Deputeti Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me përfshirjen në kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit të një kërkese të tij 9 muaj më parë mbi rishikimin e Rregullores së Kuvendit. E ndërsa e cilëson si detyrim përfshirjen e propozimit, ligjvënësi demokrat thekson se vendimi i vonuar.
“Kanë shkelur Kushtetutën, të drejtën e një deputeti për të propozuar iniciativa ligjore, rregulloren e parlamentit që rregullon procedurat dhe afatet për futjen në program, kalendar e në seancë të nismave ligjore”, thekson Bylykbashi.
Sipas tij, rezoluta e Këshillit të Europës dhe progres-raporti i KE i kërkojnë mazhorancës sigurimin e hapësirës për opozitën dhe kjo është pikërisht e kundërta që ata bëjnë.
“Kjo është pikërisht pengim i hapësirës. Pra nuk është ofertë, është detyrim kushtetues i vonuar. Nuk i pengon gjë ta miratojnë amendamentin”, shprehet ligjvënësi demokrat.
Në kërkesën e dorëzuar 9 muaj më parë në parlament, demokratët propozonin që përfaqësuesi i PD-së të ketë kohë të barabartë të foluri me Kryeministrin gjatë debateve në seancat plenare.
Kërkesa është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe pritet të shqyrtohet brenda muajit. Ky ishte hapi i parë që mazhoranca ka hedhur në drejtim të opozitës, e cila ka 4 muaj që bojkoton punimet e Kuvendit.
Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë e mazhorancës për të miratuar ngritjen e cdo komisioni hetimor që do të kërkohej nga opozita.
Eh more Oerd qerratai! Mendonit se do rrinit ne pushtet perjete, prandaj ia kufizonit fjalen opozites se djeshme ne kuvend. Tani na kerkon te drejtat e opozites. Edhe pse kerkoni diçka te drejte, qe duhet ta kishit miratuar qe kur ju ishit ne pushtet, e kerkuar nga goja juaj, gjiçka duket e neveritshme!
* gjithçka
aa-futja gjum se rama ju ka qitur ne kllapi-asohere kryeministri ishte deputet-tash rama ka deputet vrasesit,dhe prostituta kurse ministra hajnat.paramendo te flasin 84 kokepalare dhe 18 ministra qelbesira.
Qelbesirat i hodhi ne wc populli me vote
Kryetari i opozitës duhet të ketë në dispozicion aq kohë sa kryeministri, me te drejtën e këtij të fundit për replikën e fundit. E njëjta gjë për kryetarët e grupeve. Por problemi është që kryetari i opozitës është jashtë parlamentit, dhe s´mund të zevendësohet nga një përfaqësues, p.sh. Berisha, sepse ky juridikisht s´mund të zevendësojë Bashën.