Basha-Ahmeti: PD, avokate e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë

11 Tetor 2014, 11:16Politika TEMA

Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë një avokate e palodhur e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe konsolidimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit fqinj.

Kështu u shpreh Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me kreun e BDI Ali Ahmeti.

Sipas një njoftimi zyrtar nga PD, gjatë takimit Ahmeti e informoi Bashën për situatën aktuale në Maqedoni me theks të vecantë për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përpjekjet për të konsoliduar zbatimin e tyre, si pjesë e qënësishme e stabilitetit të Maqedonisë.

Kreu demokrat vlerësoi përpjekjet e bëra  dhe theksoi rëndësinë që ka zbatimi me rigorozitet i Marrëveshjes së Ohrit, si një pikë garancie për stabilitetin e Maqedonisë e më gjërë.

4 komente në “Basha-Ahmeti: PD, avokate e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë”

  1. timi says:

    Krimineli dhe hajduti, i paafti dhe lecka e kryekriminelit Sali do te mbroka shqiptaret e Maqedonide…ky maskara qe vret shqiptaret e Shqiperise…

  2. Nuri says:

    Po ti o pler nuk pe shqiptaret e shqiperise kur i kishe ne dore, ishe minister i vrave, ndrrove ministri i vodhe i qr pastaj erdhe ne bashki i harrove fare ca do besh per te maqedonis ti, ti sdo te tute njehere,.

  3. roni says:

    Ali Ahmeti nuk perfaqson shqiptaret e Maqedonise e aq me pak basha te Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje