Liqeni i Farkës/ Rama: Ndarja e re territoriale, më shumë zhvillim

9 Tetor 2014, 17:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte  në komunën e Farkës, nga ku inspektoi ecurinë e punimeve për ndërtimin e shëtitores përgjatë Liqenit të Farkës, një projekt i cili pritet t’i japë zonës një dimension të ri urban. Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 11000 metra katrorë dhe përbën një investim me vlerë prej afro 37 milionë lekësh. Vetë shëtitorja është në gjatësi prej 760 metra linearë.

Kryeministri Rama u shpreh se “me rehabilitimin dhe risistemimin e gjithë zonës së Liqenit të Farkës, me ndarjen e re territoriale do të ketë më shumë pole zhvillimi dhe një përmasë të gjelbër të re të munguar”. 

Po ashtu Kryeministri bëri të ditur dhe projektin për rehabilitimit të Liqenit Artificial të Tiranës. 

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Farkës Fatbardh Plaku e vlerësoi mbështetjen e qeverisë për këtë investim dhe u shpreh se ky park i ri që i shtohet kryeqytetit i jep dimension të ri vetë atij.

Ndërtimi i shëtitores pritet ta shndërrojë këtë zonë në një destinacion rekreativ dhe çlodhës jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për qytetarët e Tiranës.  Projekti konsiston në ndërtimin e shëtitores përgjatë Liqenit të Farkës, dhe përfshin edhe infrastrukturën e nevojshme nëntokësore. Parashikohen gjithashtu ndërtimi i rrugëkalimeve për këmbësorët, si dhe ndriçimi e gjelbërimi. 

 

1 komente në “Liqeni i Farkës/ Rama: Ndarja e re territoriale, më shumë zhvillim”

  1. Tani i Sanijes says:

    Hmm, Fatbardh Plaku!? A nuk ishte ky nje nga te anatemuarit nga Rama ne kohen e Berishes? Apo s’ka problem tani se nderroi flamur! Vazhdo ndihmoi keta funderrinat e Berishes o Ram palla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje