Tensionet në aeroportin e Beogradit/ Bushati thërret ambasadorin serb: Të mos cënohet asnjë shqiptar

14 Tetor 2014, 18:07Politika TEMA

Tensionet e krijuara në aeroportin e Beogradit me bllokimin e grupit të biznesmenëve dhe gazetarëve shqiptarë kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Jashtme shqiptare.

Ministri Bushati ka thirrur menjëherë ambasadorin serb në Tiranë për sqarim, ndërsa ka shprehur angazhimin për një lidhje telefonike me homologun Daçiç.

“Ne jemi vënë në dijeni nga Ambasada jonë në Beograd lidhur me shqetësimin e ndalimit të dy shqiptarëve në aeroportin e Beogradit. Kemi kërkuar që Ministria e Jashtme e Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën në Beograd të ndjekin nga afër gjithë situatën.
Jemi në gadishmëri të plotë për tu qëndruar pranë qytetarëve shqiptarë në këtë momente, ashtu sikundër jemi të vendosur që të mos cënohet asnjë qytetar shqiptar nga kjo situatë.

U kemi kërkuar autoriteteve serbe të dëshmojnë maturinë për këtë lloj momenti. Ashtu sikundër kemi kërkuar edhe që të jetë prezent në Ministrinë e Jashtme Ambasadori serb në Tiranë. Ministri është në kontakt direkt edhe me Ambasadorin tonë Boçka në Beograd, i cili ndodhet në terren. Ministri ka shprehur angazhimin e tij maksimal për të vendosur dhe një bisedë direkte me homologun e tij Daçiç.

Nga momenti në moment jemi në pritje të vendosjes së komunikimit, janë marrë të gjitha hapat nga Ministria e Jashtme për të qenë në krye të situatës”, sqarojnë burime zyrtare nga Ministria e Jashtme.

Ndërkohë nga raportimet e ambasadorit shqiptar në Beograd mësohet se ka një lehtësim të situatës në aeroport dhe shumë shpejt pritet zgjidhje e plotë e saj.

“ Kemi një lloj lehtësimi të situatës. Shpresojmë që brenda pak kohëve të kalojmë në lirimin e plotë të saj. Ne jemi në krye të detyrës për të qenë pranë qytetarëve tanë në këto momente. Kjo është një ndeshje futbolli dhe nuk ka pse të kthehet në elementë të tillë të pakëndshëm për të dy palët, mendojmë se do të gjendet maturia e duhur për të çtensionuar situatën, nuk i shërbën asnjë pale. Sporti është sport dhe meriton të luhet në fushën e blertë nuk ka pse të jetë element i aeroporteve dhe autoriteteve të rendit”, shprehen burime zyrtare nga Ministria e Jashtme.

11 komente në “Tensionet në aeroportin e Beogradit/ Bushati thërret ambasadorin serb: Të mos cënohet asnjë shqiptar”

  1. Naim Frasheri says:

    Bravo Ditmir Bushati,Shqiperia ka djemt e saj tani qe e mbrojne me Gjak, Iku Felliqesira dhe Agjenti juaj Berishe qe mund te benit cte donit,
    Jua kemi Futur gjithmone Do jua Fusim edhe Sot,kjo eshte e Sigurte.
    Do jua fusim Juve , dhe pastaj e ka rradhen Nipi Shkerdhen dhe Mbesa e Juaj Argite,te gjitheve do ju a Fusim ,ashtu sic e meritoni

  2. Sejdi Veseli says:

    Edhe kjo sjellje e xhandarmërisë paramilitare serbo-çetnike, jo të pa urdhëruar nga Kreu i shtetit, janë edhe një indikator i sigurt, i shkallës së gatishmërisë të këtij vendi, për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët-sidomos me shqiptarët. Thjesht, kjo sjellje e shtetit policor serbijan, duhet kuptuar drejt, si një parapërgatitje për “mik”pritjen e Kryeministrit shqiptar dhe “Mbretëreshën” kosovare – të dalë nga zarfi, në vigjilje të vizitës së tyre, të këtij vendi, ani çka , pa shfaqur as edhe njëherë pendesë, qoftë edhe formalisht, për larjen e tij, sa e sa herë me gjakun e shqiptarëve!
    A thua a do të nxjerrim ndonjëherë mësim nga historia?
    Sejdi Veseli/Prishtinë
    [email protected]

  3. dandaramanda says:

    Ne fakt me vjen keq qe Shqipria ka me humbe 4-0,por me vjen mire qe kane me I zhdep ne hu tifozet e Kosoves.

    1. Pirdh o prift ne prill pirdh says:

      Kujdes se mos prishesh ne pantallona nga te ardhurit mire.

    2. Patrioti says:

      felliqsire,legen

  4. Vizioner says:

    Bravo qeveria shqiptare, bravo Ministria e Jashtme per qendrimin dhe veprimet qe po ben!

    Forca Shqiperi

    Serbi vs Shqiperi 1:3

  5. Mashtruesi says:

    Bythlepiresat si Rama dhe Bushati mbeten turpi i kombit. Sidoqofte nje gje eshte e sigurte se cfaredo te ndodhe sonte ne Beograd,keta maskarenj politikane do te perqafohen me serbet pas nje jave. Ptu rrace e poshter e politikes shqiptare.

  6. i_ says:

    Ca i keni keto bravo more??? Jeni me terezi?? Nje shtet normal qe ne fillim sdi e lente situaten keshtu por do i drejtohej serbise dhe uefa qe nqs serbia nuk garanton dot sigurine ndeshja te behet ne fushe asnjeanese.ok kaloj kjo, po te kishim kryeminister me kellqe do merrte sot kryeministrin serb e do i thonte qe nqs qytetaret e mi per 20 min nuk jane jasht aeroportit, anulloj viziten time. Por ju thoni bravo qe ministri jone i jashtem eshte ne tratativa per te liruar disa qytetar te rregullt nga ana dekumentacionit?? Ku eshte bravo ketu kur jane akoma ne tratativa

    1. sali trapi says:

      qenke 1 palle ti more te anulloje viziten per ca morra, ore zoteri ai te thote nuk dua tifoze shqipetare se edhe ata nuk do vijne ne kthim ketu ti mos bej si gangster me 1 shtet do te futesh me force dhe pastaj qenka faji i rames po ik more pirdhu me gjithe keta trimat e jane arrrestu ne serbi

    2. beratsi says:

      Ik or idiot ha ndonje pjate fasule ate e ka pranuar fifa dhe gjicka ka marre fund askush nuk fut dot hundet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje