Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Fatos Hoxha dhe Mark Marku shprehin kritika të ashpra ndaj mënyrës se si u zgjidhën këshilltarët e rinj të PD-së dhe për mënyrën e drejtimit të Bashës.
Fatos Hoxhën, i cili ka qenë deputet për disa legjislatura me radhë, e krahason Këshillin e ri me një kompani ushtarësh për të mbrojtur familjen Berisha.
“Lulzim Basha në rolin kryetarit ka thyer rëndë statutin, është kthyer në vendimmarrës kur nuk e ka këtë të drejtë. Në bazë të statutit, neni 34 të tij, është e Këshillit Kombëtar ose e Kryesisë të Partisë Demokratike. Në momentin që anashkalohen institucionet e partisë, lista detyrimisht që do të ishte klienteliste, sepse po të shikosh emrat, shumë prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me partinë Demokratike. Ky këshill Kombëtar i ngjan një kompanie ushtarësh të cilët do të skalionohen me një qëllim të vetëm, mbrojtjen e familjes Berisha. Berisha sot qëndron si vendkomandë e këtyre ushtarëve që i drejton”, thekson Hoxha në një intervistë për Agon TV.
Kritik shprehet edhe deputeti Mark Marku, i cili thekson se ky Këshill nuk përfaqëson më të djathtët.
“Jo vetëm që nuk përfaqëson të djathtët si Këshill, sepse mendoj që nuk përfaqëson as vlerat e brendshme të PD-së. Unë e shoh si një listë të personalizuar ku normalisht ndikimi i Berishës ndihet shumë i fortë. Janë njerëz që nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri. Janë anonimë”.
Sa i përket prurjeve të reja, Mark Marku shprehet se:
“Unë mendoj se është grupi Berisha-Basha me ndikim të fortë të Berishës dhe me sferë të vogël të Bashës, aq sa i lejon Berisha”./Dita
Medet hallit ku ka shkuar PD. Un jam i djathte por realisht PD me dhimbset ku dhe si ka prrfunduar. Gjynah Shqiperia per kta hunj gardhi.
sa ishit deputete, nuk ju degju zani. tani iu ngjallen pordhet mbasi i zhveshi xhaxhi salehu nga pushteti i deputetit. njerez dyftyrsha.
Keta jane spiuj qe dine vetem te shajne per te hyre ne aleancat e ndyera komuniste te klanit Meta-Rama.Keta jane berllogu i PD-es dhe perpiqen qe te aresyetohen si te pafajshem per anetaresim ne krahun tjeter politik.
O ish deputete te P.D. a nuk eshte vone me deglarimet qe beni per partine e Familjes Berisha? Ka vite qe popullit i doli goja mrapa duke demaskuar partine Demokratike si parti mafjoze e perbere me kriminele. Ju po i beni keto deglarata per te pastruar shpirtin? Nuk e besoj se pastrohet shpirti kaq kollaj. Duhen shume prova qe te binden te tjeret qe ju jeni pastruar shpirterisht nga partia mafjoze Demokratike. Ju si ushtare te vjeter te perdorur pa kritere nga partia, ishte e nevojshme me u zevendesua me ushtare qe kane energji te reja dhe konfrontohen me mire me situatat qe i dalin. Do kete perjashtime ne mase per kategorine e vjeter, dhe kjo do behet per nje kohe te shkurter, nese nuk arrestohen drejtuesit e saje si kriminele. Eshte nje strategji e menduar mire nga drejtuesi i komandes.
PD fitoj ne 92 ndaj komunizmit, por dhe atehere deshi amerika dhe europa, si atehere dhe tani eshte drejtuar nga kelyshet e komunizmit tani me keq se jane batakcinj fare. Nje gje skuptoj nga keta ish demokrate keta nuk e dinin qe kryetari legjendar i tyre ishte po ai komunisti i oreve te para apo atehere u rrinte mire .sa per dieni demokrat ne shqiperi nuk ka ,ata jane jashte shqiperise.prandaj mshoni buthes e mos na hapni barkun me.