A po krijohet një distancë mes Nishanit dhe Berishës?

9 Tetor 2014, 15:21Politika TEMA

Pati mbështetjen personale të ish-kryeministrit Berisha kur u zgjodh si kandidaturë për president i Republikës dhe më pas në votimin në parlament, kur ish-lideri i demokratëve gjeti dakordësinë me LSI-në të miratonte zgjedhjen e tij në krye të shtetit.

Gjatë mandatit të tij si president i Republikës, Bujar Nishani jo pak herë është akuzuar nga mazhoranca si “ushtar” i Berishës dhe një president që nuk  e ka shkëputur varësinë nga ish-forca e tij politike. Këtë bindje e ka përforcuar edhe më shumë kthimi mbrasht prej tij i disa ligjeve të kundërshtuara fort nga opozita, si në rastin e paketës për drejtësinë, ku përfshihej ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, apo dhe nisma të tjera ligjore të një rëndësie politike dhe parimore për mazhorancën, si ligji për statusin e nëpunësit civil apo reforma territoriale.

Refuzimi i dekretimit te ketyre nismave nga Nishani mund të shihet si një provë jo e vogël besnikerie ndaj forcës që i dha kredencialet për të qenë President i Republikës, pas një karriere që nisi nga strukturat organizative të Partisë Demokratike e që u konkretizua me disa funksione politike në qeveritë e ish-kryeministrit Berisha.

Për këto qëndrime mazhoranca nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj kreut të shtetit. Në krye të vitit të parë të qeverisjes në korrik të këtij viti, teksa prezantoi bilancin e 300 ditëve të qeverisjes Rama deklaroi se nuk ishte i lumtur me presidentin e Republikës, ndërsa deputetët socialistë gjatë kësaj kohe nuk kanë nguruar ta etiketojnë atë si noter të Partisë Demokratike.

Por pas dimrit që karakterizoi marrëdhënien 1-vjeçare të qeverisë së re me presidentin, mes tyre duket se po vjen një stinë më e paqtë. Presidenti është tashmë në pozitat e negociatorit për dy çështje shumë të rëndësishme, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe reformën në sistemin e drejtësisë.

Nishani ka mbajtur një qëndrim të qartë për çështjen e pasuesit të Fullanit,  duke lënë të nënkuptohet se asnjë emër nuk do të kalojë pa marrë pëlqimin dhe firmën e tij, ndërsa për reformën në drejtësi u bë iniciator i thirrjes së një tryeze, të cilës iu bashkua edhe kryeministri Rama. Në këtë fazë të diskutimit dhe  para nevojës për të çuar përpara interesat e mazhorancës kryeministri ka lënë të nënkuptohet se të dyja palët kanë ulur shpatat dhe po kalojnë një periudhë afrimi mes tyre. Në një intervistë të para pak ditësh dhënë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”  kryeministri foli për një marrëdhënie të re me presidentin Nishani. “Nuk ka asgjë totale mes nesh dhe as ngërç. Jemi në një marrëdhënie të hapur, në një marrëdhënie komunikimi të rregullt. Kemi pasur edhe kundërshti që janë shprehur të hapura, edhe me votë, apo presidenti me deklarata. Dialogu që kemi hapur për të ardhmen e Bankës së Shqipërisë është mjaft mbresëlënës”

Pyetja është nëse afrimi i palëve po i shërben një marrëveshje që do të ekuilibrojë intersat si  të kreut të shtetit ashtu edhe të mazhorancës në pushtet. Presidentit i duhet te kujdeset për të ardhmen e tij politike, kur kanë kanë mbetur afërisht 2 vjet nga fundi i mandatit të tij të parë, ndërsa kryeministri është i interesuar të vërë në zbatim ambicjet e qeverisë së tij.

Për të gjetur konsensusin si presidenti ashtu edhe kryeministri duhet të lëshojnë në qëndrimet e tyre, çka duket se lë jashtë negociatave ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit vazhdon të akuzojë kryeministrin se po tenton të kapë sistemin e drejtësisë edhe pse Rama ka pranuar të bashkëpunojë me presidentin për këtë reformë tejet delikate.

I pyetur gjatë një bashkëbisedimi për gazëtarët lidhur me reformën në drejtësi Berisha tha se opozita duhet të mbështesë propoizimet e Komisionit të Venecias që sugjerojnë se presidenti nuk duhet të jetë më kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. A është kjo një shenjë se Presidenti Nishani nuk është më nën sqetullën e ish-kryeministri Berisha?  E sigurtë është se afrimi me kryeministrin Rama vetëm sa rrit distancën e kreut të shtetit me ish-shefin e tij.

http://respublica.al/artikuj/2014/10/09/a-po-krijohet-distance-mes-nishanit-dhe-berishes

13 komente në “A po krijohet një distancë mes Nishanit dhe Berishës?”

  1. Tarrasi says:

    Pak rendesi ka se shpejti do ti kemi te gjitha votat te shkarkojme kete ushtar te mire shvejk te Berishes.

    Ky president eshte me i pafti dhe me budallai qe ka pasur politika Shqiptare. E vetmja llogjike eshte qe ai ka mangesi mendore dhe intelekti.

  2. tani.deutschland says:

    Posi jo!

    DISTANCA ESHTE AQ E MADHE SA ME SKA, VETEM SE NISHANIDUHET TE ECI NGADALE QE DISTANCA TE MOS ZMADHOHET ME SHUME SE PASTAJ MUND TI DALI MAKINA NGA UDHA SIC I DOLI TREBICKES DHE OLLDASHIT.

  3. shpetimi says:

    Zoteria me sa duket ka kuptuar diçka, se Kjo eshte e vetmja mundesi e Nishanit, qe Ai te qendroje ne kete post te pamerituar deri ne fund te mandatit. Perndryshe……

    1. lenci says:

      Nuk ka kuptuar asgje mo jo, eshte akoma nje sherbetor i ndershem, nje kukull ne duart e saliut.

  4. capucino says:

    po cpret nga ky ushtar i plagosur ne paqe….ky eshte per lesh…

  5. gisi says:

    kte se beson njeri, nuk ka se si nje kukull te largohet nga i zoti.

  6. plaku says:

    Ne se eshte keshtu, ky eshte nje lajm i mire per shqiptaret. Mendoj, se ketu ndihet dora e nderkombetareve ose eshte ndonje marreveshje e fshehte.
    Jeta ben punen e saja ne kuptimin, qe i vjetri ose e vjetra ja le vendin se rese. Eshte nje ligj social-darvinist qe nuk varet nga deshirat e njerit APO tjetrit. Populli thote me te drejte : “Koha ben punen e vet”.
    “Let’s hope and pray”. Le te shpresojme dhe te falemi. Une personalisht do te desha, qe duke respektuar ligjet, Salen ta shof duke shkruar ne Facebook nga burgu. Who knows ?

  7. ramy says:

    Ca pune ben ky lishani?

  8. Anonim says:

    Mua me vjen cudi kur Presidenti Nishani kundershton maxhorancen qe ka vota absolute pa i hyre gjemb ne kembe… me votat qe ka maxhoranca edhe mund ta shkarkoje po me vjen po aq cudi qe edhe maxhoranca nuk shqetesohet fare nga menyra se si e sfidoon Nishani por eshte e qete. dyshoj se mund te ket nje marveshje te fshehte dhe te pashkruar mes Presidences dhe Maxhorances mendoj se keta… Bejne sikur zihen per ti hedhur hi syve publikut dhe ish kryeministrit Sali Berisha kjo mund te jete e vertete edhe per instucionet e tjera. ne politike nuk ka ndershmeri po nuk je dinak eleminohesh menjehere del ne pension sidomos me kete kohe qe ka ardhur

  9. Kok Qepa says:

    ai thirri “sofren” e drejtesise ku u ulen te lare e te palare, kryesisht te palare, plehra dhe zagare

  10. Epidor says:

    Rruaju nga miserabili(Fukaraj) qe merr pushtetin thote nje proverb! Kurre e hypi S.Berisha ne pushtet i akordoi ketij ish kadetit te komunizmit 800-1200 euro ndihme cfare drame, nje burre shteti qe shkatrron nje shtet per hire te nderit te dikurshem qe i ka servirur korruptori i ish kry-ministrise Plehra e kombit nga Tropoja! Ne kohen e lulezimit te ankandit Shqiperija e Fazllicit dhe e prifterijve te Omonias ku edhe deti shitej per djathe Grek ku i gjithe reaksioni shqiptar u ngrit ne qeveri !

  11. Daj Ceni ka Priska Vogël says:

    Një gjë është e vërtetë (jo hamendësi, por prej personash të informuar) që Nishani ka nisur të ndjejë bezdi prej Berishës, me urdhrat për emrimet skandaloze në folenë e presidencës si dhe për tutelën e përgjithshme të tij, por nuk ka bole ta këndërshtojë vetëm se pret që ai të mënjanohet vëtë (ishalla thyen qafën), pse qarkullon një status aty brenda sikur SB do të “dalë në pension” pra do të vetëtërhiqet pas ndonjë viti, dmth pasi të ketë marrë PD-në në pronësi familjare. Por ne (Populli dhe Qeveria) nuk mund të presim kur t’i bien bolet dashit, se ato tunden por nuk këputen.

  12. AP says:

    Autori i këtyre hamendësimeve është vetë Sali Berisha !
    Sali banditi , për të zbutur urrejtjen ndaj debilit të tij Nishani , përhap këtë tymnajë .
    Intriganti i palodhur Sali , punon non stop . Mediet tona , me zell pa kufi , iu bëjnë jehonë intrigave të tij.
    Këto medie kemi , ky është niveli ynë – mjeran!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje