Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat bëri të ditur qëndrimin e mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ndërsa deklaroi se roli i opozitës i rëndësishëm për arritjen e reformave në vend.
Vasili theksoi se “ maxhoranca është e gatshme për të plotësuar kërkesat në Kuvend dhe opozita duhet të shfrytëzojë hapësirat e saj”.
“Një nga elementët që u nënvizua nga diskutantët, ka qenë çeshtja e bojkotit të opozitës në Parlament dhe qëndrimi ishte i unifikuar për rishikimin e këtij vendimi.
Në diskutimet tona me personalitete atje, konfirmuam se maxhoranca ka një vullnet që bashkëjetesa me opozitën është dimensioni normal me demokracinë dhe se maxhoranca është e gatshme të realizojë të gjitha hapsirat e kërkuara nga opozita.
Mazhoranca ka krijuar të gjitha hapësirat e kërkuara nga opozita, rivlerësimi i tyre sigurisht është me vend, opozita duhet t’i përdorë këto kërkesa.
Atë që morëm për sheshin “Nënë Tereza” si një mesazh të madh gjatë vizitës së Papës, nuk ka asnjë arsye që të mos rikthehet një klimë konsensusi, duke dëshmuar që i kemi premisat për të ndërtuar një politikë me një klimë më të qetë”, u shpreh Vasili.
Gjithashtu, Vasili pohoi se opozita ka detyrë të rishikojë konsensusin e një përgjigjeje të madhe që duhet të rishikohet sa më parë, jo si çeshtje që kënaq maxhorancën, por si një mundësi për të rishikuar ecien drejt reformave.
Pyetjes së çfarë qëndrimi do të mbajë LSI-ja për emrin e Guvernatorit të ri, Vasili u shpreh se qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbetet që zgjidhja të jetë kushtetuese. Sipas tij, zgjedhja e guvernatorit duhet të realizohet me konsensusin e Presidentit dhe mazhorancës parlamentare.
Petro. Je nje cope mishi me dy sy.
Duhet zgjedhur ndonje specialist nga ata te LSI-se, mundesisht ndonje qe di se si “menaxhohet” floriri…
Ne qoftese keni bere si keni dashur me qeverin Berisha,harrojeni se
mund te vazhdoni lojra te tilla me shumicen absolute te votes se popullit,qe ju a dhuroi per nje qellim shum te rendesishem te mbijeteses..Governatorin e bankes ta zgjedhi shumica se kete kerkon
sovrani me cdo kusht,harrojeni presidentin kukull prej [llastiku] qe
Berisha e ka ruajtur si hajmali vetem per ditet e zeza..Mos harxhoni kohen me Lulzim Bashen se ai I ka shpallur lufte qytetrimit, I pelqen
te improvizoi kulturen e mesjetes…
Ka thene ndonje gje ky?!
Mua me duket sikur ka fol gjithe keto paragrafe po s’ka thene asgje! E para qe duhet te thote eshte qe Shqiperia nuk ka opozite reale, por nje grusht kriminelesh e hajdutesh ne opozite, qe kushtezojne kthimin e tyre ne Parlament me mos hetimin per krimet, vjedhjet dhe korrupsionin e kryer ne 8 vitet e kaluara. Kjo opozite nuk duhet te kthehet ne kuvend per sa kohe drejtohet nga hajdute e kriminele, por duhet te veje ne burg!
Fix Fare komentues
Konsensusi presupozon qe te dyja palet te kene vullnet per te arritur nje objektiv ne baze te nje parimi te madh. Ne kete rast parimi do ishte vendosja e nje disipline financiare dhe auditimi i paanshem i vjedhjes dhe administrimit te bankes qendrore. Askush nuk beson me se Partia e Berishes eshte e interesuar per nje gje te tille. Dhe eshte e qarte si drita e diellit qe as “shtojca” e tij ne Presidence nuk eshte e interesuar per nje gje te tille. Keshtu qe i vetmi kompromis qe kerkon zoterija dhe Berisha do ishte abandonimi i parimit dhe vendosja e nje eunuku qe nuk do bente asgje. Qytetaret nuk duhet ta pranojne nje gje te tille dhe duhet ti japin nje mesazh ketyre lapangjozeve konsensuale ne dukje qe nuk e hame me sapunin per djathe. Nese vazhdojne keshtu zgjedhjet do vine prape dhe turp per kete popull nese u jep vota ketyre.
Gjithkujt i kujtohet se para arrestimit te FULLANIT, qendrimet e BERISHES dhe METES ishin ne nje linje duke mbrojtur FULLANIN nga sulmet per doreheqje.(Meta thosh se BSH e zbuloje vete vjedhjen.Po kete thosh dhe Berisha, dhe shtonte se sulmet ndaj FULLANIT do inicionin mos-stabilitet financiar dhe ekonomik).
Tani qe eleminimi i Fullanit nga posti i Guvernatorit u be fakt, perseri shohim se qendrimet e LESH E LISE dhe NISHANIT, PERSERI PUQEN NE TE ASHTUQUJTUREN ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TE GUVERNATORIT SIPAS KERKESAVE TE KUSHTETUTES(QE DO TE THOTE QE GUVERNATORI TE KETE NENSHTETESI SHQIPTARE-PRA NUK MUND TE JETE I HUAJ).
Pra te pakten ne kete problem, qendrimet LSI-PD jane te njejta.