd ja e berishes tete vitet e shkuara prokuroria e ka te veshtire ti hetoje te gjithe pasi pjesa me e madhe e administrates se berishes per te nos thene te gjithe jane per ndjekje penale.

  2. akili says:

    Si ka mbetur gje tjeter PD-se vecse te mbroj te korruptuarit,trafikantet e droges si edhe hajdutet e kriminelet qe i perfaqeson denjesisht.

  3. Mark says:

    Ju doni te sfidoni drejtesine per te mbrojtur veten o te degjeneruar. Si mendoni se populli do te ju votoje me ku nuk ken lene gje pa vjedhur. Tani kerkoni mbrojtje nga ndeshkimi. Hajdutet kane vetem nje emer dhe aj quhet pd.

  4. veterani says:

    POR partit politike nuk jane prokurori apo gjukate qe te bejne kaq pse.Pytjen e bejm ne pse partia me madhe e opozites se socme nderhyne ne punet e gjukates dhe prokurorise.PERSE PD ndryshe flet ndryshe vepron nuk eshte kjo opozita qe ne presim.Ne presim qe opozita te ngrej punen e saj me platfora te qarta per te kryer reformat dhe shpejtuar integrimin qe ne te shohim konkretisht punen e saj dhe pastaj e sjellim ne pushtet ta harroje se vjen ajo me mendesit qe ka se vjen ndonjeher ne pushtet po nuk ndryshoi.

  5. UN says:

    Po çfar jan kta rrugaç njerez mer zot gjithmon kunder ligjit dhe antishtet i perhershem,po kur mendon qe bahen qe kan kultur kta shkodranet esht per te ardhur turp,kulturen me sa shofim kti qyteti ja kan dhen disa njerez te mir,por prej namit te tyre te mir perfitojn ca kafsh dhe kanibal qe nuk hyn tek njerzit,njerzimi me ligje ka funksionuar qe ne krijimin e vet se ndryshe nuk do kishin ndryshim nga kafsha, si kta qe ngrihen ne grev pse ligji denon ca njerez qe kan abuzuar me detyren dhe ne kurriz te ktyre debilave dhe familjeve te tyre, kjo esht apsurde ta mendosh kte lloj koncepti te ktyre njerezve me injoranc te theksuar dhe jan pikerisht keta qe nuk e len kte vend te heci perpara, prandaj ka 24 vjet ktu esht po rrumpall se jan ngritur pjesa e njerezve qe duan te jetojn vetem ne anarshi si ne mesjet te mbeshtetur dhe nga antishqiptaret qe kte vend e duan çarap dhe i kundervihen shtetit,ED RAMA çoi forcat speciale dhe shkaterroi kta njerez qe ngrihen kunder ligjit dhe zbatmit te tij mos ki meshir per kta mostra se jan llumi i shkodres nuk perfaqsojn popullin e shkodres ca anarshist dhe rrugaç, kte seri njerzish vetem dhuna dhe dajaku e sjell ne vete,u ngriten rrugaçet e shkodres te lirojn nga burgu abuzusit dhe shkelsit e ligjit plerat.

  6. LORA says:

    Cfare di te beje pd-ja,,,,,ka 24 vjet qe di vetem te jete badigardi i anti-ligjit dhe anti-shtetit te se drejtes;parti banditesh dhe kusaresh

  7. AK-47 says:

    Policia tà konsideroje protesten grumbullim i paligjshem, ndaj organizatoreve dhe pjesemarresve te referohen materialet ne prokurori dhe mbaron episodi….

  8. Sherifi says:

    Mendoj e besoj qe keta te mos jene te paret qe te arrestohen, sepse ketu ne kete vend eshte bere batardia e vjedhjes dhe e abuzimit,dhe Pd sot qe eshte ne opozite nuk duhet te marrin njerez ne mbrojtje qe kane abuzuar me ligjin,me mire te merren me gjera me madhore sepse te kesh qene funksionar i PD nuk do te thote se nuk je hadut e abuzues.

  9. bato says:

    Une u jap te drejte pedeisteve te Berishes qe bejne demonstrate ne mbrojtje te dy te arrestuarve sepse i kane ortake ne vjedhje dhe kane marre pjesen e tyre kur ndanin ryshfetet e korrupsionit. Bravo PD e Shkodres! Mbroni hajdutet me urdherin e kryehajdutit. Por ama, mos u ankoni qe Edi Rama po ben presion mbi drejtesine, sepse presion eshte ky juaji dhe nem es te dites! TURPI rendofte perjetsisht mbi ju o te babezitur e antishqiptare qe mbroni krimin ekon omik e moral!

  10. avokati says:

    Tek zona arkeoloigjike e LEZHES kane bere namin ata te ALUIZNI-t, por hajnave te vertete nuk iu hyn gjemb ne kembe! ?

  11. Ndoc topi says:

    Ne krye te protestes ku degjoheshin britma kunder komunizmit e diktatures qe po vjen …????ishte nje komunist me disa hajdut te tjere .cudia eshte se i kane arrestuar per hajdut pd hajdutllekun gjithmone e ka quajtur politike …goje te liga flasin per nje shume ne gjykate te apelit por te shohim …besojme qe kane kemben e mbare ….duhet te shikohet per favorizim te kthimit te pronave te disa kriminelve me damke ne shkoder …..por kjo do te dali me vone …..

  12. heretiku says:

    proteste ne mbrojtje te krimineleve, proteste ne mbrojtje te krimit !!!!!!! nuk e di, a ka ndonje tribù afrikane, ku mund te ndodhe nje gje e tille ? E duam Shqiperine si Europa !!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. leo england says:

    Duam shpellarin, cobanin e kopese kriminele dhe te tjeret vijn pas tij.

  14. hamzai says:

    Popopopopoooo ca komentesh o zot. 1945 -sa. Ed Rama po ja arrin qellimit, shqiptaret kunder shqiptareve,me nje urrejtje prej kalibanesh, gati per te pire gjak. Kush ju tha ju qe jane hajdute, te korruptuar e ku di une ? Ka vendim gjykate ? Pse arrestohen njerezit me nje vendim gjykate ne mungese,ku ishin keta qytetar ? Per cfare morali te Ed Rames na flisni ? Futuni ne google dhe shikoni ca ka thene per njeri tjetrin Rama dhe Meta, njeri me hajdute se tjetri dhe sot jane bashke dhe ju jeni pa pune, pa buke pa te ardhmr, por pak rendesi, doni gjak, doni te shqyeni njerez, pa i njohur, pa ditur ca kane bere, pa vendim gjykate te formes se prere, sa per gjynaf jeni.

  15. TROPOJA.COM says:

    O shkurdhata,po a e dini cfare kane legalizuar keta apo jo.Pallat 11 katesh ne mes te Europes.Kane pase nderhymje nga lart,po eshte e vertete.PD proteston se i ka urdheruar vete per ti legalizuar.PYetni Jozin e drejtues te tjere se e dine mire

  16. petrit zela says:

    Demokratet kane tjeter natyre.Ata jane tolerant,humane,elokuente qe buron nga thellesija e shpirtit te tyre,dhe egzigjent ndaj vetvetes,nuk u vjen aspak rende per te bere autokritike dhe perpara me
    te thjeshtit,keta jane faktoret qe demostrojne kulturen dhe qytetrimin e vertete..Eshte absurditeti me imadh qe keta -pseudotrima-te PD-es
    ne Shkoder protestojn para gjykates ne mbrojtje te dy zyrtareve te
    korruptuar te ALUZINI-it..Mos valle Qytetrimi I lashte shkodrane ka rene pre- e vandaleve te mesjetes????
    Se keta pseodemokrate- qe kerkojne me tendence te mbrojn spekullatoret e pronave,do te jete turpi mei madh per demokratet vertete,qe ti
    vlersojn ata si demokrate..
    -Qytetrimi,kultura,dija,shkencat e ndryshme universal,dhe mirqenija e
    nje populli,ndertohen mbi baze te ligjeve te fuqishme,qe burojn nga thellsit e themeleve te demokracise se vertete-
    -Ndersa ne ato vende,ku nuk njihen ligjet e demokracise se vertete,
    eshte me se e natyrshme te lindi,krimi I organizuar,korrupsioni I te gjitha ngjyrave,mashtrimi,vrasjet,hakmarrjet e vjetra dhe te reja,ata shesin gjithcka Nen dhe Babe-vetem per nje karrike te qelbur,ne nje pushtet te qelbur..Shembulli me konkret jemi ne shqiptaret, qe nuk kemi njohur ligjet e verteta demokratike, ku edhe sot vendi nuk ka ligje te sakta qe te mbrojn ne barazi te plote,ter interest shqiptareve…

  17. shp says:

    Hipokrizi dhe vetem hipokrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje