Nishani- Granoff: Bashkëpunim për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë

13 Tetor 2014, 16:41Politika TEMA

Presidenti  Bujar Nishani priti në një takim Kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Nishani e falenderoi Granoff për kontributin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve që operon në Shqipëri prej vitit 1995, duke theksuar se ky organizëm ka ndihmuar në mënyrë thelbësore në promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë.

Kreu i Shtetit vlerësoi punën e Fondit në forcimin e vlerave të ekonomisë së tregut në Shqipëri, dinamizmin që i ka dhënë ekonomisë sonë me investimet në sektorë kyç të zhvillimit dhe në inkurajimin e modeleve që duhet të ndjekin kompanitë private në Shqipëri.

Në vijim të takimit, Nishani shprehu mbështetjen e Tij për veprimtarinë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), me bindjen se modelet e krijuara në fusha të tilla si sipërmarrje, arsimim, lidership dhe trashëgimi kulturore ku Fondacioni po operon flasin dhe premtojnë shumë.

Ndërsa, Presidenti i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, i shprehu mirënjohjen Presidentit Nishani për bashkëpunimin e deritanishëm duke nënvizuar se objektivi i Fondit dhe Fondacionit është të shërbejë si katalizator për inkurajimin e investimeve në Shqipëri me qëllimin final, atë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të vendit tonë.

Të dy bashkëbiseduesit e garantuan njëri-tjetrin për vullnetin dhe dëshirën e mirë për ta vazhduar bashkëpunimin për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje