Gjykata lë në burg Maksim Liçon, braktiset edhe nga familja

4 Tetor 2014, 11:06Politika TEMA

Maksim Liço, kryetari i shoqatës “Jetimët në fokus” do të qëndrojë në burg me akuzën e “ marrrëdhënieve me të mitur duke shpërdoruar detyrën dhe prostitucion”.

Këtë vendim ka marrë Gjykata e Tiranës, e cila ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e shoqatës “Jetimët në fokus”.

Seanca me dyer të mbyllura u zhvillua paraditen e sotme.

Prokurori i çështjes Ervin Karanxha ka kërkuar “arrest me burg” për Liçon, kërkesë e cila është marrë parasysh nga trupa gjyqësore.

TCH raporton sakaq se ai është braktisur edhe nga familja.

Maksim Liço, kreu i shoqatës “Jetimet në Fokus” i cili kërkonte favore seksuale një 16 vjeçari në këmbim të statusit të jetimit por dhe parave u ndalua një ditë pas denoncimit nga policia e Tiranës.

Arrestimi u bë pasi emisioni “Fiks Fare” i Top Channel publikoi investigimin ku zbulonte se gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton parà në këmbim të seksit, jetimit 16-vjeçar.

Gjatë bisedës telefonike, kryetari i shoqatës së jetimëve i tregon jetimit, se nuk është hera e parë që ai kryen marrëdhënie të tilla me djem të moshës së tij, madje i pohon se ka pasur marrëdhënie të tilla dhe me një 14-vjeçar.

Jo vetëm kaq ai i kërkon 16 vjeçarit jetim t’i prezantojë shokun e tij 15- vjeçar dhe i propozon që ta afrojë edhe atë nëpërmjet pagesës, kërkon që të kryejnë marrëdhënie të tre.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Liço është ndaluar pasi dyshohet për “ngacmim seksual”, vepër penale e parashikuar nga neni 108/a i Kodit Penal. Prokuroria e Tiranë e ka regjistruar këtë çështje në dt. 01.10.2014 dhe, pasi ka kryer veprimet e para proceduriale, ka drejtuar dhe orientuar ndalimin e personit të dyshuar.

 

17 komente në “Gjykata lë në burg Maksim Liçon, braktiset edhe nga familja”

  1. Kafsheri says:

    Po mire ka bere familja, keta njerez duhet te varen ne mes te qytetit qe te behet shembull per te tjeret, te shkosh me nje femer hajde kur i thone, dhe kjo nuk duhet te ndodhe se duhet ti qendrosh besnik familjes, po te shkosh me djem te moshes 14, 15 vjecare, o zot, nuk e di cfare do beja, do t’ja ripja lekuren.

    1. kulmi says:

      “TEMA” Ju lutemi hiqeni basretin e ketij…
      se e mbusha Ekranin plote Peshtyme.Ndonjeri edhe
      mund ta demtoje duke e goditur me cfare te kete ne Dore.
      Ju lutem kini meshire per Ne.Shkruani sa te doni,
      por jo Surratin ta vendosni ne Gazete.Na trazuat Shpirtin.
      ju flm.per mirekuptimin.

    2. MERITONI says:

      turkofagos

      e di,nuk lajmeroheshn,sepse po te vjen marre,mos te vije marre,ti nuk ke faje edhe ti je viktim i MAXIMIT!

  2. rrnoft Pi Di,ja says:

    Jam shume dakord me ty,kafsheri,por do te ishte me mire qe familja te kerkonte nga gjykata qe tja u linte vetem nje dite me teper ne shtepi kete Kafshe,dhe ti bente nje vetegjyqesi,ti fusnin nje plumb mu ne gojen e ndyre te tij,dhe mu aty ku i del bilja.Dhe te dilnin e te deklaronin qe skishim cti benim,vrau veten per ato qe tha dhe ka bere.

  3. adhamudhi says:

    Shqiperia eshte e mbushur me pedofila .

  4. ramy says:

    Eshte rritur ne jetimore. Eshte abuzuar vete qe femije. Le ta beje burgun. Po ju muter qe jeni dhe me pervers mos e shani. Lereni jetimin ne hallin qe e zuri.
    Eshte denuar nga zoti qysh kur lindi.
    Prap ju them. Ka qene djale I mire

    1. Bela says:

      Ti Ramy zakonisht ma shpif, por sot te jap 50%

    2. Bela says:

      Ti Ramy zakonisht ma shpif, por sot te jap 50% te drejte per faktin qe duhet te kete qene i abuzuar si jetim.

      Por kjo nuk domthene ti besh tjetrit ate qe kriminele pa shpirt ta kane bere ty……..

    3. marin says:

      ramy,

      Te kuptoj qe te vjen keq se me sa duket e njeh mire, por mos e mbro haptazi.
      me sa duket jeni rritur bashke ne jetimore dhe te vjen keq per te. Por ka nje ndryshim, mbase edhe ti je abuzuar por nuk e nxorre ne femijet e tjere, ky monster nuk ka te drejte te nxjerre m-hin e tij mbi femijet e pambrojtur. Ky eshte krim dhe kaq. Nuk ka justifikim per kete qe ka bere dhe as duhet ngritur kjo me qe eshte abuzuar vete, abuzon te tjeret

      1. marin says:

        Dhe dua te shtoj edhe dicka ramy, qe duhet te te vije me keq per ata qe ky ka abuzuar, se nuk jane nje e dy por edhe me shume qe nuk do te guxojne te dalin e te thone se edhe mua me ka abozuar. Pra,
        edhe ti mbaje keqardhjen per te ne veten tende dhe shprehu me keqardhje per viktimat e tij.

    4. Zgjohu says:

      O ramy!!!!!!!!!!

      zgjohu………………………,

      Shume burra kane qene te mire dikur ketu ne Shqiperi, por sot jane maskarenj. Matesh me jo cfare ke qene por cfare je.

  5. turkofagos says:

    ramy edhe ti me dukesh e perdorke marmiden,,eshte liruar qiriri ske faj,,,,,,ai i bie bythes ky thote ka qene djale i mire,,hahaaa cna gjeti me kwto osmanllinjte

  6. tirona says:

    nuk e kuptoj, te arrestosh nje njeri pa fakte eshte krim. ku i ka faktet qe policia e ka arrestuar kete person, a e ka kapur ne flagrane duken kryer aktin seksual!!!!!! Ai ka tall buthen ne telefon apo ne fb me ate cunin….. po ku cuni do te arrestohet kur i ka thene ketij , se do ta boj une ty apo ti mua….. me cte drejte fiksi pergjon telefonatat e qytetarit….. Po e them dhe nje here Ai i arrestuari ka tadh bythen.

  7. tirona says:

    nuk e kuptoj, te arrestosh nje njeri pa fakte eshte krim. ku i ka faktet qe policia e ka arrestuar kete person, a e ka kapur ne flagrane duken kryer aktin seksual!!!!!! Ai ka tall buthen ne telefon apo ne fb me ate cunin….. po ku cuni do te arrestohet kur i ka thene ketij , se do ta boj une ty apo ti mua….. me cte drejte fiksi pergjon telefonatat e qytetarit….. Po e them dhe nje here Ai i arrestuari ka tadh bythen. Ky po te kete nje avokat te mire del i pafajshem .Kom pas respekt per fiksin por me kete rast e ka dhjere fare……….

  8. tani says:

    Keta jan njerez me probleme dhe duhen ndihmuar qe te kaloj situaten ne te cilen ndodhet me burg sigurisht seper ti vrare e prere eshte e thjesht fare

  9. 'stili> says:

    Si ka mundesi qe nuk po proteston Ristani I P.D. kete here qe eshte mbushur administrata me pederaste .? Apo e kuptova eshte vene nga p.d. se ata pedet e p.d.se jane te mire jo si ata te p.s. Pedet jane turpi I shoqerise e jo te behet politike me ta mund ta kete marre kete mesazh p.d. .?
    .s.

  10. 'stili> says:

    Z moderator .Sot kam komentuar ne rbrikat aktualitet dhe kryesore 2 jane replika me turkofagos e dy komente te tjera ne shkrimin per p.d ,Shkodres, e per M.licon , deri tani asnje nuk eshte botuar me informoni ku eshte problemi se kam kohe teper per te humbur,.Dhe nuk eshte rasti I pare ?Pse .?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje