Kryesia e PD, Berisha e Topalli rrezikojnë të mbeten jashtë?

4 Tetor 2014, 11:51Politika TEMA

Disa nga emrat dhe figurat qendrore të Partisë Demokratike përgjatë 10 viteve të fundit rrezikojnë të mbeten jashtë Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Referuar statutit të ri të kësaj partie, Kryesia do të përbëhet nga Kryetari i partisë; Nënkryetarët e partisë,  Sekretari i Përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

Gjithashtu anëtarë të Kryesisë,  janë  kryetari, nënkryetari, sekretari dhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar, Kryetari apo nënkryetari i Kuvendit që i përket Grupit parlamentar të PD, Kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare që i përkasin Grupit parlamentar të PD-së, si dhe Kryetarët e organizatave partnere.

Referuar përbërjes së Kryesisë, e cila tashmë është e përcaktuar shumë nga figurat e kësaj partie ose duhet të kandidojnë për një nga pozicionet vakante në kupolën drejtuese të PD ose kjo e fundit duhet të ndryshojë Kryetarët apo Nënkryetarët në Komisionet Parlamentare, Kryesinë e Grupit Parlamentar apo Nënkryetarin e Kuvendit.

Në këtë mënyrë ish-Kryeministri Sali Berisha, ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj apo edhe deputetë të tjerë si Astrit Patozi dhe Mesila Doda, rrezikojnë të mbeten jashtë kryesisë së PD nëse nuk do të kandidojnë për një nga pozicionet, që nisin me Nënkryetarët e partisë, Sekretarin e Përgjithshëm, Departamentet apo sekretarët funksionalë.

Ndryshimet statutore kanë lënë të papërcaktuar vetëm numrin e nënkryetarëve që do të ketë Partia Demokratike, çka do të thotë se nëse do të ketë një numër të lartë, sikundër flitet në partinë më të madhe opozitare, atëherë duket se do të ketë më shumë shpresë për të rrezikuarit nga mosqenia anëtarë të Kryesisë së PD.

Deri më tani përveç kreut të PD-së Lulzim Basha, pjesë e Kryesisë së PD janë Gerti Bogdani dhe Albana Vokshi, si Kryetar i FRD dhe LDG.

Gjithashtu, nëse nuk do të ketë ndryshime të përfaqësuesve të PD në komisionet parlamentare apo pozicionet e tjera të Kuvendit, anëtarë automatikisht të Kryesisë janë Genc Pollo, Majlinda Bregu, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ridvan Bode, Aldo Bumci, të cilët janë Kryetar apo Nënkryetarë të Komisioneve Parlamentare. Edmond Spaho, Edi Paloka, Eduard Halimi, Jorida Tabaku, Gent Strazimiri, gjithashtu janë automatikisht pjesë e Kryesisë së PD, për shkak se mbajnë pozicionet e zv.Kryetarit të Kuvendit dhe kryesojnë Grupin Parlamentar të PD-së.

Genc Ruli, i cili ishte zv. Kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, pas dorëheqjes së dhënë nga ky pozicion disa ditë më parë, humbet të drejtën e hyrjes në Kryesi automatikisht.

Burime nga PD theksojnë se nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshime në Kryesinë e Grupit Parlamentar apo Komisionet e Kuvendit, thjesht për ti dhënë mundësi disa prej deputetëve demokratë të hyjnë në Kryesinë e PD.

22 komente në “Kryesia e PD, Berisha e Topalli rrezikojnë të mbeten jashtë?”

  1. Kritiku says:

    Mos shkruani budalleqe nese nuk i kuptoni gjerat. Vete titulli e tregon qe ju nuk e paskeni fare idene se çfare shkruani. Topalli mund te ngelet jashte sepse ate nuk e vlereson njeri dhe gjithnje ka qene nje “buçe” ne perdorim per qellime politike, por sa per Berishen ai asnjehere nuk do te jete jashte sepse e ka kthyer me kohe PD-ne ne nje grup qe i perket atij dhe familjes se tij. Berisha vetem ne leter nuk eshte kryetar i kesaj bande por ne fakt ai e drejton ate. Nje dite ne krye te kesaj bande do te vihet kopilja e tij, Argita dhe tere kjo levizje po behet qe PD-ja te mbetet peng i familjes Berisha.
    Por keshtu si po shkojne punet kjo bande nuk e ka te gjate sepse do te shkaterrohet nga vete anetaret e saj. Ne fakt ne presim qe te gjithe keta shpellare te vihen mbrapa hekurave dhe jo te merremi se si do te mbijetoje PD-ja.

    1. Prelilo Luaras says:

      Ku leshojne rruge keta ujqerit e vjeter/

  2. Donaldi says:

    Falenderojem Berishen dhe Jozefinen per kontributin e dhen, eshte koha te hapin krahun te rinjeve te cilet jan te afte ne krye me Lulzim bashen per te shkaperdhyr Edushken ne zgjedhjet e ardhshme

    1. i says:

      Hahahaha o donald sa keq me vjen per trapat si puna jote. Po ku e pe lulin apo shoqet dhe shoket e gruas se lulit si te afte ti??? 4 vjet kryetar bashkie pa asnje pune te bere. 3 ministri te ndryshme te kryesuar nga ai dhe tek te treja mund te haj denim me burg deri ne burgim te perjetshem. Etj etj etj
      Thuaj qe sdi edi se te ishte per lulin do ishte pas hekurave duke kapur sapunin se dhe i pelqen me te thene te drejten. Ka PD njerez sa te duash qe kane dhene kontribute por luli apo keshilli i ri kombtar nuk ben pjes tek keto njerez

    2. bato says:

      Donaldi!
      E keqja eshte se ai Edushka e ka shkaperdhyer Lulken tende gei qe prej 23 qershorit duke i futur nje milion pyka ne prapanice. Mos shpreso qe PD ta rimarre me veten me nje pseudokryetar kukull si Lulushja hollandeze dhe me nje kryetar psikopat si Sala.
      Se dyti, meso shqip dhe drejtshkrim se na i shpife me kete shqipe lopcaresh qe shkruan. Duket qe je nje koqe injoranti dhe merr guximin te japesh gjykime per politiken. Mjere PD me te tille mbeshtetes qe nuk njohin as gjuhen e nenes.

    3. toni says:

      Sa per falnderime jua dha populli me 1 milione shuplakat. PD do te vije ne pushtet po te largohen gjithe Hajdutet dhe vrasesit si Berisha, Basha, JELEFINA dhe 100 halabaket qe vijne ne radhen e lukunise se ujqeve PD-iste. Boll me vuajti populli me politikane te tipit TOPTANI, dhe daja i tij ZOGU i mallkuar, qe vodhi dhe PD i vuri bustin per te kujtuar bemat e atij hajduti ordiner qe asnje here nuk i kane mohuar, qofte dhe familja e tij.

  3. gimi says:

    Po kto jane komplet kot dmth se berisha ben ligjin akoma ne pd nuk eshte luli kryetar. e kot kjo.

    1. jo says:

      Po si pra, po ngelka berisha jasht, filma kot, berisha i ka zgjedh te gjithe aty nga i pari te i fundit, ai eshte kryetari ende.

  4. adhamudhi says:

    Nuk ka rendesi se kush shkon nga PD,rendesi ka qe skizofreni Rama duhet larguar. se nuk mund ta rregulloje kete vend ,pervec se do prishi ato qe vete i mbolli.

  5. rrnoft Pi Di,ja says:

    Une jam shume dakort me Donaldi, ka shume te drejte,ja mbeshtes deri ne rreze,e shikoj se si e mbeshtet luzim bashen,vetem si ja shkruan emrin,se sa per serbin sali dhe dizenjatoren jozefin,ata jane te pjerdhur or Trap i ri qe i duhesh pd/se,apo mos je vet nga ata te rinjte qe do te hapet ruga,ok sa te keni saliun dhe jozefinen me lulushin ne krye vetem se keni per te shkaperdhyer Partine demokratike ne zgjedhjet e ardheshme,si ne ato Bashkiake dhe ne ato te pergjithshme.

  6. ivani i madh says:

    po mos jete Berisha shkriet PD ose behet kongresi nga fillimi si u ngrika ngreina e vjeter e ne krye te catise mos jete bufi SALI.

  7. sala e nisi dhe e drej toj per 23 vjete kurse luli do ta vazhdoj edhe per 23 vejete te tjera .keshtu qe komunistate duet te shkrihen njer e mire mos ket ma fjale komunist u ssssshhhhhhoooooofffffftttttttttteeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  8. Bentirona says:

    O DONALD o palle berishjane, po per CILJETEN cicemadhen e Partis tate, te duket plake,apo u zgjerua shume!!!!!!!! Pallosh.

  9. besnikdafku says:

    besoj ne idene se se nje gazete apo media e vertet qe pasqyron realitetin kurre nuk vdes!

  10. besnikdafku says:

    e verteta kurre nuk tretet!html

  11. Hajduti says:

    Pse beheni budallenj! Ka nje parti legale per publik dhe nje parti ne hije qe mban nen kontroll partine legale dhe percakton deri ne detaje se cfare do te beje kjo legalisht duke i rezervuar vehtes te beje cfare te doje jashte kontrollit te shtetit. Keshtu mbijetoi Stalini, Mao Ceduni, Enver Hoxha. Maloku yne i ka pervehtesuar ne menyre te persosur mesimet e partise.

  12. besnikdafku says:

    e verteta eshte se i forti dhe i afti gjithmone luftohet pra zSali Berisha ngelet figura kryesore politike ! eshte normale te kritikohet por menyra se si drejtohen shigjetat ndaj tij vecese e lartesojn figuren e tij! te gjithe politikanet e tjere te majte e te djathte around him ngjajn si spurdhiak ne politike ,kte besoj se e din edhe bufi!hahahahaha!

  13. atdhetari says:

    jam i ri dhe dua ta jetoj diten e shembjes se EDVERIT se ay do rrezohet po aq veshtire sa BERISHA dhe dua te shoh ate imazhin e tij ate dite dhe ta bejme bust

  14. lala says:

    po gangrena berishe e xhoz po e marin gjithpd ne kosh te plerave nuk ja vlen te komentosh per keto mbetje se riciklimi nuk ja vlen se jane toksike duhet te zhduken andej nga stepat e rusise

  15. tea says:

    I uroj Berishes fat in e wish diktatorit Duvalier.

  16. tironsi says:

    Me kete kongres qe bene e treguan se jane PSH(Parti Shkerdhate).Pa pike demokracie.Sala ka zene vendin e Stalinit.Ca zylyfer shajne dhe gjoja luftojne Kamunistat.Mirpo nuk shohin Traun qe u ka zene syte.Po ka me kamunist te Qelbet se Sale Trapi.Gjithe veprimtaria e tij eshte staliniste.Kaluftue grupet armiqsore.Ekonomine e coi ne Esfel.Vodhi cfare i desh Trapi.U dha pasurite bpublike te gjithe zagareve qe lehnin per Te.
    Mire e ka Zef Brozi .Po nuk shkoi ne Gjyq ky Qofte-Larg nuk gjen karar Shqipnia.

  17. ndeshkuesi says:

    Do shkaperdhehet dhe me keq PD me Lulzim Bashen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje