Qeveria po përgatit ndryshimet në kodin zgjedhor. Një paketë amendimesh, që do të bëhet publike brenda këtij muaji, i lidh këto ndryshime me reformën territoriale.
Për shkak të ndarjes së re të bashkive dhe shkrirjes së komunave, ndryshojnë jo vetëm emërtimet, por dhe mënyrat e zgjedhjeve të këshillave bashkiakë.
Por për demokratët, kjo ndërhyrje e njëanshme, qoftë edhe e vogël, rrezikon zgjedhjet.
“Reforma territoriale nuk mund të bëhej pa u kombinuar me reformën zgjedhore dhe vendosën ta bëjnë vetëm dhe për rrjedhojë do të ndërhyjnë mesa duket në Kodin Zgjedhor për të ndryshuar të gjithë ato elementë që duan ata që të kapin procesin zgjedhor.
Asgjë teknike dhe e vogël nuk ekziston në Kodin Zgjedhor, çdo teknikalitet i kodit nesër mund të kthehet në potencial për një krizë politike e cila do të cënojë themelet e standardit të procesit zgjedhor”, tha Oerd Bylykbashi, deputet i PD.
Sipas tij, mes PD dhe mazhorancës nuk ka asnjë kontakt apo negociatë në lidhje me ndryshimet në Kod.
“Nuk kemi asnjë lloj informacioni dhe kontakti. Sigurisht që kjo nuk ndodh në këtë formë, nuk mund të ndodhë siç bëri qeveria me reformën territoriale, ku me një draft të bërë gati nga qeveria ngritën një komision vetëm që ti vënë vulen, dhe nuk mund të jetë as kësaj radhe. Ky është një proces që kërkon konsensus politik dhe sipas të gjithë traditës derisotme shumë e shëndoshë.
Është një proces që mund të bëhet në Parlament dhe nuk mund ta bëj qeveria. Nuk ka për detyrë të ndërrojë rregullat në interes të saj për të kapur më pas procesin e për ti garantuar vetes një fitore”, tha Bylykbashi.
“Komunat dhe bashkitë janë sipas Kodit Zgjedhor, zona zgjedhore e për rrjedhojë ajo ndërhyrje që u bë nuk mund të mos kishte ndikim të menjëhershëm me mënyrën si organizohet procesi zgjedhor, sesi zgjedhsve i jepet e drejta për të qenë në listë, se si kandidatëve u jepet e drejta për të konkurruar në zgjedhje, se si do të nxirret rezultati, e për rrjedhojë do të pranohet nga të gjithë legjitimiteti i zgjedhjeve”, thotë Bylykbashi.
Keto te PD jane bere te cuditshem…Harrojne qe populli ju dha aq pak manadate qe jo vetem te mos mund te bllokojne asgje,por su mbeten as celsat e kashtes.Ketyre u mbeti ne dore vetem shkopi i mullarit te plakut mere!!
Se ku I gjen ky Basha,keto Bylykbashnat,apo yxhym mamlyknat-qe na krekosen neper ekranet televizive,apo emisione te ndryshme si gjelat
ne maj te plehut,apo si daci -Lom Deliut..Dhe ne minorance,se c’ju duket vetja,vaj [medeti] Bashes po te ishin maxhorance..