Paloka: Rama-Meta përjashtuan PD nga delegacioni shqiptar në Unionin Ndërparlamentar

10 Tetor 2014, 11:59Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon mazhorancën parlamentare se ka përjashtuar opozitën nga Unioni Ndërparlamentar.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka në një konferencë për mediat akuzoi mazhorancën parlamentare se ka ndërmarrë së fundmi, një akt tjetër kundër opozitës shqiptare duke e përjashtuar nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar (IPU).

“Nga datat 12 deri me 16 tetor do të zhvillohet në Gjenevë, Asambleja e Përgjithshme e Unionit Ndërparlamentar, i cili është organizmi ku përfaqësohen në nivelin më të lartë Parlamentet nga gjithë bota.

Në këtë Union dhe Shqipëria përfaqësohet me delegacionin e saj të përhershëm parlamentar që përbëhet nga përfaqësues të maxhorances dhe opozitës, si të gjithë delegacionet e tjera që përfaqësojnë Parlamentin Shqiptar në  Parlamentin Evropian, Këshillin e Europës apo OSBE.

Vetëm dy ditë pasi Bashkimi Europian i bëri thirrje direkte maxhorancës parlamentare në Shqiperi, që t’i krijojë opozitës kushtet e detyrueshme, për të zhvilluar veprimtarinë e saj të ligjshme, në Parlament;

Vetëm dy ditë pasi  Bashkimi Europian në progres-raport, bën të qartë se bashkëpunimi, konsensusi me opoziten dhe gjithpërfshirja, janë kryekushti i BE për politiken shqiptare;

Maxhoranca ndermer këtë akt të fundit të dhunimit të të drejtave  te opozitës, duke e përjashtuar nga delegacioni”, theksoi Paloka.

Sipas tij, opozita as nuk u njoftua për aktivitetin e rëndësishëm të IPU, por në fshehtësi të plotë, sikur të ishte pronar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka urdhëruar ngritjen e një delegacioni sipas dëshirës së tij.

“Qëllimi është që opozites t’i hiqet e drejta e pjesmarrjes, e fjalës dhe e votës në IPU, të drejta që i takojnë sipas rregullave të këtij institucioni ndërkombëtar, e nuk mund t’ia japë apo t’ia heqë as Meta e as Rama sipas tekave të tyre. E gjithë kjo bëhet që opozita të mos ketë mundësi të denoncoje në organizmin më të madh dhe më te rendesishem  parlamentar ne bote, atë që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë.

Me këtë akt, Kryetari i Parlamentit Shqiptar, i cili publikisht shfaqet si predikuesi më i madh i bashkëpunimit me opoziten, vërteton dhe një herë se bashkë me Ramën, është arkitekt kryesor në dhunimin e vazhdueshem të të drejtave të opozites në Parlament.

Rama e Meta, qartazi po kërkojnë eliminimin e opozitës, eliminimin e demokracisë në Shqipëri dhe vendosjen e një sistemi ku edhe opozitën ta emërojnë dhe përcaktojne ata vetë, duke i hapur përfundimisht rrugën vendosjes së sundimit të oligarkise së krimit në Shqipëri”, tha Paloka.

 

 

6 komente në “Paloka: Rama-Meta përjashtuan PD nga delegacioni shqiptar në Unionin Ndërparlamentar”

  1. endri says:

    Edo, me keqardhje por ju nuk jeni demokracia ne shqiperi!

    1. @endri says:

      Sipas jush demokracia ne Shqiperi eshte Saliu me Lulzimen!
      Palacot e Sales bejne sikur u vjen keq per demokracine qe per 20 vjet e shkallmuan ate dhe endrren e shqiptareve per nje shtet demokratik.
      Shiko Presidentin, Horrin kryeprokuror, GJykatesit hajdute apo SHIKun qe pergjon kundershtaret politike te Sales dhe pastaj na trego demokracine…

  2. Z says:

    Duke qene ne bojkot si mund te jesh pjese e nje nje delegacioni ne nje Union Nderparlamentar ?
    Shkoni beni mbledhje me Salen!

  3. liria says:

    Po cju duane ju atje: Te beni gam gam kote?
    Mire jeni ketu brenda,hani dhe grini sa te doni
    se populli nuk ka as vesh tju degjoje dhe as Sy tju shikoje.
    Ne fakt jeni bere specje e rralle;
    ku tju quash Djaje,eshte fare pak.

  4. star domate says:

    O Ed Paloka,
    Te kam thene edhe dje, por ti si lexon keshillat.
    Lere Lulin e Doktorin, shko ne parlament, bej detyren si polikan i vjeter e me personalitet. Shiko karrieren tende. Mos u merr me ata qe kane precedente. Ti je nga figurat me te pastra te PD.

  5. Titi says:

    Do te isha shum i kenaqur po te ndodhte vertet keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje