Reformat për integrimin e vendit duhet të jenë konsensuale dhe të qëndrueshme. Kështu shprehet Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrimin majlinda Bregu, një ditë pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë.
“E vetmja ombrellë që na mbledh të gjithëve bashkë është procesi i integrimit evropian. Për këtë arsye kërkohet që reformat të jenë konsensuale dhe të qëndrueshme.
Ajo që na bashkon të gjithëve është procesi i integrimit, bashkëveprimi konsensusi, jo retorika.
Axhenda e integrimit duhet të jetë tërësore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale dhe jo duke qenë fasadë”, u shpreh Bregu.
Sipas saj, “në progres-raport ka një fjali që unë besoj se do ta kishte bërë të ndihet shumë keq qeverinë. Fjalia fillon që në përgjithësi kushtetua është respektuar.
Një nga çështjet që ne kemi ngritur me forcë është mosrespektimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese. Nuk lë pa përmendur dhunën në parlament, nuk lë pa përmendur çështjen e prokurimeve publike.”
E ftuar në emisionin “Opinion”, Bregu gjithashtu komentoi edhe bojkotin që opozita i bën parlamentit, duke sqaruar se mazhoranca duhet ti kthehet zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës.
“Këto janë arsyet për të cilat ne nuk jemi sot në parlament. Asnjeri nuk është i kënaqur që ne nuk jemi në parlament. Dhe asnjëri nuk ka dyshim që nëse duam vendin ideal për të bërë dialog në politike ky vend është parlamenti.
As kemi kërkuar, as presim dhe as po lutemi që të ketë ndonjë shpikje në sjelljen e mazhorancës ndaj opozitës.
Kemi dalë nga parlamenti jo sepse u munduam të sajonim një arsye, dolëm nga parlamenti kur filluan të cënoheshin elementët kryesore, zbatimi i kushtetues i ligjeve, mosrespektimi i institucioneve dhe moslënia e hapësirës për opozitën, për komisionet hetimore dhe pjesa e fjalë së lirë.
Dhuna ishte një shkallare e të gjithë asaj që nisi në parlament, e cila kulmoi me dhunën ndaj deputetit Strazimiri”, deklaroi Bregu.
Kjo eshte ajo qe qante per t’i terhequr vemendjen Sali patlixhanit?Ua po keta jane te gjithe per Burrel….
vajmedet kush flet per integrim,shpk-ja prodentino,gomarice SHQUP-i hesapi car te presesh nga kjo figure..
Integrimi nuk do te ndodhe neser !
E cfare do beni ju bashke, vecse do shaheni nga motrat dhe nga grate!?
ombrella per ne shi? apo hije? ombrellatuaj eshte e shpuar,ku hyn shiu dhe bresheri bashke….
Krenohesh a hidherohesh moj Majlindë?