Këshilli Shtetëror në Francë: Shqipëria vend i sigurtë, jo vend origjine për refugjatët

12 Tetor 2014, 11:21Politika TEMA

Shqipëria përfshihet ndër vendet e sigurta të origjinës. Këshilli Shtetëror në Francë miratoi vendimin e zyrës për refugjatët, i cili e rendit vendit tonë në listën e vendeve të sigurta.

Sipas nenit L. 741-4 të Kodit për Hyrjen dhe Qëndrimin për të Huajt dhe Azilin, një vend konsiderohet i sigurt “nëqoftëse sigurohen parimet e lirisë, demokracisë, sundimi i ligjit dhe të të drejtave të njeriut e lirive themelore”. 

Këshilli i Shtetit ka vlerësuar se vendi ka institucione demokratike. Shqipëria është palë në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. 

Janë ndërmarrë masa në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në ligjet penale dhe civile pritet të forcojnë mbrojtjen e lirive themelore. 

Duke pasur parasysh të gjitha këto elemente, të cilat shënojnë një forcimin e procesit demokratik, Këshilli i Shtetit në Francë vendosi se, përkundër vështirësive të vazhdueshme në luftën kundër krimit, Shqipëria duhej renditur në listën e vendeve të sigurta të origjinës. 

9 komente në “Këshilli Shtetëror në Francë: Shqipëria vend i sigurtë, jo vend origjine për refugjatët”

  1. ne vendet e SIGURTA ishte para 90tes mbasi e mori fatosi e sliu u be i pa sigurte o boll me falni se ju i dini me mire keto pune se kush e beri dhe aresyet pse u be shqiperia ne kete dite te zeze ne pike te hallit perpara gjithe botes te tjerat futja pordhe e grij sallat

  2. Mero says:

    Shqiperia ka kohe qe eshte vend i sigurt po ju mbaruan lajmet meruni me salen se e keni lene mbaz dore. Me lark keni linkun te shifni se kur eshte fute ne list shqiperia

  3. MAKSImiljani says:

    Franca e cila perfaqson politikat europiane ,
    mbeshtet dundjet e refugjateve islamik ne nji vend si shqiperia ,
    duke e quajtur ne menyren me qesharake dhe me sarkastike Shqiperine “VEND I SIGURT ” !!! nderkoh qe shqiptaret vet perballen cdo dite me pasigurine e mbjell nga politika te tilla implantuar ne shqiperi nga be-ja.
    Skenari duket i qarte . Francezet i debojn islamistet me arme e bomba nga shtepite e tyre me mekanizma te tilla luftra te improvizuara xhihatiste,duke presuar elementin islamisk ,faren e injorances ne shqiperi ,per ta shkaterruar shoqerine shqiptare perfundimishte me kto viruse njerezore e cuar shqiperine ne kaos i cili con ne nji shperthim vdekjeprures ne shqiperi me vone.
    Po sali berishen jane duke e klonuar Francezet ,kta dashnor te islamisteve te ksaj Bote ?
    Thuaje mo Daulle French boll shetite me mask/skafander me motorre duke frekuentuar kurvat e bordellove .

  4. Rrofte Pushteti i Popullit says:

    Shoke! Saliu… ai i ben keto!

  5. Galileua says:

    Shqiperia e ka te pamundur te perballoj dhe strehoj nje fluks refugjatesh. Duhet te bllokohen te gjitha kufijt. Nese vendet perendimore bejn presion me ane te deklaratave te tilla atehere ne do te lobojme per regujatet qe ata te shkojne ne France , per arsye me te mira jetese , pune ka plot , ushqimet jane te pafundme … ne si popull mjaftojme aq sa per ti shtyre keta refugjate me ane te propagandes drejt vendeve Europine. Dhe ata do te mahniten nga fjalet e popullit.

  6. Shqiptar kot fare says:

    Keto muhabete jane qe nuk qasim refugjate nga Shqiperija. Edhe Franca eshte vend i sigurte dhe mos shofim kembe Francezi ketu se na cane b…. Dhe ata helikopteret ti mbajne per vehte. Ne nuk na duhen se jemi vend i sigurte.

  7. lexuesi says:

    Kur është fjala për të dëbuar emigrantë quhet vënd i sigurt,kur bëhet fjalë për tu anëtarësuar në BE quhet vënd i pa sigurt,pa drejtësi,me ekonomi të kriminalizuar,ku shkelen të drejtat e njeriut etj etj.

  8. ari says:

    keta e kan ven shqiprin vende te sigurt qe shqiptaret te mos kerkojn me strehim politik ne france se nuk do i pranohet, kurse sa per ata sirianet apo irakjanet e din se sa te sigurt jan ne shqipri po erdhen ketu kan per te ngordhur per buk e nuk do din kur tja mbathin nga kjo parajs qe quhet shqiperi

  9. njeriu i thjesht says:

    I kam lexuar te gjtha komentet dhe i respektoj. por problème qendron se Shqiperia si pas statistikave te vitit 2014 mendoj se eshte vendi qe i afrohet me shum siris nga numri i vrasjeve! Dhe si mundet te quhet nje vend i sigurt vall flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje