Marko Dajti: Me Shpëtim Gjikën po bëhet lojë e ndryë politike, por ai nuk është lepur

8 Tetor 2014, 19:18Politika TEMA

Marko Dajti, drejtuesi i komunistëve të Shqipërisë, ka reaguar pas kërkesës së prokurorisë për të dënuar me 4 vjet burg kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Sipas tij, në kurriz të Gjikës po bëhet një lojë e ndyrë politike, duke qenë se ai nuk i ul hundën askujt.

Kjo kërkesë është vijim i çarjes së përvijuar brenda Partise Socialiste  të këtij qyteti ku kryebashkiaku me mustaqe nuk pranon t’i ulë kokën as kryeministrit të Shqipërisë dhe as pashallareve te veshur me pushtet, sikurse ka bërë më parë me klanin Berisha-Topalli. Në këtë mënyrë, “pashallarët” e politikës i lëshuan “zagarët” e prokurorisë. Por Shpëtim Gjika nuk është lepur.

Fronti i Majtë denoncon publikisht lojën e ndyrë që po bëhet në kurriz të njërit prej kryebashkiakëve më të spikatur, që ka fituar me votën e qytetarëve tre mandate rresht, dhe ka drejtuar bashkinë si i majtë dhe jo me hajdutë të djathtë”, shprehet Dajti.

7 komente në “Marko Dajti: Me Shpëtim Gjikën po bëhet lojë e ndryë politike, por ai nuk është lepur”

  1. sand says:

    Ti merru me Enverin e jo me kryetare bashkie apo je bere si Ilir Meta?Flet sikur ta kesh kunat kryetarin e bashkise te cilin Enveri do e pushkatonte vetem per pallatet e Lulit.Ti ke pune tjeter shume fisnike mor djale!

  2. Vija Teodos says:

    po ik shiko si ka zaptuar sheshet publike pastaj fol.

  3. lavdosh says:

    Ti emrin e ke komunist, por duhesh te jesh mafioz.
    Sh Gjika meriton jo kater vjete denim, por kater jete dinim te perjetshme ne burg. Vetem shiko si e ka katandisur Vloren, ku cdo gje publike eshte zene me ndertime te dhena nga ai.
    Me te vertete Shpetimi vjen nga nje familje komuniste, por eshte krhyer ne pasha dhe duhet te paguaje per te.
    Nderkohe ne taksapaguesit e varfer te Shqiperise duhet te paguajme per bemat e tij. Dhe ju si komunist nuk dilni ne krahun tone, por ne krah te pashait Gjika.
    Jo me kot kauza juaj po shuhet ashtu sic po shuhen Gjikajt (a te kujtohen ato bejtet gje Gjika shkruante per Enverin?)

  4. vlora 01 says:

    mere dhe Shpetimin ne partin tuaj mbasi te mbaroi burgun dhe sa per trmerit e Shpetimit e njeh Vlora,pushteti te bene te fort dhe sidomos kur nuk ka ligje.

  5. gent says:

    do ket mare ndo1 hyrje ne vlore ky i 8 nendor 41-shit

  6. Pellazg 100% says:

    E nëse nuk është lepur o “zagari” Marko Dajti, i bie të jetë “burë”, e burgu për burra është.
    Pak ka kërkuar prokuroria, shpresoj tja ngjeshë një çikë më mirë Gjykatësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje