Shuplakë për shtetin shqiptar e ka cilësuar Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani raport-progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Sipas tij, nga ky raport nuk pati të fituar pasi përgjegjësitë për situatën e kanë të gjithë.
“Është një virus kjo puna e raporteve, sa herë ka një raport nga BE ngjan si ato gratë që mblidhen për vaki që nuk qajnë atë që ka vdekur po qan secili hallin e vet. Duket sikur nga raporti pozita del gjithmonë mirë dhe opozita del gjithmonë keq.
Në fakt e vërteta është se marrëdhënia jonë me BE është matematikë, nuk është as politikë, as emocion, as mik, as dashamirës as dashakeqës. Ka disa kritere që o i plotëson, ose ngelesh në klasë.
Dhe ky raport nuk ka të bëjë as me mazhorancën as me opozitën. Edhe ky raport nuk ka thënë që as këtej nga mazhoranca janë burra të mira dhe as nga opozita janë burra të mirë dhe anasjelltas. Është një raport që vlerëson ecurinë e shtetit shqiptar jo të pushtetit në Shqipëri.
Kam parasysh institucionet, kam parasysh më së pari gjykatat, instititucionet tek mënyra si bashkëveprojnë, si funksionojnë jemi ende larg standardeve të BE”, tha Manjani në emisionin “Ditë e Re”.
Në vijim ai shtoi se nëse grupet politike do vazhdojnë të mendojnë kështu progresi në raport me shtetin do jetë shumë i ngadaltë.
“Problemi është therës, shteti shqiptar është difiktoz.
Qytetari shqiptar nëse ka një problem nuk ka ku të trokasë dhe dera ku duhet të trokasë është gjykata. Nuk është problem për ta hequr problemin nga vetja .Por shteti si mekanizëm është difektoz. Punoj dhe merrem me politikë. Dhe të them këtë sigurisht që është kontradiktore,por një nga komentet është që shteti shqiptar, pra institucionet janë të politizuar”.
Kemi probleme me politizimin e shtetit. Institucionet pra i ndërhyn politika, i menaxhon, i preson dhe lëvizin vetëm me urdhër politik. Dhe ky është fakt, nuk ka pse të na e thotë Fyle. Si do të ndryshojë? Ka disa mënyra, sigurisht që politika ka një rol për të luajtur. Kanë qenë dy qasje deri më tani, flas për reformën në drejtësi, qasja në kuptimin si do të hyhet.
Ka qenë një mënyrë që qeveria edhe për shkak se ka dhe numrat në parlament të shpallte një program të saj ndërhyrje dhe të përdorte votat që ka për ta bërë këtë ndërhyrje. Unë kam qenë një nga ata përkrahës të idesë që qeveria duhet ta thotë se çfarë duhet të bëjmë me sistemin e drejtësisë”, theksoi ai.
Ti nje shpifesire ke lind dhe ashtu do te ngordhish…he pra rregulloje ti shtetin bashke me ate qe te ka vu ne qeveri…rrot K…
He pra cfare prsini,beni dicka,vetem fjale,votat i kini veproni,gjykatat gjykatat gjykatat…lerini fjalet,filloni punen.
E drejte, e sakte, e kthjellet..
A mos eshte kjo nje lajthitje e jotja apo nje menyre per te bere poltike? Me dukesh si ata aktoret e Hollivudit, qe kur nuk dalin neper gazeta bejne ndonje skandal, apo bloof. Thjesht per te rene ne sy. Ti zotni thua se politka nderhyn, por mos valle duke nderruar ca gjyqtare do te thote se nuk do kete me nderhyrje politike?
TI QEKE NJE BOLE MER LALE NGELE MJE SERVIL DHE SPIUN GJITH JETEN TATE