Akuzohen për shpërdorim detyre, ish-kreu i INUK Zyhdi Dajti dhe 14 inspektorë dërgohen në gjyq

13 Tetor 2014, 08:43Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-kreun e INUK, Zyhdi Dajtin dhe 14 inspektorë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Organi i akuzës ka bërë të mundur zbardhjen e dy rasteve ku Dajti dhe 14 inspektorë të INUK kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Mësohet se hetimi ndaj të akuzuarve ka nisur pas kallzimit penal të shoqërsië “G2” sh.p.k se INUK kishte pezulluar ndërtimin e një pallati në Tiranë, në “Rrugën e Elbasanit”.

Dajti është paditur edhe nga Bashkia e Tiranës pasi kishte pezulluar  zbatimin e projektit për ndertimin e Bulevardit të Ri në kryeqytet.

Në këtë mënyrë prokurorai ka nisur hetimet ndaj Zyhdi Dajtit dhe ka konstatuar shkelje të ligjit në dy rastet e sipërpërmendura.

Pritet që ish-kreu i INUK dhe 14 vartësit e tij të gjykohen për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

5 komente në “Akuzohen për shpërdorim detyre, ish-kreu i INUK Zyhdi Dajti dhe 14 inspektorë dërgohen në gjyq”

  1. ed snobisti says:

    hajde me kembe te mbare ushtar zyda

  2. Redi says:

    Berisha mund te kete 1000 te zezat por njerezit e tij i mban nuk i le ne balte. Rama dhe i jep urdher te prishe e pastaj e shkarkon duke i thene qe ke probleme me drejtesine.

  3. ftcvyfvfuyhj says:

    po tamam po pati probleme ti zgjidhi dhe pastaj okej

  4. ed snobisti says:

    po nuk i thashe une ushtar zydiut te shkeli ligjin …

  5. Vladimir says:

    Kjo prokurori eshte me te vertete per te qare hallin. Te merresh me INUK, qe po ju rikthen shqiptareve hapsirat e tyre, qe pushtuesit me te urryer e me barbare qe ka njohur historia e ketij vendi, jua kane zaptuar ne baze te parimit “toke e xanun” me dhune e me letra fallco, duke shkelur me kembe pronaret e ligjshem, duke u zene hapsirat e perbashketa komuniteteve, duke bllokuar rruge parqe e sheshe, pra te padisesh sot INUK do te thote se ose je i kapur nga zaptuesit ose je nje prokuror idiot.
    Eshte ora e momenti qe te kujtojme fjalet e Hymnit: Kush eshte burre e nuk frigohet…
    Hapni rruget e shqiptareve, çlironi pronat nga te fortet, ndertoni projekte strategjike dhe hapni rruget per realizimin e tyre me kurajo e force pa u marre shume me letrat e tyre te fallcifikuara nga banditet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje