Gjosha: Bojkoti i opozitës pengon integrimin europian

9 Tetor 2014, 11:31Politika TEMA

Ministrja e integrimit Evropian Klajda Gjosha deklaroi në një konferencë për shtyp, pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, se bojkoti që opozita i ka bërë punimeve të Kuvendit pengon procesin e integrimit europian të vendit, prandaj pjesëmarrja e saj për debat politik në Kuvend është e domosdoshme.

Gjosha theksoi se “duhet të jemi të vetëdijshëm se puna që na pret është më e madhe se ç’kemi kryer”.

“Procesi i integrimit realizohet hap pas hapi, është kompleks dhe kërkon kohë. Qeveria ka angazhim të palëkundur për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët që të garantojmë gjithëpërfshirjen.

I bëj thirrje palëve të vendosin axhendën e integrimit mbi axhendën politike. Për përmbushtjen e 5 prioriteteve do të ngrihen grupe pune”, tha ajo.

Sipas ministres së Integrimit, ulja e të gjitha palëve në tryezën e drejtësisë të thirrur nga Presidenti Nishani më 6 tetor, tregoi se fryma bashkëpunuese mes qeverisë dhe opozitës nuk është e pamundur.

“Reforma në drejtësi mbetet thelbësore dhe fryma e tryezës së 6 tetorit duhet të vazhdojë me tej me bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare. Do vijojmë reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit.

Për diaolog me opozitën e kemi ftuar shpesh herë, pasi vendi ku zhvillohet debati politik është parlamenti, ku të gjithë deputetët janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

Jemi të hapur të bisedojmë për cdo kërkesë të saj, që një opozitë të jetë e fotë ka nevojë për qeverinë dhe ne kemi nevojën për opozitën që të ndërmarrim reforma. Reforma në drejtësi ka treguar që nuk është e pamundur të diskutohet për cështje konkret”, tha Gjosha.

2 komente në “Gjosha: Bojkoti i opozitës pengon integrimin europian”

  1. Lahuta says:

    Derisa pengohet integrimi, Maxhoranca ka te drejten te mos e caje trapin, por te filloje ndeshkimin e krimineleve qe vendin e duan si ciflik. Provat e krimit, te grabitjes dhe gjithe te zezave qe mund t’i behen nje vendi, jane sheshit. Pse hezitohet, derisa qenkemi te vendosur ta pengojme vendin per te ecir perpara, te pakten le te lahen hesapet me felliqesirat.

  2. zambi says:

    si ju dikur apo e keni harruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje