Kryetari i AMA/ Komisioni i Medias miraton 7 kandidaturat

14 Tetor 2014, 10:47Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Medias ka miratuar 7 kandidaturat për kryetar të AMA-s. Nënkryetari i Komisionit, deputeti socialist Alfred Peza i drejtoi një tjetër apel  opozitës të bëhet pjesë e procesit.
 
Nga 8 kandidatë për kryetar të AMA, 7 plotësojnë kërkesat ligjore”, theksoi Peza.

Kandidatët e miratuar, që do t’i përcillen seancës për kryetar të AMA-s janë: Gentian Sala, jurist; Anila Basha, gazetare; Gentian Skënderaj, ekonomist; Zylyftar Bregu gazetar; Raif Gorana, ekonomist; En Muçi, ekonomist; Bers Hodo jurist.

Deputetet e mazhorancës i kanë drejtuar sërish një letër të hapur deputeteve të opozitës që të rikthehen ne Komision për të përmbushur detyrën e tyre ligjore, por edhe marrëveshjen e arritur ne qershor, për përzgjedhjen e anëtareve te AMA-s dhe të Këshillit te Radiotelevizionit Shqiptar.

3 komente në “Kryetari i AMA/ Komisioni i Medias miraton 7 kandidaturat”

  1. selma says:

    bravo fredi per punen e madhe qe po ben dhe per nismen qe esht per tu mbeshtet. duam qe tvsh dhe ama te jene per popullin dhe jo per pronaret e mediave.

  2. Perpara se opozita nuk ka nder mend te merret me pune

  3. dani says:

    Bers Hado! En Muci! hahahah, mire qe spaska shku dhe Kastro Zizo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje