Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marrë në shqyrtim kërkesën e parë për rritjen e çmimit të energjisë, atë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
Në këtë vendim, ERE konstaton se aplikimi i OST-së i plotëson kërkesat dhe rregullat e vendosura nga Enti Qendror, kështu që në fund të dhjetorit, OST do të marrë një përgjigje nëse tarifa që paguan kompania e shpërndarjes dhe KESH-i për kalimin e energjisë në linjat e saj do të jetë apo jo 10% më e shtrenjtë.
Pas kompanisë së transmetimit të lartë të energjisë, ERE pret edhe aplikimin e OSHEE-së dhe KESH për çmimet e reja. Burime për Vizion Plus thonë se ato do të bëhen javën që vjen.
Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri do të ndryshojë edhe për konsumatorët fundorë, ku pritet që blloku i parë i cili paguan më pak nëse nuk kalon 300 kv/h të njehsohet dhe të gjithë konsumatorët të paguajnë një çmim mesatar.
Më shumë se gjysma e konsumatorëve të cilët janë klientë të Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë janë ata familjarë.
Ndërkohë që në strukturën e çmimit, shihet se nëse hiqet blloku prej 300 kilovat 44.3% e abonentëve që është edhe grupi më i madh do e paguajë më shtrenjtë energjinë. Nga ana tjetër situata në këtë sektor ka vite që është kthyer në një gropë të zezë për buxhetin e shtetit, duke i marrë atij mesatarisht 200 milion euro çdo vit.
Paralelisht me këtë janë edhe humbjet dhe vjedhjet që i bëhen kompanisë së shpërndarjes, të cilat kanë arritur në 42%. pothuajse gjysma e energjisë që shitet humb në rrjet ose nuk paguhet. Vetë kompania e shpërndarjes ka një borxh prej disa milionë eurosh që duhet t’i paguajë KESH-it, OST-së dhe çekëve në Pragë. Vetë KESH-i ka deri më sot 10 milion dollarë detyrime tatimore të papaguara ende për këtë vit.
A,kta te Erre te knaqin. Pune muti thuaj.
nese rritet cmimi,shoqeria apo ish cez ksaj rradhe do te shkoj per lesh dhie sepse edhe nje pjese e atyre konsumatoreve qe e paguajn do heqin dore… kshu qe mendoj se me shume mundesi do te rriten humbjet.
Familjaret e rregullt te bejne te tjera llogari ndaj ketij shteti harbut dhe te papergjegjshem. Pa u mbledhur parate e papaguara per 24 vite, ky vend nuk do te kete asnjehere qetesi, dhe mllefi do vije duke u rritur. Te na kthehen menjehere parate qe kemi dhene per keta borxhlinj, dhe te detyrohen te paguajne deri ne nje detyrimet! Kete pune ka qeveria, jo te rrise ne menyren me absurde dhe te pakuptimte cmimin e energjise! Kujdes, kujdes, kujdes! Neser mund te jete vone!
ERE te detyroje KESh qe te mbledhe faturat e atyre qe per vite te tera nuk paguajne pastaj te vendosin per rritjen e çmimit te energjse,ne te kundert asne qe deri me sot e paguajme nuk do e paguajm me .
Mblidhni 100% faturat se lat nam. Po u volen tere faturat nuk eshte nevoja e rritjes. Ka 25 vjet qe te ardhurit pa pike kriteri qe nuk paguajne. Ata pushtuan tokat e te tjereve. Bene ndertime duke prishur pasurine kombetare qe tanime eshte e pariparueshme dhe do te na mallkojne brezat, por duhet t’ u paguajme edhe dritat pa mbarim. Gjeç belane mpr Sali qe fute kete fryme te poshter ne vend…
keta kane filluar te nxjerrin ne lajme se jane duke arrestuar njerezit per vjedhje energjie. eshte vetem nje loje mediatike e cila do vazhdoje derisa ERE te jape cmimn e ri. pas kesaj do vazhdoje e njejta situate, ku do paguajne ata qe kane paguar gjithmone e te tjeret jo! tani problemi eshte qe keta jane po aq te interesuar sa ishte dhe Berisha qe gjendja te jete kjo qe eshte! keshtu vazhdojne bejne nje qerre me leke, punesojne ke te duan ne nje kompani qe nuk ka nevoje per performance, fitojne dhe vota per zgjedhjet e ndryshme. une kam qene punonjes ne administrate gjate kohes se cekeve! ne i sinjalizonim gjithe ato shkelje dhe asnjeri nuk shkonte ne prokurori, megjithe vjedhjet qe benin. edhe ata qe u denuan para disa muajsh, ishin faturiste te thjeshte. mendo qe ajo kompani eshte demtuar nga faturistet!!!!!!!!
tani qe po flasim, OSHEE eshte kthyer ne nje kompani te mirefillte punesimi. shumica e drejtoreve jane funksionaret e zonave zgjedhore te PS dhe LSI. njerez qe nuk e kane haberin e nje kompanie dhe as kane lidhje me fushen, drejtojne zona dhe departamente. nje shembull i thjeshte, eshte nje goce e cila ka rol te rendesishem, vjen pas administratorit te kompanise ne organigrame, kjo ka mbaruar per gjuhe letersi! e mbani mend Ramen, njeriun punes dhe jo punen njeriut!! tallje by…. me vjen ndot qe kam punuar (modestisht) qe keta tipa te vijne ne pushtet ne qershor, fort i bindur qe plehra Berisha duhet te qerrohej. po me keto qe po bejne, thjesht po na tregojne se jane te paafte te zgjidhin probleme dhe tani thjesht po krijojne akoma me shume ngarkesa per njerezit qe jetojne ne menyre te drejte!
Rritja e cmimit te energjise nuk duhej te diskutohej fare, le te paguajne te gjithe, i themi zotit Rama, mos luaj me kete popull, i ka vajt thika ne fyt, se thame per ata qe na cuan ne maje te gropes, ti me duket se po na fundos me shume,populli ka me shume besim tek nje force politike qe ua qan hallin, se jemi shume te varfer, me pension 120 mije leke dhe me nje rroge mininale cfare mund te besh, te jetosh,te paguash spitalin, te paguash drita, uje, telefon, dhe ne fund u kujtuan per pashaportat dhe kartat, mos e masin veten me vehten e tyre qe shkojne ne restorant dhe hane nje dreke 150 mije leke, ishalla i lexon zoti Rama tere kete idinjate te popullit se ndryshe e dine mire fundin, se ky popull te hedh ne rruge shume shpejt. Shpresojme.
Te hame bar dhe doren nuk ia shtrime kujt e Mere.
Me ben pershtypje ne gje : Artikulli qe ben fjale per tifozet shqiptare qe nuk do shkojne ne Serbi ka 88 komente, kurse ky qe ben fjale per rritjen e cmimit te energjise elektrike ka vetem 7. Per sa kohe do te jemi popull me mentalitet te tille do te ecim gjithmone nje hap para e dy prapa!
Shtet i pa fuqishem nuk mbledh dot paret rrit cmimin dhe populli rri dhe nuk reagon fare
Nuk e kuptoj sesi disahere e majta perdor politika qe mund te realizohen nga parti te djathta.Mbase nga pozicionimi duke qene se je ne majte te ngelet vetem ana e djathte per te shikuar.Dhe sa me ne ekstrem te saj te jesh aq me i fokusuar do jet drejtimi.
Qeveria kam frike se me kto metra borxhet do shtohen e jo te pakesohen.
Do detyroni qe njerez korrekt ndaj detyrimeve te tyre,te vazhdojne te mos jen me te tille.
Popull neve na ngelet vetem nenshkrimi i peticioneve.