Tushaj reagon ndaj akuzave: S’kam dhënë leje ndërtimi kundër ligjit. Policia: S’ka asnjë urdhër arrestimi për të

11 Tetor 2014, 15:56Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, ka reaguar pas disa shkrimesh, se ai është nën hetim për dhënien e lejeve të ndërtimit, në shkelje të ligjit.

Tushja thotë se kjo është shpifje.

Kryebashiaku nga radhët e LSI-së i Lezhës thotë se është i hapur për çdo hetim

Ju garantoj se Bashkia e Lezhës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për çdo llojë hetimi nga organi i akuzës.Ju garantoj se nuk do të jetë peng i asnjë interesi privat dhe nuk do të bjerë viktimë e asnjë llojë intrige që gatuhet nëpër kuzhinat të njerëzve të cilët kanë interesa individuale dhe politike në Lezhë.Kjo ka ndodhur pasi ata nuk kanë gjetur mbështetje nga kryetari i bashksië dhe administrata, kjo njesi vendore është e hapur për të gjithë për të monitoruar aktivitetin e tyre publik.Garantoj qytetarët se ne do të vazhdojmë trendin e zhvillimit për Lezhën dhe s’ka askush forcë që të na ndalojë këtë zhvillim për Lezhën.

Ne Lezhë nuk ka asnjë ndërtim me leje në kundërshtim me ligjin të gjitha ndërtimet që janë pa leje janë të paligjshme, ndërsa ndërtimet me leje nëse ju bien ndesh projektëve të zhvillimit të Lezhës do të prishen.Projketet e nisura në Lezhë me standarde europiane do të bëjnë që historia të bashkëjetojë këndëshëm në këtë qytet.Këto investime do t’i japin një pamje tjetër Lezhës” , tha Viktor Tushaj

Tushaj është shigjetuar në disa media të shkruara dhe rrjete sociale për zbuzime me detyren duke dhënë leje ndërtmimi në kundërshtim me ligjin.

Në shkrimet e publikuara ditët e fundit është bërë e ditur se pas një hetimi disa mujor prokuroria e Lezhës kishte lëshuar urdhër arresti në ngarkim të Tushës, por që kjo është anuluaur pas trysninsë që ka ushtruar mbi prokurorinë kreu i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Po sipas këtyre informacione, për këtë çështje ka pasur debate mes kryeministrit Edi Rama dhe

Në lidhje me lajmin e publikuar për kryebashkiakun e Lezhës Tuashaj ka regaur edhe Policia e Lezhës.

Në njoftimin e unoformave blu thuhet se:

“Lajmi i emetuar sot në shtypin periodik se DPQ Lezhë nuk ekzekuton urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë nuk është aspak i vërtetë. Në DPQ Lezhë nuk ka ardhur asnjë urdhër ekzekutimi për të cilin bën fjalë shtypi.

Theksojmë se dhe nga Prokuroria Lezhë nuk i është deleguar apo urdhëruar DPQ Lezhë të kryej veprime hetimore ndaj Kryetarit të Bashkisë Lezhë Z.Viktor Tushaj për sa bën fjalë e përditshmja periodike. Ju bëjmë me dije se strukturat e Policisë Qarkut Lezhë janë të vendosura të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve dhe ligjit.”

21 komente në “Tushaj reagon ndaj akuzave: S’kam dhënë leje ndërtimi kundër ligjit. Policia: S’ka asnjë urdhër arrestimi për të”

  1. Rexhin says:

    Ne qofte se jane te verteta keto qe shkruhen,ky vend i quajtur shqiperi nuk behet

  2. HILLBILLY says:

    Shkaterrimi i zones arkeologjike te Lezhes ka filluar gjate regjimit te dyte te Salih Ram Gerdecit, ? ky nje pjese e zones A eshte tjetersuar per HAJNAT e ALUIZNI-t dhe te Keshillit te Qarkut, nga ana tjeter Kryetari i Bashkise, zot Tushaj ka dhene leje ndertimi ne ne zonen “A”, ne pjesen e poshtme te qytetit antik dhe per kete ka patur nje denoncim nga Agjensia e Sherbimit Arkeologjik. Situata eshte me e rende kur konstatohet se te afermit e deputetit Bandit te PS-se ndertojne, pa leje, nje pallat 12 kt ne zonen arkeologjike “A” ? . Policia, me heret pati nderhyre per ta prishur por pastaj u terhoq, pra punohet me dy standarte ?
    Edhe zoti Meta kot e humbet kohen me zotin Tusha i cili e ka gremisur gjendjen e arkes se Bashkise se Lezhes ashtu sic ka gremissur dhe xhepat e vet… ?

    1. besi says:

      hillbylli-oj palle e rames-ky dha leje taash-qfare qelbesira ju socialöistet enveri ju dhjeu rama po ben kaken mbi ju.

  3. Paskal Harito says:

    Futuni kontrollit se ne lezhe ka xhevaire, Vlora nuk ehte asgje para skandaleve ne Lezhe.Duhet bindur iliri, ndryshe drejti nuk behet ty.

  4. nana says:

    ma sa fiton nana eme 93 vjece aq dhe fiton ky vitor tusha sot i vit ne zgjedhje se e ka ba mut lezhwen duke vjedh e pislleqe. gjeni ndoj tjeter nga PS se per kete te lsi nuk fiton

  5. Nje mik qe ta do te miren says:

    Luftë brrylash ? e iniciuar nga bandat e PS-se qe me demek duan te marrin Bashkine e Lezhes. Viktori, per shkaqe te ndryshme, eshte zgjedhur nga PD, si ne 2007 ashtu edhe ne 2011 ? por kungulli nuk shkon gjithnje mbi uje, ai duke mos bere asgje e ka mbushur kupen dhe duhet te ik qe aty. Ilir Meta, te mos “e shesë” por ta largoje prej atje ne keto zgjedhje. ?

  6. mesia says:

    I hapur per cdo hetim my ass. Perse ike ne Itali dhe u ktheve vetem mbasi u sigurove qe Ilir Meta i rregulloi letrat te hetohesh i lire. Ti je nje plehre qe po e shkaterron qytetin per dite e me teper. Rrofte LSI e paprekshme nga asgje, ligj apo jo anetaret e saj nuk guxon ti preke njeri. Vazhdo o Shqiperi ne kete rruge korrupsioni, vjedhje dhe shkaterrimi. Rrofte LSI me ne krye udheheqesin e dashur ILIR META.

    1. artani says:

      shume e vertet. asgje per te shtuar komentit tuaj miku im.

    2. Niku says:

      Maskara pse duhej te te mirte ty leje kryetari te shkonte apo jo ne itali?ne itali ka qen per probleme shendetesore dhe takimi ne nje nga spitalet italiane ka qen i parapercaktuar me shum se kater muaj para por ju jeni ndonje “mik” i tij qe perpiqesh ta hash si gjarpri pas shpine . Ai do fitoje edhe mandatin tjeter se ndryshe nga ju Vijtori eshte thjesht Zoteri.

  7. mitro says:

    Te gjithe njelloj jane vetem nga landfille te ndryshme.(Plehra)

  8. ira says:

    Edhe nese nuk qendron asnje nga akuzat ndaj ketij zoterie, nuk ka asnje arsye qe ai te kandidoje perseri, ne zgjidhjet qe vijne vitin tjeter. Mjaft dy mandate. Lezha, pavaresisht nga subjektet politike, pa asnje dyshim ka shume djem dhe vajza te tjere, te mire arsimuar, te afte, te perkushtuar, qe mund te kene shume sukses ne qeverisjen e bashkise.Mendoj se po te vendoset si kriter,jo me shume se dy mandate, vetem mire behet, per vete personin, per subjektin politik dhe ne rend te pare per qytetaret.

  9. Antispiuni says:

    LSI po humbi Bashkine e Lezhes, dhe te gjitha gjasat jane, do filloje te kthehet ne bazen e nisjes ku ishte ne vitin 2007.
    Edhe atehere mandatin e mori nga ca eksponentë te PD-se. Nuk mbahet “mullari” i LSI-se ne kembe me deputet ekzocentrik qe per 6 muaj ka nderruar 3 parti e per me teper me dy z/ ministra si Maniani e Zusi ?

  10. Deformimi i emrave dhe mbiemrave,si duket eshte kthyer ne mode,nganjeher me deshiren e vet personit.Mbiemrin Tusha (Tushe ose Tushaj),emrin Ndre (Andrea)mbiemrin Preni (Prendi) etj..mir te rinjt se evulojn bashk me kohen,por edhe keta te vjetrit tani ne pleqeri e gjeten per tu moderuar?!

  11. rroku i druve says:

    Aty eshte bere nami, perveç bashkise edhe nga Keshilli i Qarkut; kane kthyer ne “toke are” gjolet e Kunes dhe Vainit me ca vula te fallsifikuara e me ca ish kryepleq ?

    1. Arben says:

      Rroku i druve ne nuk jemi kerkushi as ti as une.por ke shum te drejte.
      Cfar hajdutash jane cfar kriminelash jan ba se na vrasin me leket tona se vet dajes in ne brek.
      Viktor Tusha esht nje hajdut i lyer me mut,do vije dita qe do ti pagu aj te gjitha nga drejtesia.

  12. tirana says:

    Plasi edhe ne lezhe

  13. Rroku i Druve says:

    Ketu ka hajni, burra! E cili i paska dale per zot tashti Rrokut te Druve, qe po e shoh komentin me lart!

  14. fisheku says:

    fakt eshte se lezha eshte e mbytur jo vetem nga shirat cdo vit por edhe me ndertime pa leje me trafikun me te rende ne europe, pa vende parkimi ne kohen e veres dhe me njerezit ne pushtet me te korruptuar nder vite.ndertime pa asnje projektplan rremuje pa asnje park pushimi gjelberimi, pervecse nje cope e vogel afer bashkise, me plehra kudo rruges dhe kanale qe qelbin gjithe qytetin.te dale dikush dhe te me tregoje ndonje projekt te madh qe kane bere ne 30 vitet e fundit cdo kryetar bashkie, vecse shkaterrim. lezha ka mundesi per tu bere shume me mire nese do te punonte dikush. nuk eshte vene re pasi mbulohet me turizmin e bregdetit dhe dhenien me qera te banesave, shtepijave dhe hotele te pakontrolluara qe s’paguajne pak ose aspak taksa perfitimi.cdo gje eshte ne duart e privatit sot, as edhe nje linje e rregullt sherbimi lezhe-shengjin apo lezhe-tale si vende pushimi ne vere nuk ekzistojne.karburante cdo 2km, nje hyrje mbi uren e trenit qe vjen era qelbesire dhe nje rruge aq e ngushte qe skalohet per ne shkoder, ku ne vend qe te zgjerohej pak, jane bere ndertime ne kthese dhe pergjate rruges.ska nje rrumbullak qe te rregulloje levizjen e mjeteve per ne shengjin por e rregullojne me police.ndertimet perbuze drinit pa plan. e te tjera. keto gjera nuk kane ardhur vetvetiu por jane lejuar dhe toleruar nga shoke si ky zoteria. nuk do te jete aspak e cuditshme qe edhe turistet kosovare kryesisht te mos vijne me per shkak te kesaj rremuje qe eshte krijuar….zoteria nuk ben dhe s’ka bere asgje me pak apo me shume se paraardhesit e tij.te hetohet sic ke me te.

  15. F.K. says:

    Te publikohen sheshet per te cilat behet fjale dhe qytetaret e Lezhes gjykojne vete!
    Por per nje ndertim eshte e sigurte qe eshte ndertuar ne zonen arkeologjike “A” , objekti pran obeliskut ne qender te qytetit dhe per me keq eshte dhe ne lulishte, e madie ai investitori eshte nje pukjan i Viktorit ?

  16. ftcvyfvfuyhj says:

    ne lezhe nuk ka ngelur shofer pa u qjobitur e dini pse nuk ka nje vend per parking makinash qyteti eshte bllokuar nga ndertime me leje pa leje me shtesa pallatesh po te shikosh rrugen nga semafori tek policia me shtesat e pallateve eshte nje lemeri

  17. DURRES says:

    o vitor tusha i ke ngja baba ilirit me vjedh e ke bo lezhen si kandaharin ti monster nuk je hajdud po super hajdud

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje