Publikohen emrat e politikanëve të përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror për periudhën dhjetor 2012 deri në korrik 2014.
Emrat janë publikuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, një televizion i afërt me ish-kryeministrin Sali Beriisha.
Në listën e publikuar bie në sy është se mes emrave të përgjuar janë që nga kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deputetët Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Vangjel Dule, Ben Blushi, Armando Prenga, Taulant Balla, Besnik Baraj, Ben Blushi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Mirëqenies Erjon Veliaj, dhe ai i Shëndetësisë Ilir Beqja.
Gjithashtu nuk mungon emri i ish-kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano.
Mes të përgjuarve përfshihen edhe ish-ministri dhe ish-deputeti Sokol Olldashi, ish-deputeti Ilir Rusmali, deputeti Astrit Patozi dhe kryebashkiaku i Tiranës dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Mes emrave të përgjuarve mungon emri i ish-kryeministrit Berisha apo ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Berisha në një deklaratë për mediat pak ditë më parë e konsideroi si rënie në kurth të politikanëve për shkak të bisedave që kanë kryer me persona të tretë.
Gazetari investigtiv Artan Hoxha gjatë debatit në emision tha se përgjimet kanë probleme, pasi në një rast të përgjuar ai përmendi kryeministrin Edi Rama dhe pronarin e një televizioni.
Në këtë kuadër Hoxha ngriti pyetjen se cili nga këto persona ka qenë nën përgjim, kush prej tyre rrezikonte sigurinë kombëtare?
Emrat e politikanëve të përgjuar:
Kryeministri Edi Rama
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta
Deputeti Paulin Sterkaj
Deputeti Tom Doshi
Kryetari PBDNJ Vangjel Dule
Deputeti Ben Blushi
Deputeti Armando Prenga
Deputeti Pjerin Ndreu
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Ministri i Mirëqenies Erjon Veliaj
Deputeti Taulant Balla
Deputeti Besnik Baraj
Ministri Ilir Beqja
Ish- kryetar Bashkisë së Himarës Vasil Bollano.
Ish- ministri Transporteve Sokol Olldashi
Ish- deputeti Ilir Rusmali
Deputeti Astrit Patozi
Kryetari i PD Lulzim Basha
po e ka ne gjak nga komunizmi…cpret nga i pabesi…do varur!!!
Na e qerro kete krimbin Sali qe ka marre peng Shqiperine, ose po nuk e bere dot ik edhe ti o Edi Rama. Neser do te jete shume vone.
Po me Gramoz Rucin, pse s’kruhet Sala ?
Zbardhni telefonaten e Sokol Olldashit, I fundit qe vrau Berisha, dhe I pari qe do e rras ne burg.
As te Lulushi nuk ka besim doktori,tamam si nje konubust i mire ?
As te Lulushi nuk ka besim doktori,tamam si nje komunist i mire ?
bejeni komentin sic duhet ju te temes. Asnje prej tyre nuk eshte pergjuar ne menyre direkte dhe ky eshte raport i hartuar nga socialistet dhe os harroni te gjithe a firme te prokurorise. ne dash publikojeni ne dash mos.
perse kanfrik deputetet dhe ministrat qe jan pergjue ke kan vrar eke kan pre keta njerz qejan sote duke udhhequr vendin biles matepa kurruptuarit dhe kerkojn drejtsi gjasmas pere popullin popullit lettju pergjohen telefonat vetem kan perte degjuar se si mund tehan nje cop buk dhe dhe si ibehet tegjejn nje pune pastruse apo roje dikundi keta deputet dhe qeveritar nerast qe kan frik ater dicka kan ber dhe drejtsin dojaubejn populli nerast se ligji nuk vepron pertegjith njelloj vete dovin dita qe gjygji me idrejt eshte gjykymi i popullit dhe sicjakan nisur tetallin bythen shum shpejt tegjith dote perfundojn ne koshin eplerave
E pashe dje emisionin ne tv klan.Dukej haptazi qe ishte emision i porositur nga Shqupi.Me e forta eshte se te gjithe e dine qe pergjimet jane porositur nga Berisha dhe asnje nuk e ngre zerin dhe ti kerkoje llogari.
Me Lulushin shoku Birisha kerkon t’u hedhe hi syve gjithe popullit.