Të përgjuarit: Të shkarkohet Visho Ajazi, është ushtar i Berishës

11 Tetor 2014, 09:30Politika TEMA

Përgjimi i zyrtarëve me imunitet është një veprim i paligjshëm prandaj kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika duhet të shkarkohet.

Kështu shprehen për gazetën “Shekulli” dy nga deputetët e përgjuar të mazhorancës, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ndërsa socialisti Pjerin Ndreu i cili është njëherësh dhe njëri nga anëtarët e grupit të kontrollit që hetoi në zyrat e SHISH-it dhe konstatoi përgjimet, pohon se shkarkimi i Ajazit është kompetencë e kryeministrit.

Deputeti Doshi shprehet se ka qenë në dijeni që më herët se ka qenë i përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, por kjo nuk përbën problem për të. Shqetësim sipas tij, është fakti se përgjimet janë të paligjshme. “E kam ditur shumë mirë që kam qenë në përgjim gjithë kohën kështu që nuk ka ndonjë gjë shqetësuese për mua.

Por problemi është se përgjimet nuk janë të ligjshme ndaj unë i propozoj kryeministrit që të shkarkojë Visho Ajazi Likën dhe Prokurorin e Përgjithshëm nëse ka dhënë miratimin për përgjimin e deputetëve”, – pohoi dje ai.

Doshi i konsideron si justifikime pretendimet se përgjimi është bërë nëpërmjet të tretëve.

Ai shton se kryeministri duhet të japë miratimin që të verifikohen gjithë përgjimet e kryera për të dalë në pah ato që ka urdhëruar Berisha, duke shprehur bindjen se përgjimet janë kryer me urdhër të ish-kryeministrit.

Është gjë më se e nevojshme që të tërë të marrin vesh se çfarë ka bërë Sali Berisha 8 vjet në pushtet dhe çfarë po bën ushtari i tij që është sot drejtori i SHISH-it. Berisha vazhdon të komandojë prokurorinë dhe SHISH-in”, – deklaroi ai.

Përgjimet janë të paligjshme totalisht. Në një shtet demokratik dhe ligjor, me rregulla loje, nuk duhet të ndodhë në mënyrën më absolute kjo gjë. Dhe nëse ka ndodhur dhe janë bërë përgjime të paligjshme atëherë përgjegjësit, minimalja, duhet të lenë punën. Do propozoja që të shkarkohen, duhet të ketë një propozim të deputetëve që të shkarkohen”, – deklaron kreu i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku.

Ai shpreh bindjen se përgjimet kanë qenë direket për politikanët dhe jo siç pretendohet.

Nuk mund të nxjerrin justifikime se kemi përgjuar persona të tretë dhe pastaj kanë dalë njerëz me imunitet, deputetë apo zyrtarë të lartë si kryeministri apo kryetari i parlamentit. Ky është një justifikim për të përgjuar direkt atë që duan të përgjojnë.

Ajo që më shqetëson mua është diçka tjetër, që përgjimet janë për individë të veçantë dhe u shërbejnë politikave të caktuara”, – pohoi Frroku.

Kristiandemorkati shtoi se fakti që në listën e përgjimeve kryesojnë emrat nga mazhoranca tregon se përgjimi është i qëllimshëm.

Unë nuk kam ndonjë problem nga përgjimi por të përgjojnë familjen time, kjo më shqetëson shumë. Të përgjohem unë me familjarët e mi është e patolerueshme. Jam kundër çdo gjëje të paligjshme. Unë në fakt e kam ngritur zëri me kohë që këtu në Shqipëri po ndodhin gjëra të paligjshme, monstruoze, gjëra të manipuluara në mënyrë të tejskajshme dhe kjo po provohet çdo ditë. Përgjegjësit duhet të japin llogari”, – tha kreu i Partisë Kristian Demokrate (PDK).

 

22 komente në “Të përgjuarit: Të shkarkohet Visho Ajazi, është ushtar i Berishës”

  1. HILLBILLY says:

    Ai pushti i Salih Ram Gerdecit ? duhet te shkarkohet dhe te terezitet puna qe te arrestohet dhe jo te ik ne Kanada ?

    1. pjeshka says:

      po sa veta duhet te hiqen nga kto zarat e saliut, me president e me kryetar bashkie e me visho ajaz e me prokuror e me gjykata yhyyy sa jane.

      1. alma says:

        Visho ajazi gjat kohes qe shperthente tritoli ne shqiperi merrej me pergjimin e deputeteve te PS e te punesuarve te rinj e su merrte me ate qe ishte emergjence, u desh qe policia e vetme ti zhbente ato banda.

        1. ivani i madh says:

          Perse merziteni Sala e ka patur ne gene pergjimin si spiun i regjur i Serbise dhe se haron deri sa te ngordhe.Ai eshte nje plak llafazan e i peshtire qe do te mare vesh per te gjithe e pegjithcka bejne tamam si skiliet. Mazhoranca te vere para pergjegjesise te gjithe shkelesit e ligjit deri ne shkallet me te larta me vepra e jo me deklarat mediatike sic po bejne deri tani.Viten ikin shpejt dhe pasaj fajtoret shpetojne .Ju dhe ne mbvetemi me gisht ne goje si keto 24 vjet.

    2. Selman says:

      Te pergjosh familjaret eshte turp i madh. Jane edhe malesor. Cpune kan pas me familjaret? Te pergjigjen me ligj. Se me ligjet e maleve do ju ish hap pune sales dhe vishos

      1. Prelilo Luaras says:

        Ku e gjente materialin berisha qe shante me liber shtepije?
        Nga pergjimet e bisedave qe bente SHIK.

  2. Kapter Jari says:

    Tema : deri sot ok, por mos lejoni qe nje emer si Marrk Froku te pergojoje nje institucion shteteror sepse i humb fare serioziteti kesaj pune.
    Vertet e ka bere Shekulli i pari, por dosja kriminale per Frokun eshte sa biblioteka e Pukes dhe e Rreshenit bashke.

    1. Prelilo Luaras says:

      Shume e sakte kjo.

  3. gjeramadhi says:

    visho qeni jo te shkarkohet por te futet ne burg ,paskeni qene te gjithe frikacak ,ju paska hyre lepuri ne bark nga sala ,a jeni burra a jeni muter , sala duhet te futet ne burg dhe te merret ne pyetje mbas pese vjetesh

  4. tarrasi says:

    frik etmerrshme ne palcen ekriminelve ne parlament dhe qeveri poju vjen fundi edhe pashallarve tju bllokohen pronat dhe kontot bankare kudo neper bote sali berisha tijajapin pergjimet nje televizori privat dhe ti transmetoj sdhe tegjitha medjave europjane tadin populli sekush eshte sote ne pushtet aesht rilindja apo mafja

  5. lenci says:

    Po te pergjuar jane te gjithe shqipetaret dhe jo vetem keto te tre dhe pse jane pergjuar kot e pa te drejt prap se prap ska denim per saliun a per manekinen e tij.

  6. bilua says:

    Nuk e kuptoj se si nje deputet qe eshte prane Kr/ministrit te ngateroje kopetencat per shkarkimin e Kr….arit te SHISH te trajnuarin z.V.Ajazi!Kete kopetence i dashur parlamentar e ka vetem Ambasadori Mik nga edhe varet e punun ky institucion!A se kuptoni akoma ,apo s’doni ta kuptoni qe z.Rama nuk mund te akuzoje dot me fakte Sali Berishen si vrastar te 4 personave viktima ,qe deri me sot kane marre fajin me vehte ,pasi s’ka bir kurve qe akuzon “Burrin e shtetit” per vrasje me dashje per te mbrojtur pushtetin e tij me ç’do lloj menyre e mjeti!Ky shtet eshte ndertuar mbi thmelet e ketij bazamenti e per pasoje eshte pjese e kesaj ngrehine qe sot ne e quajme shtet demokratik!Nuk ka se si te ndodhe ndryshe po nuk u shkallmua e iu shkaterua themeli i ketij shteti mafioz qe na u shit me dy vapore me pleh kimik .

  7. Treviso says:

    Krimineli Basha u shpreh: Fituam betejen me qeverine Rama per te mos u pergjuar shqiptaret. Kush eshte ai qytetare i ndershem qe e ka problem pergjimin? Une e quaj nje loje te rrezikshme qe po ben opozita mafjoze.
    Thuhet se pergjimet qe jane bere deri me sot nga ish qeveria mafjoze nuk eshte e vertete, se jane bere nga njerez te trete. Le te publikohen dhe del realiteti, nese ka gisht kryekrimineli sali dhe ushtari i tije besnik, Visho Ajazi Lika. Problemi i pergjimeve eshte kthyer ne nje problem qesharak ne Shqiperi. Pse? Si nuk eshte zbuluar asnje kriminel me ane te pergjimeve te Visho Ajazit? Sa shtylla te tencionit te larte jane demtuar me tritol? Sa makina jane hedhur ne here po me tritol? Sa njerez jane vrare me shperthime tritoli? A nuk ja ben pyetje vetes Visho Ajzi, si specialist ne ate fushe? Visho Ajazin, jo qeveria por nje qytetare i thjeshte e ven me shpatulla per muri me ngjarjet qe kan ndodhur ne ate sektor.

  8. stela says:

    PSE ju djeg ju more zoterinj? Nje njeri qe eshte I lare, s’ka pse shqetesohet.

  9. kuq e zi says:

    visho duhet pushuar jo se pergjoi por sepse u vu ne detyre ne kundershtim me ligjin…
    vendi qe mban visho duhej nje njeri vetem me shtetesi shqiptare dhe 5 vjetet e fundit te banonte ne shqiperi
    ndersa visho ka pasaporte kanadeze po ashtu kur u thirr ne detyre jetonte ne kanada mos harrojme se nato e kundershtoi fort kete kandidature

  10. Zef Kallami says:

    Vishoja apo Vishovici jo te shkarkohet.Po te zhgatrrohet komplet se e ka ngatrruar detyren me hyre e del e duku e mos u ben i padashur teresisht me Berishen.

  11. Viktor hoti says:

    Vishua eshte profesionist ne pergjimet sepse ka licencen e Gazidedes

  12. Pipino says:

    Po mos të kishim diell dhe ujë me shumicë në këtë vënd, do kishin mbetur vetëm Shishi,Prokuroria,Gjykatat dhe i gjithë soji i tyre. Gëzojuni sa nuk na i marin edhe ato se do ishte fundi i ketij vendi!!Vetëm kos.

  13. atila says:

    Shqiperia duhet te clirohet nga tentakulat e Berishes qe nbajne peng demokracine dhe te ardhmen e vendit. Regjimi tribal,klanor e i korruptuar Berishian duhet cmontuar ne themel nese duam te ndertojme nje Shqiperi Evropiane. Fakti qe PD nuk bashkpunon per reformimin e institucioneve tregon se nuk pranon cmontimine sistemit Berishist dhe strukturave klanore qe ngrit ne mbrojtje te pasurive dhe pushtetit te vet te korruptuar.

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Pergjimet gjate 2014,jane te denushme,tregojne se Visho Ajazi eshte ushtar i Berishes.
    Duke pare se Berisha vazhdon te komandoj Visho Ajazin,hetimi duhet te thellohet,deri ne nxjerrjen para ligjit, Ajazin Dhe Berishen.
    Do jete jo vetem naivitet,por dhe dashakeqsi,te pranojme se jane hetuar persona te tjere dhe politikanet kane qene “viktima” !

  15. nuri says:

    Keta te tre e kane te shkrujtur ne balle qenien trafikante dhe kriminele.

  16. DULLE says:

    KELYSHI I SALES TE FUTET NE BURG PASI KA SHKELUR LIGJIN DHE NGA BURGU TE REFEHET PER LIDERIN SHPIRTEROR SALI KUFOMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje