Hoffmann: Reforma në drejtësi të jetë efikase që të luftojë korrupsionin

15 Tetor 2014, 14:40Politika TEMA

Bashkëpunimi dhe dialogu aktiv mes palëve është i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi, deklaron nga Shkodra, në konferencën përmbyllëse të vizitës dyditore, ambasadori gjerman Helmut Hoffman.

Siç e kam bërë të ditur edhe më herët gjatë deklaratave të mia, – tha Hoffman, – bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi. Megjithatë dua të theksojë se më ndikues është dialogu aktiv mes palëve.”

Rrugën integruese në familjen europiane, ambasadori e sheh të vështirë pa plotësuar detyrat e lëna.

Ai tha se “Shqipëria ka bërë progres të theksuar dhe kjo është arsyeja pse në qershor mori statusin e vendit kandidat. Por të gjithë janë të vetdijshëm që Shqipëria ka përpara sfida dhe detyra për të realizuar. BE ka përcaktuar qartë prioritetet, ku shquaj forcimin e shtetit ligjor, një sistem drejtësie të pavarur dhe luftën antikorrupsion.”

Një pikë tjetër ku ambasadori Hoffman ndalet është edhe interesi i biznesit gjerman për të investuar në Shqipëri.

“Nëse do më pyesnit ku qëndron frika dhe druajta e biznesit gjerman për të investuar në Shqipëri, do t’ju thoja që ka të bëjë pikërisht me korrupsionin. Reforma në drejtësi duhet të jetë efikase që ta luftojë këtë fenomen të frikshëm për bizneset. Për mendimin tim, nëse një ndërmarrje vendos të investojë në një vend të caktuar e bënë sepse ka ndërtuar një marrëdhënie besimi.”

Hoffman e vizitoi për dy ditë kryeqendrën e veriut, me qëllim që të njihte resurset e saj.

1 komente në “Hoffmann: Reforma në drejtësi të jetë efikase që të luftojë korrupsionin”

  1. 1vit says:

    Opa e beri sali serbi gjemen, ne nje artikull te till duhet te ishin dhjetra komente per nevojen imediate qe ky vend ka per te reformuar drejtesine. Ne prag te vizites se KM ne Serbi dhe reformes ne drejtesi, dobici Sali shperqendroi vemendjen…jane te kurdisura po kujt ja thua? Vazhdo RAMA, ke nje dore ministrash mashtrues qe ne nje vit kane demtuar kete vend njesoj si Sali Berisha, nese nuk i ke nen kontroll qeroi ne te kundert je i paafte. Jo me kot del Ambasadori Gjerman, ai nuk flet kot, ka te drejte dhe merr spunto nga realiteti sot, kur investitoret apo partneret i lene pas dere. Turp per ministrat, ku jane anetaret e grupit parlamentar te PS, pse nuk i marrin ne pyetje ministrat mashtrues?? Ku jane ata qe ti vene me shpatulla pas murit…qeveria duhet te reformohet, disa ministra kane rezultate te shkelqyera me fakte, disa ministra te tjere bejne show dhe 0 pune, e disa te tjere jane ne gjume per te shpetuar. Gjysma e ministrave te PS duhet te lene detyren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje