Ka ardhur momenti që njerëzit të përfundojnë në burg për vjedhjen e energjisë. Kështu u shpreh ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.
“Flas për biznese që vjedhin energjinë, nxjerrin fitim dhe nuk e paguajnë atë.
Nuk po flas për debitorët sepse nganjëherë ngatërrohet, debitorët janë një çështje civile.
Masat në Kodin Penal janë shumë më të rënda, nuk ka më dënim me gjobë, është vepër penale e pastër dhe krim që duhet trajtuar në flagrancë.
Ka ardhur momenti që këto masa të jenë akoma më të ashpra. Nuk mundet që Shqipëria të vazhdojë të mbajë 20% të energjisë së saj të vjedhur pasi ky është bilanci sot.
Gati 20% e energjisë elektrike është vjedhje e pastër dhe pjesa tjetër rreth 20% është humbje teknike për shkak të mungesës së investimeve prej shumë vitesh”, theksoi ai.
Duke e cilësuat vjedhjen dhe mospagesën e energjisë si një problem të trashëguar me vite, i përkeqësuar jashtëzakonisht në vitin 2012 dhe në vitin 2013, Gjiknuri theksoi se rezultatet këtë vit kanë qenë të mira, megjithatë nuk janë të mjaftueshme për atë që presim.
“Kemi arkëtim gati në mbi 50 milion dollarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë.
Kjo tregon se masat që ka marrë qeveria, puna që është bërë nga kompania, e gjithë ajo fushatë sensibilizuese ndaj shoqërisë për detyrimet që kanë ndaj energjisë elektrike kanë dhënë rezultatet e tyre.
Humbjet janë reduktuar, madje edhe nga një diskutim që kam pasur me drejtorin, në muajin shtator mund të kemi reduktimin më të thellë historik të humbjeve në rang republike, krahasuar kjo me vitet e kaluara.
Ky është një rezultat shumë i mirë që tregon që punë është bërë. Por, nga ana tjetër e thashë nuk jemi aty ku duhet. Gjithmonë, kur vjen puna tek energjia, ka një sensibilitet shoqëror dhe megjithëse kostot e energjisë rritën, njerëzit me të drejtë thonë “përse duhet të paguajmë më shumë, kur ka vjedhje, kur ka abuzim, kur ka mospagesa”.
Sidomos Operatorin e Shpërndarjes, kjo situatë e vë përballë një trysnie shumë të madhe. Suksesi i reformave të qeverisë shqiptare varet nga puna e Operatorit të Shpërndarjes.
Ne jemi duke ndërmarrë shumë reforma. Një pjesë ka qenë edhe forcimi i kapaciteteve administrative dhe masave ligjore për të ndihmuar arkëtimin më të mirë, por njëkohësisht edhe për të luftuar vjedhjet.
Një pjesë e arkëtimeve më të mira kanë ardhur si rezultat edhe të masave që kemi marrë, qoftë për shlyerjen reciproke të detyrimeve ndaj institucioneve, qoftë masat që shumë kompani nuk mund të marrin pjesë në tendera pa paguar energjinë, apo shumë shërbime nuk mund të jepen pa paguar energjinë.
Këto kanë qenë masa pozitive që kanë dhënë rezultat. Gjithashtu, edhe ndryshimet e reja në Kodin Penal e ashpërsojnë vjedhjen e energjisë.
Këtu theksi duhet vënë në bashkëpunimin mes Operatorit të Shpërndarjes dhe Policisë së Shtetit. Këto ditë do të shpalosim edhe një plan masash në terren, një bashkëpunim shumë i imët mes Operatorit të Shpërndarjes dhe Policisë së Shtetit për të goditur të gjitha fenomenet e vjedhjeve”, theksoi ai.
Damian lerini pordhet, cdo shqiptar e ka te qarte, Parate qe duhet te merrni nga FMN nuk duhet te perdoren per borxhet e energjise por te investohen ne infrastrukturen e ketij sistemi.
Perse permend bisneset dhe nuk permend trimat e veriut qe nuk kane paguar dhe vazhdojne te mos paguajne energjine??!!
Apo rruga me e shkurter e paguajne qorrat per horrat.
Shteti te fut shtate kembe ne nje kepuce po te doje,por “po te doje ama”
Shitja e energjise duhet ose te lihet me koncension ose te privatizohet.
Atehere le tja mbaje prapanica ndonjerit te mos paguaje. MJAFT, u bene 24 vjet qe na eshte nxire jeta.
Shume qytetar ,eshte fakt, nuk mund ta paguajne energjine per shkake te pamundesise se te ardhurave. Kjo kategori cfare duhet te beje? duhet te rri pa drita? Apsolutisht jo, nje familje qe realisht nuk ka mundesi te paguaje faturen elektrike nuk mund te lihet pa energji.Shteti duhet te kete regjistrine e te gjitha familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi ekonomike te paguajne.NJe familje me asistence, apo nje familje me pesnsion 100 euro eshte e kuptueshme qe nuk mund te paguajne, bile ajo duhet te ndihmohet nga shteti edhe per plotesimin e nevojave te tjera jetesore.Keto fatura elektrike duhet t’i paguaje shteti.Shteti duhet te jete ne sherbim te qytetarit realisht.Nuk mund te laj duart shteti duke dhene nje asistence qesharake,ne se kerkohet qendrim reciprok shteti duhet te ndryshoje politiken ekonomike ndaj kesaj shtrese dhe ndaj pensionisteve dhe nga ana tjeter ky sektor duhet te luftoje korrupsionin brenda vetes se tij.
Per vjedhjet thuhet deri ne 20 perqin ndersa humbjet per shkak te infrastruktures 20 perq..po leket per rregullimin e kesaj infrastrukture kush i vodhi Likja kur kishte ministrine e energjitikes ne kohen e Saliut.Lerini pordhet po rregulloni nje here punen tuaj pastaj kerkoni llogari te tjereve…se te jete vertete per burg jeni ju te paret qe e keni vendin aty..
Problemi eshte se bizneset e qeveritareve dhe verioret nuk paguajne se do votat Sali Berisha dhe Gjiknurit nuk ja mbane por na rrit çmimin neve qe e paguajme. Eja o popull te dalim ne proteste dhe te kerkojme te drejtat tona dhe boll i lame te tallenb me ne keta qeveritare hajdute.
Mire shte ta fillojme me Ministrin operacionin e arrestimeve. Ky pjeshka kujton se njerezit e vjedhin energjine per qejf. Thirrini mendjes o shpirtzinj se njerezit nuk kane buke per te ushqyer femijet.
Une njoh njerez qe kane nga tre kondicionere ne shtepi, kane punetore, kane biznese, kane mesuese private per femijet, makina luksi dhe vjedhin energji!!! Paguajne 5 mije leke te vjetra apo dhjete mije leke te vjetra ne muaj. Shume i bute ministri!!! Burg dhe hiqi lishencen e biznesit kush vjedh. Kurse ata qe jane pa pune t’jua paguaj shteti. Dhe kush vjedh privat apo familje burg dhe gjobe se vdiqem duke paguar energji per lagjen.
O Damlla(jan)!
Kaq te veshtire e keni qe te kontrolloni fabrikat dhe punishtet qe nuk paguajne? apo i keni bizneset bashke me ata te PD.
Z. Gjiknuri,
Kur lexoj keto shifra qe ju raportoni, gjeja e pare qe me vjen ndermend mua, si nje pagues i rregullt i energjise eshte: Perse duhet te ritet cmimi i energjise kur 20% e saj vidhet? Ne rradhe te pare eliminoni vjedhjet! Por vjedhjet nuk eliminohen me metoda te tilla amatoreske qe ju thoni ” do te denohen me burg biznesmenet qe vjedhin”. Jo, duhet te denohen te gjithe qe vjedhin, cdo individ sado i thjeshte qofte! Dhe kjo behet duke rregulluar kuadrin ligjor!
Se dyti, perpara disa ditesh ju (qeveria) na thate se tejkaluat te ardhurat e buxhetit dhe si rezultat bete edhe nje rishikim te tij. Nuk ndodh ne asnje vend qe njekohesisht te kete tejkalim te ardhurash buxhetore dhe ritje cmimi energjie! Se treti, jane shume qesharake dhe te thata deklaratat apo opinionet tuaja ne lidhje me qeverite e mepareshme…..keto jane muhabete te konsumuara kafenesh fshati!!!
Qytetaret kerkojne alternativa konkrete realiste dhe optimiste.
po ata qe kan vje4dh der m tash?
Brenda ne Tirane dhe ne lagjet periferike te tij ka me vite qe nuk paguajne energjine me mijera familjare. Jane edhe njerez te pasur e me vila e komoditete. Nuk degjohet shteti fare.
Duhet te paguhet energjia domosdo ose te gjithe njelloj me ligj ose ska ligj dhe pike, do veje puna me keq akoma.
Duhet qe te gjithe punonjesit e elektrikut te mbeshtetur nga policia e shtetit non stop neper lagje te rrine si xhandare me pinca ne duar, ndryshe nuk rregullohet gjendja.
Nuk rregullohet gjendja me rritje cmimi ore, se i bjen te rritet dyfish per ata qe paguajne vazhdimisht.
E vetmja gje qe ka bere kjo qeveri eshte ndalimi i padrejte qe i beri ndertimit te HEC te vegjel sikur ata po demtonin shtetin ne perrojet ku ndertoheshin. Duhet te lejohet ndertimi i tyre dhe te liberalizohet prodhimi, shperndarja dhe shitja e energjise elektrike. Çfar pret me qeveria ?!
cmimin,cmimin ate pse e rrit?
JU E DINI SE DUKE RRITUR CMIMIN E ENERGJISE RRITEN ME SUSTE TE GJITHA,PRA NE POPULLI NUK DO PAGUAJME VETEM RRITJEN E CMIMIT POR DO PAGUAJME EDHE RRITJE TE TJERA TE CMIMEVE.
DHE RROGAT JANE PO ATO, TE VOGLA SA MEZI MBIJETOJME.
EDHE INVESTIMET QE NUK JANE BERE PSE DUHET TI PAGUAJE POPULLI.
EH MOR POPULL SA GJERA BEHEN NE EMRIN TAND…………….
Shyqyr doli njehere fytyra ketij drejtori te OShees se edhe ne ngujim gjaku te kishte qene do kishte dale me shpesh.Z.Gjiknuri flet bukur me sa thone po mundohesh shume me energjine dhe minierat, po nqs vazhdon me keta vartesa dallkauk si ky Seferi qe vidhte dhe llambat ne bashki te Tiranes do je i deshtuar edhe tim
Po Gjiknuri, ne burg te shkojne kush e vjedh energjine elektike, sidomos bizneset hajdute por, me se pari, te shkojne ne burg ata qe e kane detyre ta ruajne kete energji, qe kane per detyre te zbulojne dhe denoncojne abuzuesit dhe vjedhesit e saj, por qe per arsye te mosarsyeve, nuk e bejne kete detyre.
Do te tregoj dicka qe me ka lene mbrese dhe qe flet pikerisht per pergjegjesine e atij qe eshte ne detyre te ruaje dicka.
Mu dha rasti te vizitoja qytetin Portsmouth, qe shtrihet pergjate grykederdhjes se lumit Piscataqua ne Oqeanin Atlantik, ne shtetin New Hempshire, SHBA, dhe gjate nje shetitje turistike me nje anije te vogel, duke kaluar prane nje ishulli lumor, Seavey Island, na zune syte nje “pallat” shume te madh qe nga jashte, nga pamja dhe arkitektura, te kujtonte nje rezidence mbreterore.
Por, kapiteteni i anijes qe, me shume elokuence, bente dhe ciceronin e shetitjes, na tha se po shikonim, te famshmin, Burgun Naval te Portsmouthit, qe sherbeu si i tille ne periudhen 1908-1974, per ushtaraket e denuar te marines amerikane, por edhe per roberit detare te vendeve te tjera ne lufte me ameriken, dhe qe si roje dhe gardiane perdorte gjithashtu detare- marinsa amerikane.
Ky burg, u permendka si Alkatraz-i Lindor ( Alcatraz ), per tu krahasuar me ashpersine dhe izolimin e burgut te famshem ne bregun perendimor te Amerikes, ku u burgos dhe Al-Kapone, por edhe sepse, njelloj si nga Alktrazi, nuk njihej asnje arratisje e sukseshme prej tij e ndonje te burgosuri.
Sipas kapitenit-ciceron, pervec pozicionit te izoluar gjeografik, midis ujrave te nje nga lumenjve me te rrembyeshem te amerikes, faktori tjeter dominant ishte nje rregull i ashper per rojet-marinsa te burgut: Roja pergjegjese per arratisjen e te burgosurit, do te vuante ne te njejten qeli pjesen e mbetur te denimit te te arratisurit.
Nuk e di se sa ishte e vertete qe ky “ligj” ka egzistuar dhe se eshte zbatuar ne ate burg te izoluar dhe as nuk e pyeta kapitenin simpatik nese po e romantizonte narrativen apo po tregonte ndonje legjende rreth tij te thurrur nga detaret qe jane shume te prirur per to por, sinqerisht, aty midis ujrave te Piscaqatuas dhe pamjes hijerende te atij pallati-burg gati misterioz dhe aristokratik, e besova ate dhe tani po e sjell si shembullin e zbatimit te parimit qe ruajtesi eshte pergjegjes per detyren e tij dhe duhet te ndeshkohet nese nuk e zbaton, nese e neglizhon apo e abuzon kete detyre, me po aq rreptesi sa edhe vuajtesi apo shkelesi i ligjit.
Imagjino cfare Drejtori si klloun ka osheja. Si fantomasi ne vaktit. Kurre seshte pare te udheheqi nje pune a nje aksion. Rrin tere diten ne zyre e ha byrek dhe shef varteset nga shalet. Shume i lodhur dhe fytyren e ka per gjynaf. Kur erdh ne cez kishte dy tel me drite sot mban tre cope galaxi S 5 zotria se e ndriti punen. Sh keq me kta te lodhur Z. Kryeminister. Ju punoni por sju ndjek njeri nga kta barinjte.
Duhet pune dhe Burra jo kllouna qe jane bere me faqe ne nje vit. Duhen burra o Edo. Ver burra se e cove perqindjen e grave 90%.
Kane te drejt komentuesit, ma ardhur puna qe rrobt qe punojn ne Chez thote te keqen e Said Hajdutit, se te pakten punonte.
Edhe Andi Beli ska qene kaq anonim sa Ben Seferi, i cili merite te vetme ne jets ka ortakerine e deshtuar ne biznes me Ben Ahmetajn. Ne fakt ngjajn edhe ne parjen e shaleve te varteseve se i kane kthyer vendin ku punojne ns bordello.
Mjere rilindja ku u katandis, kush mbolli e kush po korr!!
Asnje nuk ka per te perfunduar ne burg! Keta deklarata behen sa per tu hedhur hi syve popullit te ndershem qe ka vazhduar dhe vazhdon te paguaj rregullisht energjine elektrike. Eshte thjeshte paaftesi e qeverive te te dy kraheve. Ketu do jemi dhe do me gjykoni!
SHYQYR qe po vepron shteti ndaj ketyre hajvaneve, futini nje gjobe te madhe ,po se paguan te futen ne Burg 1 vit qe kur te dalin ti mos u shkoje mendja te vjedhin energjine elektrike,i tha saliu vidhni se nuk ju denoj,por kjo mori fund se tani kemi EDI RAMEN qe jua dhjet t’emen.
SHYQYR qe po vepron shteti ndaj ketyre hajvaneve, futini nje gjobe te madhe ,po se paguan te futen ne Burg 1 vit qe kur te dalin ti mos u shkoje mendja te vjedhin energjine elektrike,i tha saliu vidhni se nuk ju denoj,por kjo mori fund se tani kemi EDI RAMEN qe jua dhjet t’emen.
SHYQYR qe po vepron shteti ndaj ketyre hajvaneve, futini nje gjobe te madhe ,po se paguan te futen ne Burg 1 vit qe kur te dalin ti mos u shkoje mendja te vjedhin energjine elektrike,i tha saliu vidhni se nuk ju denoj,por kjo mori fund se tani kemi EDI RAMEN qe jua dhjet t’emen.
Po I vin ora qe do pjerdhim ngA te katra anet mjere te pasurit sa keq do ta shikojne.
Ata qe vjedhin per biznes BURG.
Familjet qe nuk paguajne dot te kompensohen nga shteti me nje kuote mujore, pra ta marrin leket dhe me ato lek te paguajne. Aresyeja eshte qe pjesa e familjeve qe duhet te paguajne pa kompensim nga shteti te mos kene alibine se perse disa paguajne dhe disa jo.
Pra per te varfrit shteti ti jape parate me nje dore dhe t’jua marre me doren tjeter.
Keshtu paguajne te gjtihe ose futen ne burg.
Friga ruan vreshtin.Nuk ka ngelur shqiptare pa e mesuar dhe pa e futur aty ku zen vend.
Mendoni per nji moment qe ne mbare boten,por qofte edhe ne nji shtet nga ma demokratiket te shuhet ligji.Cfare do behet mbi globe apo ne kete shtetin demokrat.Me bindje do te thosha se do vlonte krimi i paparashikushem merramendes.
Shkurt disiplina e nji shtetit asht friga per ta zbatuar ligjin cdo njeri i kulturuar,apo kokefort,hundelesh e mendjemadh,kapadai.Burgu qe deklaroni juve i nderuar minister asht ligji qe e zbatojne gjithe shtetet.Ndaj nga ky monmet e ne te ardhmen zbatoni pa tolerime ligjin,nuk do ngelin koke shqiptarit sikur te jet e tera rrenje dellinje apo hardhije qe ti biesh 100 here nuk i heq nji ashkel,do behen sheleg,dhe jo vetem qe do pagujane po do kontribojne ne ruajtjen e rrjetit te mos preket( i lind detyrimisht interresi). Qe ketu fillon disiplina,edukimi dhe berja e shtetit shtet.Rrezultati perfundon gjithekund pozitiv dhe te ardhurat nga konsumi mbush buxhetin e pronarit,apo te shtetit.
Zoti ministër, nje pyetje kam? A keni ju si ministri e Energjitikes nje evidence te sakte per abonentet?
Sa abanente jane gjthsej? (shteteror dhe private)
A ka te parregjistruar?
Sa jane biznene? (te ndara, biznes i madh, biznes i vogel)?
A jane te rregjistruar me libreza energjie?(bashkepnim me Tatim taksat).
Sa nga keta paguajne?
Sa nga keta vjedhin?
Sa familjare jane?
Sa nga keta jane me ndihme ekonomike?
Sa nga keta paguajne?
Nqse Ministria e Energjitikes dhe Drejtoria e OSHE nuk kane nje evidence te sakte urgjentisht duhet te bejne verifikimet ne terren me nje TASK FORCE brenda nje afati sa me shkurter(Ky verifikim asnjehere nga punonjes te OSHE-se)
Pra, pa nje evidence apo tabele te sakte per gjithe konsumatoret dhe sa paguhet e sa vidhet, nuk mund te flasesh apo me keq te marresh vendime te pastudiuara.
Transparenca eshte ane tjeter shume e domosdoshme. Fillojeni nga vetja, vazhdo me vartesit tuaj zoti ministr, pastaj me politikanet, bizneset, me prokuror, gjyqtar se p[jesa tjeter e konsumatoreve jane ne rresht.
Lexoje zoti minister se kjo nuk eshte gjithçka.
Po për cilësinë dhe stabilitetin e energjisë elektrike, kush do të përgjigjet…???!!!
Jam nga kukesi dhe e di shume mire pse nuk paguajne ata banore dritat dhe pa u zgjidhur konpesimi I tokave qe ka permbytur liqeni I firzes nuk zgjidhet ky problem,shteti ti kompesoj ato banore dhe pastas ti fuse ne burg po nuk paguan.
Late nam o Shtet me kta Drejtora anonim si ky seferi. Ta shohesh ne rruge as shurren si hedh. Sh i paafte.tani eshte bere boss ama e thone qe do bleje dhe vend zevendesministri se e ndriti energjine. Mjere populli. Late nam rilindja. Votova per rilindjen po doli me keq se saliserbi.
A e din ky sa i kushton taksapaguesve shqiptare nje i burgosur ??.Deri tani jemi te informuar se Institucionet kryesore nuk kane paguar energjine prej vitesh ?Shteti duhet te na jape listen e banorve te cilet nuk paguajne.Shoqeria,mediat ..etj.duhet te ushtrojne presionin e duhur ndaj personave te cilet marrin shqerblim por nuk e paguajne ate.Ne burg duhen futur ato persona te cilet paguhen per te bere detyren,por nuk e bejne ate,apo aq me keq abuzojne me te.
Po vjedhjet 20-vjecare qe u jane Shqiptareve, si konsumatorit familjar dhe bizneseve, me kufizimet pa kriter, me difektet, me gjeneratoret me karburantin per ta, me humbjet e punes dhe fitimit per bizneset te cilat shkojne ne miliarda Euro, kush do ti paguaj? Juve do tu rruani trapin njerezve me ate burgun tuaj. Fusni ne burg ata qe i kini ne parlament, dhe mos shikoni popullin, se borxhet qe i keni ju plehra atij, nuk lahen dot as ne boten tjeter!