Zbulohet proceverbali/ Ja pse e shkriu Berisha Komisionin e tij të Ligjeve për ligjin e përgjimeve

13 Tetor 2014, 20:00Politika TEMA
Zbulohet proceverbali/ Ja pse e shkriu Berisha Komisionin e tij të Ligjeve

Të paktën 12 deputetë të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë mandatin e kaluar nuk u rikonfirmuan në listën e re të deputetëve të Berishës të fajësuar prej ti si deputetë të cilët dëmtuan ligjin për “Për përgjimin e telekomunikimeve”.

Ligji i cili kaloi në seancë plenare në 12 dhjetor 2012, kërkonte  të zgjeronte përgjimin në gjithë degët e prokurorëve në rrethe.

Gjatë procesit të shqyrtimit në seanca disa deputetë të PD, kanë shmangur këtë prirje për zgjerim të përgjimvënies, duke mos e përfshirë në në versionin përfundimtar të ligjit.

Pak ditë më vonë, pas miratimit të ligjit, Berisha u shpreh zyrtarisht se disa deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dëmtuan ligjin e përgjimeve, dhe ai premtoi se do ta korrektonte këtë me akte nënligjore.

Proceverbali i mëposhtëm i përket një mbledhje të Komisionit të Sigurisë, ku Genc Pollo ka mbrojtur idenë e zgjerimit të përgjimeve në degët e rretheve në çdo prokurori, mbështetur dhe nga SHISH dhe Prokuroria.

Sipas ish-deputetit Viktor Gumi, moskalimi i këtyre propozimeve tërboi Berishën dhe ai praktiksiht shkriu Komisionin e Ligjeve, që nuk e kaloi ligjin që erdhi nga Komisioni i Sigurisë për përgjimet.

12 prej anëtareve të këtij Komisioni nuk janë më deputetë.

Vetëm tre prej tyre arritën të kalonin, Strazimiri, Paloka dhe Dashamir Sula, që nuk fitoi.

Dokumenti i plotë në PDF. Kliko këtu

siguria_23_10_2012_12844_1

 

 

6 komente në “Zbulohet proceverbali/ Ja pse e shkriu Berisha Komisionin e tij të Ligjeve për ligjin e përgjimeve”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Kur do ta hetoni cel. e Berishes !?

  2. tajar says:

    fuck berisha………………

  3. lan says:

    Sala ka dore ne shume te keqiat ne Shqiperi, por ai deri me sot eshte i paprekshem.

  4. do ti hetoet celulari berishes kur ta puthin liria xenin te ftohte lereni ju kto pune

  5. babec says:

    Çfare pritet qe nuk vihet nen hekura Saleh Talebi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje