Ish-deputetet e PD qe u ndeshkuan nga Berisha
Deputeti Viktor Gumi ka vërtetuar në mënyrë indirekte, se pas përgjimeve të SHISH qendron Sali Berisha.
Ai ka thënë në një intervistë për “Panorama”, se Berisha i ndëshkoi të gjithë deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve, pasi ata rrëzuan një nen në ligjin për përgjimet në vitin 2012.
Sipas Gumit, nëse ai nen miratohej, masa e abuzimit me përgjimet shumëfishohej me 29 herë.
Ai thotë se ai nen cenonte jetën private të qytetarëve.
Për këtë arsye, Berisha vendosi që mos t’i kandidonte në zgjedhjet e 23 qershorit deputetët e Komisionit të Ligjeve.
“Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident.
Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt”, shprehet Gumi.
“Ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi.
Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. (Vendim i Gjykatës së Strasburgut Kennedy v UK).
Në kontrast të thellë me ligjin tonë, p.sh. në ligjin gjerman vetëm një nen për këtë gjë është dy faqe e gjysmë i gjatë.
Ligji nuk përcakton kategorinë e personave që i nënshtrohen këtij përgjimi.
Edhe në këtë aspekt eksperienca jonë është unikale”, thotë ish-deputeti demokrat.
Po per Marreveshjen e Detit ca do thush more i ligjeve? Po per Gerdecin more i ligjeve?
Varja se nuk kam hallin tend por hallin e Marsit qe do merzitet meqe nuk le Serbia tifozet ne Beograd. ?
E thene ndryshe, Shish nese ka kryer pergjime te deputeteve, dipllomateve apo qytetareve te ndryshem, nuk ka shkelur ligjin, pasi nuk ka ligj qe percakton konturet e rasteve kur duhen pergjuar.
Ok mor hale e ndyre,Shiko si flisni keq per Berishen,vetem se nuk ju beri deputet,kurse kur vrau ne Gerdec she me 21 janar ju qelbesira ngrinit komision parlamentar per ta mbrojtur.Ju menu turpi I kombit.
Urime Viktor per shkrimin dhe kurajon!
Njerez si Viktor Gumi i duhen ketij vendi.
I ndershem, korrekt, nje nga me te zotet ne fushen e legjislacionit ne Shqiperi.
Por Sali Berishes i duheshin vec disa marioneta qe te ngrinin doren sa here atij i tekej qe te bente zullumin e rradhes.
Edhe nje here urime!…
po mire qe flisni pasi u dha populli 1000 OOOshuplaka per keqeverisjen krimin e korrupsionin qe ndertuat per te miren e fam berrisha se te gjitheve u futi ne kurth me nga nje thele e per vehte mori hisen e luanit por sdo ta gezoni e sdo ta gezojne pasardhesit populli do tu japin denimin e merituar
Ky Gumi c lidhje ka pasur me PD? Mire ja bejne kesaj te fundit pasi e mjelin, shkelmin ti japin. Viktor shko PSD se ”aty e ke vendin” ?
Qelbesira te tilla e kane ndyre politiken. Keta qe gjoja e paska kundershtuar ligjin e pergjimeve, vetem tani qe i doli tymi kesaj pune, guxuan te hapin gojen. Keto halera bien ere te keqe.