Rauning takon Ganaj: Dënime konkrete për zyrtarët e korruptuar

13 Tetor 2014, 14:21Politika TEMA

Dënime konkrete për zyrtarët e akuzuar për korrupsion. Ishte kjo kërkesa që kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig ka parashtruar në një takim me Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së Shkëlqim Ganaj. 

Raunig vlerësoi rolin e ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit, sikundër theksoi se është rritur numri i zyrtarëve të lartë të kontrolluar si dhe denoncimet në Prokurori nga ILDKP. 

“Rritja e numrit dhe e nivelit të zyrtarëve që do të kontrollohen plotësisht, numri i rasteve të denoncuara deri më tani në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe gjobat, tregojnë se ILDKPKI-ja po luan një rol më aktiv në përpjekjet kundër korrupsionit,” tha Raunig. 

Por ai theksoi se përpjekjet duhet të mbështeten nga të gjithë.

“Këto përpjekje duhet të mbështeten më tej nga e tërë korniza antikorrupsion, përfshirë qeverinë, Kuvendin dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, duhet të bëhen përpjekje duke arritur rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht nivelit dhe lidhjeve të tyre politike.

Pavarësia, integriteti dhe bashkëpunimi i institucioneve, përfshirë gjyqësorin, janë thelbësore për uljen e qëndrueshme të korrupsionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike,” shtoi ai. 

Inspektori i Përgjithshëm Ganaj tha se në shtatë muajt e fundit ILDKPKI-ja ka bërë 55 kallëzime penale dhe ka gjobitur 240 zyrtarë. Kjo shifër, sipas tij, është më e lartë se numri i denoncimeve dhe gjobave të vendosura nga ky institucion në dhjetë vjet. 

2 komente në “Rauning takon Ganaj: Dënime konkrete për zyrtarët e korruptuar”

  1. besi says:

    po qe kur rauning po beka marreveshje me prostitute e pengmarres.e dine rauning se ky kokepalare ka qene kidnapues femijesh.

  2. Topi says:

    filloni me Ilir Meten pastaj me gjyqtaret, prokuroret dhe pastaj merruni me zyrtaret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje