Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevizut është lexuar një material përmbledhës për përgjimet e realizuar nga SHISH, e që janë nxjerrë në dritë nga një raport i deputetëve të Parlamentit shqiptar. Po kështu theksohet se dokumenti nuk i është vënë në dispozicion Presidentit. Materali është zbardhur nga “Lapsi.al”, i plotë dhe fjalë për fjalë, kështu që po e përcjellim në mënyrë integrale, meqenëse paraqet interes.
Pesë faqë kompjuteri dhe një listë emrash bashkëngjitur, përbëjnë dokumentin më intrigues dhe më të komentuar të mediave shqiptare sot! Në faqen e parë të tij është stampuar sigla SEKRET SHTETËROR dhe për të kanë dijeni vetëm pak vetë. Disa deputetë të Parlamentit, shërbimet sekrete, Kryeministri, Kreu i Kuvendit dhe padyshim personat që janë marrë me përgatitjen e tij. Nuk dihet nëse raporti i është vënë në dispozicion Presidentit, por me gjasë jo.
Dokumenti është hartuar përpara një muaji dhe është dorëzuar në zyrat më të rëndësishme të shtetit dy javë më parë. Mban firmën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe që në fillim konsiderohet si raport paraprak. Eshtë raporti i komisionit hetimor Parlamentar për veprimtarinë e SHISH. Komisioni nisi punë disa muaj më parë dhe si pasojë e vendimit për bojkot, funksionoi pa praninë e deputetëve të opozitës, vetëm me përfaqësuesit e mazhorancës. Ai përbëhet nga deputetët Pirro Luto, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia. Komisioni kishte si synim verifikimin e emërimeve në SHISH dhe ligjshmërinë e një shkrese lëshuar nga kreu i insitucionit që kërkonte të dhëna për drejtuesit e rinj të policisë dhe drejtorët rajonalë të disa agjensive pas ardhjes në fuqi të mazhorancës së re. Por sipas raportit të cituar nga burime të besueshme, deputetët kanë gjetur gjurmë përgjimesh dhe madje edhe tekste të zbardhura të tyre. Përgjimet, kanë përfshirë brenda tyre edhe numra dhe emra personash të rëndësishëm ose ndër më të rëndësishmit e politikës shqiptare. Po sipas të njëjtave burime që i referohen Raportit, ndër emrat që figurojnë të përgjuar janë edhe ata të Kryeministrit aktual Edi Rama, të Kreut të Kuvendit Ilir Meta, të Kreut të Opozitës Lulzim Basha dhe të disa personazheve të tjerë të rëndësishëm të shtetit dhe politikës.
Po si janë kryer përgjimet? Kush i ka autorizuar ato dhe a mund të përgjohen persona që kanë imunitet ligjor? Pra a kanë qenë këto përgjime politike apo përgjime si pasojë e angazhimeve të tjera të këtyre personave. Hetimi paraprak i komisionit sqaron disa detaje që janë tejet të rëndësishme për hetimin.
Sipas burimeve që i referohen raportit dhe punës së komisionit, ka disa gjëra që dalin nga kontrolli.
Së pari, të gjitha hetimet e shqyrtuara nga përfaqësuesit e Parlamentit figurojnë si “përgjime parandaluese”. Përgjime të tilla nisin mbi bazën e një indicie që vjen nga një prej agjensive shtetërorë të inteligjencës që ka për qëllim parandalimin. Agjensitë që mund ta kërkojnë këtë gjë janë: Shërbimi Informativ Ushtarak, Njësia e Inteligjencës Financiare; SHKB e Ministrisë së brendshme; Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve; Departamenti Hetimor Operativ i Ministrisë së Financave; dhe drejtoria e Hetimit Tatimor. Të gjitha këto përgjime, nuk kanë nevojë për vendim gjykate dhe nuk përdoren si provë në gjyq! Ato shërbejnë për parandalimin e një krimi emergjent. Sipas rregullores, transkriptet e këtyre përgjimeve shkatërrohen brenda 7 ditëve!
Së dyti, të gjitha përgjimet janë bërë me autorizim të Prokurorit. Nuk figuron së paku nga hetimi i deritanishëm asnjë përgjim i paautorizuar nga prokuroria.
Së treti, sipas të njëjtit burim, nën përgjim figurojnë emra të njohur të mediave, figura periferike të politikës dhe Ambasadorë të huaj. Përgjimi i tyre ka qenë konform ligjit dhe i autorizuar nga Prokurori, por gjatë komunikimit, personat e përgjuar kanë pasur komunikime aktive me njerëz të rëndësishëm me imunitet. Në këtë rrjetë kanë rënë njerëzit më të rëndësishëm të vendit.
Po i njëjti burim i besueshëm sqaron se Rama dhe Meta janë përgjuar duke komunikuar kryesisht me një pronar të rëndësishëm mediash; Basha nga komunikimi me një Drejtor të Bashkisë që ishte vënë nën përgjim dhe me të cilin ai kishte komunikim frekuent; ndërsa persona të tjerë të rëndësishëm si Nënkryetari i Kuvendit Dule apo ministra aktualë nga komunikime me persona më pak të rëndësishëm, por me të cilët ata komunikonin shpesh. Siç shprehet i njëjti burim, në bisedat mes tyre janë zbardhur dhe protokolluar edhe pjesët politike që s’kanë pasur lidhje me arsyen për të cilën janë vënë nën përgjim.
Po ky burim sjell si shembull të kësaj e një bisede të përgjuar mes Vangjel Dules dhe Vasil Bollanos, në të cilën pjesa që është veçuar është ajo ku Dule njofton Bollanon se Rama dhe Meta kanë arritur një marrëveshje për të dalë bashkë në zgjedhje. Kjo bisedë është bërë disa kohë përpara 1 Prillit 2013 kur Meta dhe Rama shpallën aleancën mes tyre. Padyshim, që nuk ka qenë kjo, arsyeja e përgjimit të bisedës mes tyre.
Pra thënë ndryshe, pothuajse të gjithë personat që konsiderohen të përgjuar, janë përgjuar indirekt, nga bisedat me persona të dytë dhe asnjëri prej tyre direkt.
Raporti nuk riprodhon zbardhje përgjimesh, edhe pse sqaron që një pjesë e këtyre i disponon aktualisht, por thjeshtë emrat e personave që janë përgjuar. Në fund të 5 faqeve të raportit, vijon një listë me emrat e identifikuar të personave me imunitet apo atyre publikë që kanë qenë nën përgjim pavarësisht se për sa kohë ka zgjatur ky përgjim. Sipas listës, figurojnë të përgjuar me më shumë apo më pak intensitet afro 25 deputetë të mazhorancës aktuale. Midis tyre, emrat e Edi Ramës, Ilir Metës, Sajmir Tahirit, Erion Veliajt, Vangjel Dules, Tom Doshit, Ben Blushit, Taulant Ballës, Besnik Bares, Paulin Sterkajt, Armando Prenga, Mark Frroku, Ilir Beqja, Pjerin Ndreu…
http://respublica.al/artikuj/2014/10/09/te-gjithe-te-pergjuar-me-autorizim-te-prokurorit
Saliu & Familja is watching you !
prokurorine…hahaha qe te dale salai lare,shiko cbehet, me te drejten????-ushkerdhefsha robt ku ti kene mafiozve,te kermes…
po prokuroria dhe SHISH jane te Sales kshu qe sala i merr vesht te gjitha http://bit.do/te-gjithe-te-pergjuar
Cili eshte motivi dhe kriteri kryesor i te pergjuameve, nese shiqojme listen e personave ” on its face”
Kjo èshtè mafia qè ka instaluar sala dhe vazhdon ta ketè nè mbikèqyrje pèr tia lènè familjarève tè vetè qè nesèr kèrkon tè vijè nè pushtet.Kèta janè çekistèt e vèrtete pèr tè cilèn sala do tè damkos tè tjerèt.Nè kètè rast salès i kanè rènè puplat dhe ka dalè i mbuluar me gjethe fiku.Duhet tè dale pèrgjegjèsia e urdhèruesit tè pèrgjimit,
ska problem shiku gjithmon kete pune ka bere sala eshte organizatori ite gjithave prandaj cfare prisni kur zoti rama ska force te meret me kundershtaret etij prandaj ai meret me prishje me budallalleqe ne vende te meret me personat qe bllokojne ligjin po meret me prishjen eshtepive te popullit ne fillim meru me me sali me bashen etj pastaj regullo shikun gjykaten prekurorin ka konhe te meresh me prishje mos u hspe shume se nuk harin dote te drejtosh shtetin shqiptarepresidenti ka kopetencat me te larta te rofshin votat qe more qe je si kukullne kryeministri kusa rin dote te futesh ne burg te gjithe keta ajduter apo kriminela qe dalin hapur kane nji mandat parlamentar kot sa ri si figure ne kryeministri saliu ifuti brenda te gjithe kurse ti asnji nuk fute brenda sadhe fullani doli nga qelia nuk le vende per investore po ku ike sanji nuk te vjen se skane besim seke 1vit 3 muaj spo kalon asnji ligj te gjitha ti pengon presidenti dhe europa po te kthehetmbrapa saliu po fut njerezit etij ne pushtet ty te pergjojne dita dites po cfare ke ne dore ti sagje vetem jepe urdhera per njerezit engordhurqe skane vlere